Mesazhi i Reisul Ulemasë së BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, me rastin e Kurban Bajramit, 2014

mesazhi i kurban bajramit 2014“Me të vërtetë që Ne të kemi dhënë ty shumë të mira, andaj, falu (vetëm) për Zotin tënd dhe ther kurban! Sigurisht, ai që të urren ty, ai vetë është fatprerë. (1, 2, 3 – SURJA EL-KEUTHER)

Kushdo që ka mundësi për të prerë kurban dhe nuk pret, ai njeri le të mos vijë në xhamitë tona (për t’u falur) (Hadih)

Të dashur besimtarë, vëllezër e motra!

Le ta falënderojmë Allahun e Gjithëpushtetshëm që na e mundësoi ta presim edhe këtë Kurban Bajram, këtë festë që sublimon mëshirën, dashurinë, humanizmin dhe respektin njerëzor. E gjithë kjo manifestohet përmes therrjes së kurbanit nga ata që kanë mundësi dhe përmes shpërndarjes për ata që janë në nevojë. Përmes këtij riti të vjetër që nga koha e Ibrahimit a.s. dëshmohet përkushtimi, devtoshmëria dhe besimi i paluhatshëm.

Te krijuesi ynë nuk arrinë as mishi e as gjaku i kurbanit. Te Krijuesi ynë arrinë vepra jonë, gatishmëria e sinqertë për sakrificë e për t’u sakrifikuar në zbatim të urdhërave të Allahut Fuqiplotë. Prej nesh kërkohet që të jemi të devotshëm, të kontrubuojmë për mirëqenie e për paqe, për dashuri e drejtësi.

Besimtarë të dashur, sakrifica e juaj mund të jetë e llojllojshme. Sakrificë është edhe gatishmëria dhe angazhimi i juaj që festën e Kurban Bajramit ta gëzojnë edhe jetimët, skamnorët, njerëzit në nevojë. Mos urreni askend e mos mbani mëri! Urojani njëri-tjetrit këtë festë duke e zgjatur dorën e duke u marrur ngryk. Me këtë ditë feste le t’i flakim xhelozitë dhe inatet, ta zgjasim dorën vëllzarore dhe le ta krijojmë një atmosferë festive sa më madhështore.

Mos të harrojmë e ta lusim Allahun xh.sh. që haxhinjëve tanë t’ua pranojë të gjitha lutjet dhe ibadetet që po i kryejnë në tokën e shenjtë, ndërsa lutjet e tyre le të bëhen dritë për mbarë muslimanët gjithandej botës.

Ju qoftë për hajër festa e Kurban Bajramit

Comments are closed.