Meloditë e bukura Kuranore nga Llabunishta
Në prani të qindra besimtarëve mysliman nga fshati Llabunisht të Strugës dhe më gjërë, në një atmosferë tani më tradicionale edhe këtë vitë u shënua “ mbrëmja kuranore” në mënyrë mjaft të veçantë dhe specifike.
Në këtë eviniment i pranishëm ishte Sekretari i Përgjithshëm i BFI, H. Afrim ef. Tahiri, myftiu i Strugës Ferat ef. Polisi, Myftiu i Shkupit, Ibrahim ef. Shabani, Myftiu i Manastirit, Pllumb Veliu, Myftiu i Ohrit, Afrim Xhelil, profesor të Medresesë Isa Beu- Shkup, imam, hafizllarë të Kuranit dhe shumë besimtarë. Në këtë solemnintet të gjithë të pranishmit kishin mundësi që të ndjekin drejpërdrejtë nga qyteti i Strugës dhe diaspora hafizllarët me prezentimete tyre të leximit të Kuranit që vinin vise të ndryshme, edhe atë nga Maqedonia, Shqipëria dhe Turqia.
Në fjalën e tij përshëndetëse Myftiu i Strugës, Ferat Polisi u shprehi mirëseardhje të pranishmive, me çrast shprehi falënderime Llabunishtasve për iftarin e shtruar në ambient të hapur për delegacionin e BFI-së, mysafirëve dhe qindra besimtarëve.
Ai mes tjerash u shpreh se mbërëmja kuranore tani më është një eviniment tradicional që e karakterizon Llabunishtën dhe Myftininë që drejton. Duke prezentuar para të pranishmive se ky është muaj i Kuranit, nga i cili që të gjithë ne duhet ndërtuar perspektivën.”
Në fjalën e tij të rastit Sekretari i Përgjithshëm i BFI, h. Afrim ef. Tahiri fillimisht në emrin e Reis ul Ulemasë së BFI, H. Sulejman ef. Rexhepi dhe emrin e tij personal uroi qytetarët e Llabunishtës dhe myftininë e Strugës për këtë solemnitet që organizojnë në mënyrë tradicionale tani më të njohur “mbrëmja Kuranore”.Ef. Tahiri shtoi se:” Në këtë muaj të madhërishëm të Ramazanit ka filluar zbritja e fjalës së shenjtë Hyjnore e Allahut Fuqiplotë,andaj të gjithë besimtarët mysliman pasi që jemi në muajin e Kuranit e kanë obligim që Kurani famëlartë të besohet, studiohet, lexohet, respektohet, praktikohet dhe tu përcillet gjeneratave të reja.” Mes tjerash theksoi se Kurani është vepër që bënë ndryshime shoqërore, ngase të gjithë ata që veprojnë , jetojnë , studiojnë dhe respektojnë Kuranin do të jenë të ngritur , në të kundërtëtn do të jenë të ulur, nënçmuardhe përbuzur, duke e bazuar në thënien e Muhamedit a.s i cili ka thënë: “Me të vërtet Allahu Fuqiplotë me këtë libër ka ngritur popuj, por edhe i ka ulur( eliminuar, nënçmuar)” Ai falënderoi për mënyrën e organizimit të kësaj mbrëmje kuranore: “ Riaseti i BFI gjatë këtij muaji ka vizituar mjaft xhemate dhe Myftini në vend, por kjo që bëni ju si qytetarë të Llabunishtës është shumë e veçant dhe për këtë arsye pranoni përgëzimet tona më të larta institucionale, përmes së cilës po bëni nxitjen e leximit të fjalës më të çmuar, ngritur dhe përsosur të Allahut”, më tej ai theksoi se këtë solemnitet të kësaj mbrëmje tradicionale Kuranore po e shpallim të hapur”.
Pas prezentimit të lexuesve të Kuranit , Sekretari i përgjithshëm, Afrim ef. Tahiri, Myftiu i Strugës, Ferat Polisi dhe kryetari i këshillit të xhamisë së Llabunishtës u ndanë shpërblime të gjithë lexuesve të Kuranit.
Comments are closed.