Mesazhi i Reis ul Ulema të BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi me rastin e festës së Fitër Bajramit 2013

foto11“ Dhe kapuni që të gjithë ju për Fenë ( litarin) e Allahut dhe mos u përçani…” ( Ali Imra: 103)

 

Të nderuar besimtarë, vëllezër dhe motra

 

Përcollëm muajn më të begatshëm dhe më të bereqetshëm të vitit, muajn në të cilin përkushtimi ynë është i veçantë ndaj Allahut Fuqiplotë, ku përmes agjërimit dhe veprave madhështore kemi treguar sinqeritetin tonë dhe respektin ndaj obligimeve fetare. Sot jemi të brengosur që po ndahemi nga një adhurim që bëhet vetëm për Allahun dhe ka shpërblime sekrete, por të edukuar nga mësimet e agjërimit Ne edhe pas këtij muaji do të mbetemi të sinqertë ndaj ibadeteve, adhurimeve dhe veprave të hajrit. Përcollëm muajin e bereqetit të pashtershëm, të moralit, unitetit, edukimit, humanitetit, muajn e fitores, por mbi të gjitha përcollëm edhe këtë vitë nga jeta jonë muaj e Kuranit të ndershëm. I cili shërben për pastrim shpirtëror, për të ndërtuar vlera, për të implementuar paqë dhe siguri mes njerëzve, për t’i dhënë njerëzimit udhëzime të qarta dhe perspektivë të sigurt. Edhe njëherë po dëshmojmë se Fjala e Allahut, Kurani është Kushtetuta e besimtarëve përmes tij ndërtojnë jetën dhe të ardhmen e tyre, gjithmon ka shërbyer për të hapur rrugët tona atëherë kur djalli dhe bashkëpunëtorët e tij shpiknin gjërat për të prishur harmoninë tonë për gjatë këtij muaji madhështorë.

 

Vëllezër dhe motra, besimtarë të nderuar!

 

Ne nga ky muaj mësuam se gjithmonë duhet të jemi të kujdesur ndaj çdo krijese të Zotit, dora e muslimanit duhet të zgjatet dhe të mos mblidhet, të kujdesemi për nevojtarët, fëmijët jetim, të ndihmon dhe jo të dhunon e dëmton. Qetësia dhe Paqeja që duhet dominuar mes njerëzve bazamentin kryesorë e kanë në fenë Islame. Toleranca, bashkëjetesa dhe respekti i ndërsjellt janë parime fundamentale dhe vlera të pamohueshme të Islamit, mungesa e së cilave do të vështirësonin tejmase ecurin e botës. Pengimi i implementimit të paqës tregon shenja se bota nuk ka përfundim të mirë, e drejta dhe e vërteta do të dalin mbi sipërfaqen e detit, ndërsa forcat e errëta do të fundosen përjetësisht bashkë me organizatorët.

Islami dhe myslimanët, ishin dhe do të mbeten caku i gjithë atyre që nuk shohin ndryshe, i atyre që nuk treguan asnjëherë respekt për vlerat që solli Islami gjithandej, nuk janë treguar të sinqertë ndaj kësaj feje dhe ithtarëve të saj kurrë i zgjoi nga zhdukja dhe dekadenca popujt e sotëm të zhvilluar perëndimor! Sot ndjehemi shumë të shqetësuar që në botën islame kemi një periudhë kohore ku dora e flliqur antiislame dëshiron që të rrënon dhe të përdhos gjithë atë që kanë arrijtur disa shtete myslimane duke ndërtuar përmes Kushtetutës, Kuranit. Në disa vende liderët myslimanët janë përleshur me demonstrues që nuk kanë kuptim dhe bazë organizimi i tyre, disa po mbyten nga dora e myslimanëve të manipuluar, disa po sulmohen me burgosje të liderëve të tyre. O sot, o

kurrë na duhet të jemi unik dhe t’i qëndrojmë ballë kësaj stuhie të egër dhe dashakeqe të kurdisur nga të huajt përbrenda botës islame. Pranvera arabe në fakt simbolizon dritë, prosperim, ecje të sigurt dhe gjallëri tek popujt mysliman, por siduket vetëm rinisja e gjallërisë ishte e madhe e të mos flasim si do të ishte ajo ecuri më tej, ringjallja e tillë shqetësoi shumë opinione, andaj edhe instaluan elemente përbrenda myslimanëve dhe duke manipuluar ata arrijtën që muslimanët të përjetojnë shfarosje, a njëherit të mos mbretëron qetësia edhe në këtë muaj të bekuar të dritës Islame. Gjendje kjo e cila do të mbretëron edhe gjatë ditëve të festës së Fitër Bajramit. Projektet e tilla vazhduan edhe më largë ku në çdo skaj të botës preket nderi, cenohet e drejta, pengohet adhurimi i Allahut Fuqiplotë dhe persekutohet ajo që i takon Islamit me pa të drejtë. Fatkeqësisht, të njejtat projekte i kemi prezent edhe në Ballkan në veçanti në trojet tona përmes themelimit të disa asociacioneve dhe organizatave që në fakt mbajnë emra të bukur, ndërsa në esencë dhe qëllimi i fundit finalizohet në dëm të Islamit dhe myslimanëve. Në këto hapsira ku alergjia antiislame është shumë e madhe, ndërsa institucioni shekullor BFI asnjëherë nuk është nënshtruar e as përkulur këtyre projekteve të errëta që permanen kurdisen nga qendra dhe kuzhina antiislame. Kujdesi dhe syçelësia jonë duhet të jenë edhe më të mëdha në këtë drejtim dhe duhet jetësuar fjalën e Allahut ku thotë: “Dhe kapuni që të gjithë ju për Fenë ( litarin) e Allahut dhe mos u përçani”

 

Vëllezër e motra të respektuar!

 

Ne jemi edukuar që të kujdesemi dhe mos t’i harrojmë dhe t’i lënë pas dore miqët tanë, të afërmit, fqinjët. Assesi nuk guxojmë të jemi neglizhent ndaj të varfërve dhe të ngratëve, por se dhembjet e tyre t’i ndajmë në mënyrë të përbashkët. Gjatë ditëve të festës së Fitër Bajramit dyert e shtëpijave tona që kanë traditë të pastër kombëtare dhe fetare duhet të jenë të hapura për çdo vëlla dhe besimtarë. Ne jemi edukuar dhe nga kultura jonë e lartë fetare që kemi do të shtrijmë dorën tonë si gjithmonë ndaj secilit.

 

Të nderuar besimtarë!

 

Në emër të BFI-së dhe në emrin tim personal kërkojë nga ju që të solidarizoheni me vëllezërit tanë gjithandej ku janë nën presionin e dhunës, luftës apo persekutimit nga të pabesët s’paku me lutje dhe duke mos i harruar. Duke e lutur Allahun Fuqiplotë që të vetëdijsohen myslimanët, të tregojnë mençuri dhe të jenë më të mençur në këto dhe në shumë kohëra kur ata luftohen, maipulohen, dhe nëpërkëmbet dinjiteti i tyre. Sot në disa vende të botës shumë musliman janë të pambrojtur, po ushtrohet padrejtësi dhe presion, andaj lusim Allahun që çështja dhe pozita e tyre të ndryshojë sa më shpejt.

 

 

Besimtarë të nderuar!

 

Uroj që këto ditë festive të Bajramit të shprehim dashuri ndaj familjes, miqëve dhe fqinjëve, të respektojmë konceptin e respektit të gjithë anshëm, duke anuluar diferencat

dhe dallimet që mund të ekzistojnë. Duke ju dëshiruar gëzime dhe lumturi në ambientet familjare, farefisnore dhe mbarë vëllazërore. Qoftë ky Fitër Bajram edhe një mundësi që të na falen lëshimet dhe gabimet tona, lidhur me këtë Muhammedi (s.a.v.s) thotë: “ Në Ditën e Fitër Bajramit, All-llahu Fuqiplotë besimtarët që falin namazin e kësaj dite i shikon përplot mëshirë dhe thotë: O robërit e Mi! Me urdhërin Tim keni agjëruar dhe me urdhërin Tim keni bërë iftar. Keni falur namaz për Mua dhe keni ardhur të falni edhe namazin e Bajramit. Tani ngrihuni dhe kthehuni sepse Unë ua kam falur të gjitha mëkatet”.

Më lejoni që në emër të Bashkësisë Fetare Islame, në emër të të gjitha institucioneve të saja dhe në emrin tim personal juve vëllezër dhe motra besimtarë në vendlindje dhe diasporë tua urojë festen e Fitër-Bajramit, me dëshirën që në trojet tona të mbretërojë paqja, harmonia, dashuria dhe perspektiva të jetë shumë më ndryshe!

Comments are closed.