Merr fund epilogu për kriminelët që sulmuan BFI-në – Dënim që shpërblen puçistët

Merr fund epilogu për kriminelët që sulmuan BFI-në

Dënim që shpërblen puçistët

Gjykata Themelore Shkupi I – Shkup, si gjyq i shkallës së parë, pasi mori në shqyrtim akt-padinë e ngritur nga Prokuroria Publike Shkup, kundër personave që më 4 Maj 2015 ndërmorën tentim për puç ndaj institucionit të Bashkësisë Fetare Islame, shpalli për fajtorë, organizatorët e puçit dhe përkrahësit e tyre. Gjegjësisht, personat Afrim Tahiri, Ibrahim Shabani, Skender Buzaku dhe Abaz Islami dënohen për pjesëmarrje në grupim i cili do të kryejë vepër penale në bashkëpunim me 19 persona të tjerë: Lulzim Islami, Idriz Shabani, Suliman Shabani, Sami Rushidi, Xhemilj Demir, Zekish Shabani, Metin Shabani, Ridvan Shabani, Bunjamin Shabani, Sedat Rushidi, Xhevair Abdi, Ismet Shabani, Diljaver Aliju, Llokman Aliju, Alil Osmani, Xhemail Shabani, Ajet Adilovski, Ismet Aliju, dhe Shaip Rushiti.
Të paditurit dënohen me nga 3 muaj burgim, nëse gjatë dy viteve të ardhshme të paditurit nuk kryejnë ndonjë vepër penale. Gjithashtu të paditurit duhet të paguajnë për dëmin material të shkaktuar në ambientet e BFI-së gjatë ditës së sulmit, i cili kap vlerën prej 169710.00 denarë.
Sidoqoftë, nga Bashkësia Fetare Islame shprehin çudi se si ka mundësi që një vepër e tillë kriminale e argumentuar me të gjitha materialet e nevojshme, përfundon me epilog i cili aspak nuk i dëmton puçistët të cilët aq shumë e dëmtuan dhe vazhdojnë ta dëmtojnë BFI-në. Dënimi i tyre më tepër ngjan në një farë shpërblimi se sa dënimi dhe mbi të gjitha është tregues i qartë për drejtësinë me dy arshinë, ku në rastin “Përçarësi” të Vranishkovskit, gjykata e dënoi me 3 vjet burgim, ndërsa ata që vërtetë e sulmuan institucionin fetar Islam, fizikisht dhe me tendencë të bëjnë përçarje tek besimtarët, dënohen me nga 3 muaj me kusht.
gjykata1

gjykata2
puci

Comments are closed.