Mesazhi i Reis ul Ulemasë së BFI-së

Mesazhi i Reis ul Ulemasë së BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, me rastin e Muajit të bekuar të Ramazanit 2012
Bismil-lahir-rahmanir-rahim!
“O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”(El Bekare:183)
 reis ul ulema 2
Të nderuar besimtarë, motra e vëllezër!
Falënderimet më të Lartësuara i takojnë Allahu Fuqiplotë që na ofroi mundësinë për t’përjetuar madhështitë dhe vlerat e muajit më të bekuar të vitit, Ramazanit, në të cilin zbriti libri i shenjtë Hyjnorë, Kurani Fisnik.
Muaji i madhërishëm i Ramazanit paraqet kënaqësi të veçantë dhe mundësi që me plotë përkushtim dhe vullnet t’i përgjigjemi thirrjes së Allahut për agjërim, ibadet, respekt ndaj Kuranit, leximit të Kuranit, humanitet, afërsi vëllazërore, përkujdesje ndaj fëmijve dhe jetimëve. Ky është muaji i Kuranit, librit të shenjtë i cili është i shpallur nga Zoti për t’i shërbyer qenies së njeriut për të gjetë besimin e vërtet, për të kuptuar vlerat shoqërore, për ndërtuar standarde të jetës, të bashkëjetesës, koekzistencës, tolerancës dhe për të respektuar dallimet, ku në Kreun e II, El- Bekare neni 185, Allahu i Plotëfuqishëm thotë: ” Muaji i Ramazanit është muaji kur filloi të shpallet Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues i të vërtetës nga gënjeshtra”.
Ky është muaji kur të gjithë Ne i shijojmë në mënyrë të veçantë begatitë e Ramazani, ngase përmes tij hartojmë rrugën për të bërë miraxhin tonë dhe për të ngritur besimin në shkallë më të larta. Guximi i jonë për t’i bë ballë çdo lodhjeje që vjen gjatë muajit të agjërimit është edhe një mundësi përmes së cilës dëshmojmë përulësin më të madhe ndaj Allahut, Krijuesit të të gjithë gjërave.
Të nderuar vëllezër e motra besimtar!
Ky është muaj i solidaritetit dhe afrimit mes vete gjithsesi duhet shtri dorën e mëshirës dhe ndihmës skamnorëve dhe nevojtarëve, numri i kësaj kategorije të shoqërisë tonë për fat të keq po rritet, andaj sinqerisht kjo e dhënë po na shqetëson nga koha në kohë. T’ia shtrijmë dorën njëri- tjetrit dhe të mos nxisim urrejtje, ngase çështja jonë nuk duhet të jetë viktim e mosrespektit të ndërsjellt vëllazëror. Kemi parasysh nevojën për një jetë sa më të mirë për brezat e ri gjegjësisht për ardhmërinë tonë, megjithatë kjo tokë nuk duhet braktisur, por qëndruar dhe bashkëvepruar në te. Atdheu është i shenjtë, andaj e kemi parim që atë ta ndihmojmë me kapacitetin tonë që kemi intelektual dhe shkencorë. Ramazani, është muaji i dijes, shkencës ngase piknisja e shpalljes Hyjnore ishte pikërisht në këtë muaj.
Ky Ramazan le të jet edhe shprehje e vërtetimit të qëndrimit tonë se myslimanët janë element kyq i jetëgjatësisë së çdo gjëje, të cilën neve e kemi dëshmuar përmes institucionit tonë Sadekatul Fitër. Ky institucion me mekanizmat e vetë kryen një shërbim shumë të ndershëm dhe fisnik duke shpalos një statistikë shumë të sigurt kur janë në pyetje besimtarët mysliman në këtë vend. Kjo e dhënë ka befasuar shumë institucione, por që përmes saj neve tregojmë sa jemi dhe kush jemi. Institucioni i Sadekatul Fitrit le të shërbej edhe këtë vit si më parë që të regjistrojmë numrin e sakt të besimtarëve dhe antarëve të Bashkësisë Fetare Islame. Kontributi i juaj është i gjithanshëm ngase përmes saj ju ndihmoni vazhdimin e zhvillimit të islamit në këto hapsira, mbarëvajtjen e institucioneve edukativo-arsimore, freskoni vlerat Islame dhe traditën tonë që bartim nga brezi në brez.
Vllezër e motra – për të gjithë Ne, le të jetë ky muaj mundësi për ndryshime pozitive si në aspektin individual, familjar dhe shoqëror. Mbi të gjitha le të jet muaj ku do t’i përkushtohemi me sinqeritet të plotë dashurisë së Allahut Fuqiplotë, nga i cili do të kërkojmë që të na pranoj agjërimin që e bëjmë në emër të Tij, të na fal për lëshimet tona eventuale nga përditshmëria jonë që po na ofron modernizmi dhe bota bashkëkohore. Meqë ky është muaj përplot sfida, atëher le të jet sakrifica jonë vetëm për kënaqësi të Allahut, nga i cili presim edhe shpërblimin e veprave tona, ku në një Hadith Kudsij, Muhamedi s.a.v.s. thotë: “ Agjërimi është për Allahun dhe vetëm Ai e din se çfarë shpërblime ka për përgatitur për agjëruesit”.
Të nderuar vëllezër e motra
Nga shtëpia e juaj amë, Bashkësia Fetare Islame ju përcjelli bekimet e Allahut Fuqiplotë kudo që gjendeni, në vendlindje dhe diasporë, duke ua uruar me plot sinqeritet muajin e madhërishëm të Ramazanit, duke ju dëshiruar shëndet, mirësi e begati në familje, agjërim të lehtë e të pranuar tek Allahu i Gjithmëshirshëm, duke shpresuar se nga ky muaj do të dalim shumë më të edukuar, më të moralshëm, me të ngritur dhe më të devotshëm.
Me fat u qoftë muaji i bekuar Ramazanit

Comments are closed.