Mesazhi i Reisul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepit, me rastin e Muajit të Ramazanit 2015, Ramazanskata poraka na Reisul Ulema na IVZ vo RM. H. Sulejman ef. Rexepi, İslam Birliği Başkanı Reis Ulema Süleyman Ef. Recepi’nin 2015 yılı Ramazan mesajı:

Besimtarë të nderuar – Esselamu alejkumIMG_1483

شَهْرُ رَمَضَانَ الَّذِيَ أُنزِلَ فِيهِ الْقُرْآنُ هُدًى لِّلنَّاسِ وَبَيِّنَاتٍ مِّنَ الْهُدَى وَالْفُرْقَانِ فَمَن شَهِدَ مِنكُمُ الشَّهْرَ فَلْيَصُمْهُ

« Muaji i Ramazanit që në te filloi të shpallet Kur’ani, që është udhërëfyes për njerëz dhe sqaruesi i rrugës së drejtë dhe dallues i së vërtetës nga gënjeshtra. E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë…. »(El- Bekare, 185). 

Besimtarë të dashur, vëllezër e motra, le ta falënderojmë Krijuesin tonë, I Cili na e mundësoi që edhe një herë ta presim Muajin e Bekuar të Ramazanit, këtë Muaj në të cilin filloi shpallja e Kur’anit, këtë muaj në të cilën na u bë obligim agjërimi, këtë muaj përplot me ibadete dhe adhurime për Allahun xh.sh

Vëllezër e motra, besimtarë të dashur, nuk ka dyshim se Muaji i agjërimit na mban sa më afër Krijuesit tonë, na nxitë për sa më shumë lutje e ibadete. Si në asnjë muaj tjetër, gjatë Ramazanit ndjehemi krenar, ndjehemi të fuqishëm, ndjehemi shpirtërisht më të pastër e më të ngritur. Sepse, në çdo çast jemi në ibadete, parreshtur kalisim humanizmin tonë, ndjeshmërinë tonë për skamnorët, për të varfërit, për të përvuajturit. Kjo ndjeshmëri e përcjellë me ibadete, na mbanë unikë dhe na e përforëcon unitetin tonë. Ky shpirt unik i bëri ball edhe projekteve të fundit të nëntokës antisilame të inicuar për ta goditur dhe dëmtuar Bashkësinë tonë Islame, e cila për këta shekuj ekzistence ka kaluar nëpër pushtues e sundimtarë të tmerrshëm, nëpër golgotë e katrahura të ndryshme, porse gjithnjë ka triumfuar dhe ka dalur më e fuqishme. Pra, le të jetë ky Muaj i Bekuar një shans reflektimi për të gjithë ata që ia mësyejnë dëmtimit dhe shkatërrimit të Bashkësisë Islame si dhe përçarjes së Unitetit tonë të kalitur shekuj me radhë dhe le të kuptojnë se kjo Bashkësi Islame dhe Unitet ynë i fuqishëm është vullnet i Zotit dhe i myslimanëve të vendit.

Të përkujtojmë fjalën e të madhit Pejgamber Muhammed Mustafasë i cili thoshte : « Të gjithë ata që inicojnë përçarje vendi i tyre është zjarri i xhehennemit »

 

Të dashur besimtari,  në mënyrë që agjërimi të jetë ibadet, duhet që patjetër ta kemi frikë sot e përjetë Allahun xh.sh. t’i përkushtohemi Atij me lutje, me dhikër, me lexim e dëgjim të Kur’anit, por edhe me bamirësi, me vepra të mira, me qetësi, me butësi, me respekt e dashuri për njeriun si mëkëmbës të Zotit në këtë botë. Në të kundërtën, do të jemi të zhdukur në këtë dhe në botën tjetër.

 

Muaji i Ramazanit është muaj i ibadeteve të shtuara por edhe i rahmetit, i mëshirës, i solidaritetit, i ndihmës. Duke e ndihmuar njëri tjetrin, duke e falur njëri tjetrin, duke ia zgjatur dorën e ndihmës njëri tjetrit, do t’i japim kuptim edhe qëndrimit tonë dinjitoz para Allahut xh.sh. gjatë ibadeteve tonë që i kryejmë vetëm për Të.

Vëllezër e motra, duke e lutur Zotin Mëshirëplotë që të na e shtojë respektin dhe dashurinë për njëri tjetrin, ta shtojë mirëqenien dhe mirësinë, më lejoni t’ju uroj – ju qoftë për hajër Muaji i Bekuar i Ramazanit dhe paçi një agjërim të lehtë e të përmbushur me ibadete dhe të pranuara ke Allahu i Madhërishëm.

Allahu ju bekoftë !

 

Ramazanskata poraka na Reisul Ulema na IVZ vo RM. H. Sulejman ef. Rexepi, 17.06.2015 god.

شَهْرُ رَمَضَانَ الَّذِيَ أُنزِلَ فِيهِ الْقُرْآنُ هُدًى لِّلنَّاسِ وَبَيِّنَاتٍ مِّنَ الْهُدَى وَالْفُرْقَانِ فَمَن شَهِدَ مِنكُمُ الشَّهْرَ فَلْيَصُمْهُ
“Mesecot Ramazan e mesec vo koj e objaven Kuranot kako patokaz za lu|eto, jasen dokaz na praviot pat i Oddeluva~ na vistinata od nevistinata. Pa, koj od vas }e se najde vo toj mesec – neka gi posti tie denovi…” (El Bekare: 185)

Dragi vernici, bra}a i sestri,
Mu blagodarime na Vozvi{eniot Alah koj u{te edna{ ni ovozmo`i da go do~ekame blagosloveniot mesec Ramazan, da gi do`iveeme blagoslovenite i svetli denovi i no}i na ovoj veli~enstven mesec.
Ovoj mesec e kruna na seto toa {to mo`e da se izrazi samo preku postot, poradi {to go molime Sevi{niot Allah da ni ovozmo`i u{te edna{ da go is~istime i da go vozdigneme na{iot duh, so dobri dela, so dobar odnos, po~it i lubov kon drugite, kon ~ovekot kako Bo`ji zastanik na ovoj svet.
Postej}i vo tekot na ovoj veli~estven mesec, nie }e ja sfatime podlaboko bolkata na gladnite lu|e, }e gi po~uvstvuvame makite na siroma{nite, na bednite i na nemo}nite lu|e.
Bra}a i sestri, vam i na va{ite semejstva neka vi e hajrli i beri}eten Blagosloveniot mesec Ramazan i zaedni~ki da go molime Vozvi{eniot Allah da go primi od nas postot, i za toa, Toj da ne nagradi so svoite neograni~eni nagradi.
Esselamu alejkum ve rahmetulahi ve berekatuhu.

İslam Birliği Başkanı Reis Ulema Süleyman Ef. Recepi’nin 2015 yılı Ramazan mesajı:

“O Ramazan ayı ki, insanları irşad için, hak ile batılı ayırt eden, hidayet ve deliller halinde bulunan Kur’an onda indirildi. Onun için sizden her kim bu aya erişirse oruç tutsun…..” (Bakara, 185)

Saygıdeğer müslümanlar, kardeşler ve bacılar!

Bir daha bu mubarek Ramazan ayına bizleri ulaştırdığı, bu ayın gündüz ve gecelerindeki ülviyeti ve bereketini yeniden dolu dolu yaşamaya fırsat verdiği için Yüce Allah’a sonsuz şükürler ediyoruz.

Oruç ibadeti vasıtasıyla ibadetlerin en ulvi makamlarına ulaştığımızı belirtmek isterim. Bu ayda yapacağımız ibadet ve taatler, edeceğimiz dualar, gerçekleştireceğimiz hayırlı işler, Allah’ın halifesi olarak bu dünyaya gönderilmiş olan insanlara karşı göstereceğimiz şefkat ve sevgi neticesinde ruhlarımızı arındırma fırsatına sahip oluyoruz.

Bu mubarek ay süresince oruç tutmak suretiyle dünyada aç kalan insanların, fakir, garib, miskin ve ihtiyaç sahiplerinin çektikleri acıları bizzat hissetme ve yaşama suretiyle nefislerimizi tam manasıyla terbiye etmiş oluruz.

Bacılar ve kardeşler.

Mubarek Ramazan ayının hepimize ve aile afradımıza, ayrıca dünyanın her yerindeki garib, fakir ve ihtiyaç sahibi insanlara hayırlara vesile olmasını diler, yapacağımız ibadetlerin Allah tarafından kabul buyurulmasını ve sonsuz mükafatla mükafatlandırılmasını temenni eylerim.

Esselamu aleykum ve rahmetullahi ve berekatuhu.
Ramazanınız mubarek olsun.

Comments are closed.