Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

MEGA AKSION HUMANITAR I OH HILAL NE TETOVE, SHTIP, OHER DHE VELES

(Shq. Mkd. Eng. Tur)

Nën patronazhin e Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, Organizata Humanitare Hilal, e cila funksionon në kuadër të BFI, të martën më 04.05.2021, ndërmori një mega aksion humanitar në Myftininë e Tetovës, Shtipit, Ohrit dhe Velesit.
Nuk kanë thëmë më kot, se humanizmi është cilësi e të devotshëmve. Humanizmi është një vlerë që duhet demonstruar kudo dhe kurdo, me qëllim që të sjell buzëqeshjen dhe gëzim e lumturi në fytyrat e atyre që vërtetë kanë nevojë. Fatkeqësisht numri i nevojtarëve nuk mund të thuhet se është i vogël, por dëshira e të devotshmëve për të ndihmuar gjithnjë bëhet më i madh. Humanizëm do të thotë të mbash qëndrim njerëzor e fisnik dhe të shtrish dorën e ndihmës ndaj të gjithë njerëzve që kanë nevojë.
Një devotshmëri e tillë u demostrua në Qytetin e Tetovës nga operativa e kësaj Myftinie, e cila udhëhiqet nga Myftiu i respektuar, Dr. Qani ef. Nesimi, ku me një organizim të mirëfilltë, brenda pak orëve u bë shpërndarja e 400 pakove, ndihma humanitare të cilat OH Hilal dhe Kryetari i saj Fadil ef. Ramadani ia dorëzoi Myftinisë të Tetovës.
Aksioni filloi që në orët e para të mëngjesit, ndërsa shpërndarja u bë sipas planit paraprakisht të përpiluar, bazuar në listat e sjella nga këshillat e xhamive të kësaj Myftinie. Realisht, këshillat e xhamive dhe imamët e atyre xhamive, kanë mundësinë më të mirë për të identifikuar njerëzit të cilët kanë nevojë për ndihma. Andaj u mendua se kjo është edhe mënyra më efikase që të dorëzohet amaneti, ndihmat e dhuruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakfit të Republikës së Turqisë, aty ky është më se e nevojshme.
Më pas Karavani humanitar u drejtua për në qytetin e Shtipit, ku priste Myftiu i Shtipit dhe Maqedonisë Lindore, Nasir ef. Rexhepi bashkë me operativën e kësaj Myftinie, të gatshëm për shpërndarjen e 200 pakove.
Edhe në këtë Myftini organizimi ishte i një niveli të lartë, ku pakot u shpërndanë në prezencë të mediumeve dhe mjeteve tjera të informimit publik, sipas të njejtit princip me myftinitë e tjera, bazuar në lista të përgatitura paraprakisht nga këshillat e xhamive të kësaj Myftinie duke lënë kuti para çdo shtëpie të regjistruar, pra kuti në çdo shtëpi skamnori, me qëllim që të mënjanohet kontakti fizik dhe të respektohen masat e sigurisë kundër virusit Korona.
Me këtë rast, Myftiu i Shtipit Nasir ef. Rexhepi, i cili personalisht u mor me distribuimin e pakove, falënderoi Kryetarin e BFI, Reisul Ulemanë H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, për këtë sasi të dedikuar xhematit të Shtipit dhe Maqedonisë Lindore si dhe falënderoi OH Hilal me Kryetarin e saj Fadil ef. Ramadani për prezencën e tij dhe organizatës humanitare që të jetë pranë xhematit të Shtipit në këtë ditë të bekuar të Ramazanit. Myftiu ef. Rexhepi gjithashtu falënderoi edhe Drejtorinë e Përgjithshme të Vakfit të Republikës së Turqisë për këtë zemërgjerësi mjaft domethënëse.
Karavani humanitar i OH Hilal, gjithashtu po në të njejtën ditë vizitoi edhe Myftininë e Ohrit, ku u pritën nga Myftiu i Ohrit H. Samet ef. Ajdari, i cili bashkë me operativën e kësaj Myftinie u angazhuan në shpërndarjen e organizuar të 128 pakove të dorëzuara nga Kryetari i OH Hilal, Fadil ef. Ramadani. Edhe në këtë Myftini shpërndarja e pakove u bë sipas principit pako në çdo shtëpi skamnori, të regjistruar paraprakisht nga këshillat e xhamive të Myftinisë së Ohrit.
Edhe Myftiu i Ohrit H. Samet ef. Ajdari, para mjeteve të informimit falënderoi Kreun e BFI, Reisul Ulemanë H. Hfz. Shaqir ef. Fetai për përkrahjen dhe mbështjen që ia jep Ai, Myftinisë së Ohrit dhe xhematit të kësaj Myftinie.
Stacioni i fundit i karavanit humanitar të OH Hilal ishte Myftinia e Velesit. Në këtë Myftini të udhëhequr nga Myftiu Niazi ef. Murati, bashkë me operativën dhe aktivistë vullnetarë, u shpërndanë 170 paketa, sipas principit dhe praktikave të myftinive të lartëpërmendura.
OH Hilal nën drejtimin e Kryetarit të saj Fadil ef. Ramadani ka premtuar se gjatë muajit të bekuar të Ramazanit do të jetë prezente në të gjitha Myftinitë e Bashkësisë Fetare Islame dhe me mundësitë e saja, do ta dëshmon devotshmërinë, duke qenë gjithmonë afër të varfërve dhe skamnorëve, jetimëve dhe gjithë atyrë që kanë nevojë.
______________
МЕГА ХУМАНИТАРНА АКЦИЈА НА ХО ХИЛАЛ ВО ТЕТОВO, ШТИП, ОХРИД И ВЕЛЕС
Под покровителство на Претседателот на Исламската Верска Заедница во Република Северна Македонија, Реисул Улема Х. Хфз. Шаќир еф. Фетаи, ХУманитарната Организација Хилал, која работи во рамките на ИВЗ, во вторникот на 04.05.2021 година, презеде мега хуманитарна акција во Муфтиствата во Тетово, Штип, Охрид и Велес.
Не рекле залудно дека хуманизмот е квалитет на побожните. Хуманизмот е вредност што мора да се демонстрира насекаде и во секое време, со цел да донеат насмевки и радост и среќа на лицата на оние на кои навистина им треба. За жал, не може да се каже дека бројот на сиромашни е мал, но желбата на побожните да помогне секогаш станува поголема. Хуманизам значи да се биде хуман и да се држи благороден став и да се испружи подадена рака на сите луѓе кои имаат потреба.
Ваквата посветеност беше демонстрирана во Градот Тетово со работата на ова муфтиство, кое го води угледниот Муфтија, др. Ќани еф. Несими, каде што со соодветна организација, за неколку часа беа поделени 400 пакети, хуманитарна помош што ХО Хилал кои беа врачени о нејзиниот претседател Фадил еф. Рамадани, и предадени на Тетовското муфтиство.
Акцијата започна во раните утрински часови, додека распределбата се одвиваше според однапред составениот план, врз основа на списоците донесени од советите на џамиите на оваа муфтиство. Реално, советите на џамиите и имамите на тие џамии, имаат најдобра можност да ги идентификуваат луѓето на кои им е потребна помош. Затоа, се сметаше дека ова е најефикасниот начин за предавање на аманетот, помошта донирана од Генералниот Директорат на Вакаф на Република Турција, каде што тоа е повеќе од потребно.
Хуманитарниот караван потоа се упати кон градот Штип, каде што Муфтијата на Штип и Источна Македонија, Насир еф. Реџепи заедно со оперативата на ова муфтиство, чекаа подготвени за дистрибуција на 200 пакети.
Дури и во оваа Муфтиство организацијата беше на високо ниво, каде пакетите беа дистрибуирани во присуство на медиуми и средствата за јавно информирање, според истиот принцип како и другите муфтиства, врз основа на списоците подготвени однапред од советите на џамиите на ова муфтиство, со оставени кутии пред секоја регистрирана куќа, односно кутии во секоја сиромашна куќа, со цел да се избегне физички контакт и да се почитуваат безбедносните мерки против вирусот Корона.
По овој повод, штипскиот муфтија Насир еф. Реџепи, кој лично се занимаваше со дистрибуција на пакети, му се заблагодари на претседателот на ИВЗ, Реисул Улема Х. Хфз. Шаќир еф. Фетаи, за оваа количина посветена на џемаатот на Штип и Источна Македонија и му се заблагодари на ХО Хилал и на неговиот Претседател Фадил еф. Рамадани за неговото присуство и интересираноста на хуманитарната организација да биде во близина на штипскиот џемаат на овој благословен ден на Рамазан. Муфтијата еф. Реџепи, исто така, му се заблагодари на Генералниот Директорат на Вакаф на Република Турција за оваа многу значајна дарежливост.
Хуманитарниот карван на ХО Хилал, исто така, истиот ден го посети и Охридскто Муфтиство, каде беа примени од Охридскиот Муфтија Х. Самет еф. Ајдари, кој заедно со оперативата на оваа Муфтиство беа ангажирани во организирана дистрибуција на 128 пакети испорачани од Претседателот на ХО Хилал, Фадил еф. Рамадани. Дури и во ова муфтиство, дистрибуцијата на пакетите се вршеше според принципот на делење пакет во секоја сиромашна куќа, регистрирани однапред од советите на џамиите на Охридското Муфтиството.
И Охридскиот Муфтија Х. Самет еф. Ајдари, пред медиумите му се заблагодари на Поглаварот на ИВЗ , Реисул Улемана Х. Хфз. Шаќир еф. Фетаи за поддршката што му ја дава на Охридското Муфтиство и на охридскиот џемаат.
Последната станица на хуманитарниот караван ХО Хилал беше Муфтиството Велес. Во ова Муфтиство предводена од муфтијата Нијази еф. Мурати, заедно со оперативата и волонтерски активисти, се дистрибуираа 170 пакети, според принципот и практиките на гореспоменатите муфтиства.
ХО Хилал под раководство на Претседателот Фадил еф. Рамадани вети дека за време на благословениот месец Рамазан ќе биде присутен во сите муфтиства на Исламската Верска Заедница и со своите можности, ќе докаже побожност, секогаш ќе биде близу до сиромашните, сираците и сите оние кои имаат потреба.
—————-
MEGA HUMANITARIAN ACTION OF HO HILAL IN TETOVO, STIP, OHRID AND VELES
Under the patronage of the President of the Islamic Religious Community in the Republic of Northern Macedonia, Reisul Ulema H. ​​Hfz. Shaqir ef. Fetai, the Humanitarian Organization Hilal, which operates within the IRC, on Tuesday 04.05.2021, undertook a mega humanitarian action in the Muftinyes of Tetovo, Stip, Ohrid and Veles.
They have not said in vain that humanism is a quality of the pious. Humanism is a value that must be demonstrated everywhere and at all times, in order to bring smiles and joy and happiness to the faces of those who really need it. Unfortunately the number of the needy cannot be said to be small, but the desire of the pious to help always becomes greater. Humanism means to maintain a humane and noble attitude and to extend a helping hand to all people in need.
Such devotion was demonstrated in the City of Tetova by the operatives of this Muftiny, which is led by the respected Mufti, Dr. Qani ef. Nesimi, where with a proper organization, within a few hours, 400 packages were distributed, humanitarian aid which HO Hilal and its Chairman Fadil ef. Ramadani handed over to the Muftiny of Tetovo.
The action started in the early hours of the morning, while the distribution was done according to the pre-compiled plan, based on the lists brought by the councils of the mosques of this Muftiny. Realistically, the councils of the mosques and the imams of those mosques, have the best opportunity to identify the people who need help. Therefore, it was thought that this is the most efficient way to hand over the will, the aid donated by the General Directorate of the Waqf of the Republic of Turkey, where this is more than necessary.
The humanitarian caravan then headed to the city of Stip, where the Mufti of Stip and Eastern Macedonia, Nasir ef. Rexhepi together with the operative of this Muftiny, were ready for the distribution of 200 packages.
Even in this Muftiny the organization was of a high level, where the packages were distributed in the presence of media, according to the same principle with other muftinies, based on lists prepared in advance by the councils of the mosques of this Muftiny, by leave boxes in front of every registered house, ie boxes in every poor house, in order to avoid physical contact and to observe security measures against the Corona virus.
On this occasion, the Mufti of Stip Nasir ef. Rexhepi, who personally dealt with the distribution of packages, thanked the President of IRC, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, for this amount dedicated to the congregation of Stip and Eastern Macedonia and thanked HO Hilal with its President Fadil ef. Ramadani for his presence and the humanitarian organization to be near the congregation of Stip on this blessed day of Ramadan. Mufti ef. Rexhepi also thanked the General Directorate of the Waqf of the Republic of Turkey for this very significant generosity.
The humanitarian caravan of OH Hilal, also on the same day visited the Mufti of Ohrid, where they were received by the Mufti of Ohrid H. Samet ef. Ajdari, who together with the operatives of this Muftiny were engaged in the organized distribution of 128 packages delivered by the President of HO Hilal, Fadil ef. Ramadani. Even in this Muftiny, the distribution of packages was done according to the principle of packages in every poor house, registered in advance by the councils of the mosques of the Muftiny of Ohrid.
Even the Mufti of Ohrid H. Samet ef. Ajdari, in front of the media thanked the Head of IRC, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai for the support that he gives to the Muftiny of Ohrid and the congregation of this Muftiny.
The last stop of the HO Hilal humanitarian caravan was the Muftiny of Veles. In this Muftiny led by Mufti Niazi ef. Murati, together with operatives and volunteer activists, on short time were distributed 170 packages, according to the principle and practices of the aforementioned muftinies.
HO Hilal under the direction of its Chairman Fadil ef. Ramadani has promised that during the blessed month of Ramadan it will be present in all the Muftinies of the Islamic Religious Community and with its opportunities, will prove piety, always being close to the poor and needy, orphans and all those in need.
________
HİLAL YK’NUN KALKANDELEN, İŞTİP, OHRİ VE KÖPRÜLÜ’DE KAPSAMLI İNSANİ YARDIM FAALİYETİ
İslam Birliği bünyesinde faaliyet gösteren “Hilal” İnsani Yardım Kuruluşu, Kuzey Makedonya Cumhuriyeti İslam Dini Birliği Başkanı Reis ul Ulema H. Hfz. Şakir ef. Fetai’nin himayesinde, 4 Mayıs 2021 Salı günü Kalkandelen, İştip, Ohri ve Köprülü Müftülükleriyle kapsamlı bir insani yardım faaliyeti gerçekleştirdi.
İnsani yardım severlik hissinin, dindarların önemli bir özelliği olduğunu boşuna söylenmemiştir. Yardım severlik, gerçekten ihtiyaç sahibi olanların yüzlerine gülümseme, neşe ve mutluluk getirmek için her yerde ve her zaman gösterilmesi gereken bir değerdir. Ne yazık ki fakirlerin sayısı bir hayli çoktur, ama dindarların yardım etme arzusu da o ölçüde devamlı artmaktadır. Yardım severlik; insani olmak, asil bir tutum sergilemek ve ihtiyacı olan herkese ulaşmak demektir.
Böyle bir fedakarlık, “Hilal” YK Başkanı Fadil ef. Ramadani tarafından teslim edilen 400 adet kuru gıda kolisinin, Dr. Kani Nesimi’nin liderliğindeki Kalkandelen Müftülüğü’ce birkaç saat içinde düzgün bir organizasyonla ihtiyaç sahiplerine ulaştırılmıştır. Bu insani yardım faaliyeti, sabahın erken saatlerde başlamış, müftülüğün hizmet alanı dahilindeki cami meclislerinin önceden hazırlamış olduğu listelere göre planlı bir biçimde dağıtım gerçekleştirilmiştir. Cami meclis üyeleri ve cami imamları, yardıma mutaç olan kimseleri tespit etmek konusuna en çok vakıf olan kişilerdir. Bu nedenle, Türkiye Cumhuriyeti Vakıflar Genel Müdürlüğü tarafından bağış olarak gönderilen kuru gıda yardımının, Makdonya genelinde ilgili camilerin din görevlileri aracılığıyla ihtiyaç sahiplerine ulaştırılmasının en verimli yolu bu olduğu düşünülmüştür.
Kalkandelen’den sonra, insani yardım kervanı İştip kasabasında, Doğu Makedonya Müftüsü Nasir ef. Recepi ve Müftülük görevlileri tarafından teslim alınan 200 gıda kolisi, dağıtıma hazır bekliyordu. Bu Müftülükte de, diğer müftülüklerde olduğu gibi, cami meclis üyeleri ve din görevlileri tarafından önceden hazırlanan listelere dayanarak, kolilerin medya mensupları huzurunda ihtiyaç sahiplerine dağıtıldı. Müftülük, fiziksel teması önlemek ve Corona virüsüne karşı güvenlik önlemlerini saygılı davranmak için, kayıtlı olan ihtiyaç sahiplerinin evlerine yardım kolilerini teslim etmiştir. Doğu Makedonya Müftüsü Nasir Ef. Recepi bu yardım kolilerinin teslim edilmesi vesilesiyle yaptığı konuşmada, İDB Başkanı Reis ul Ulema H. Hfz. Şakir ef. Fetai himayesinde, Hilal YK Başkanı Fadıl ef. Ramadani’nin kolilerin dağıtımına bizzat dahil olması nedeniyle teşekkürlerini sundu. Müftü Recepi konuşmasında, özellikle Makedonya müslümanlarına gıda kolilerini gönderen Türkiye Cumhuriyeti Vakıf Genel Müdürlüğü’ne de, bu yardım severliğinden dolayı teşekkür etti.
Hilal YK insani yardım kervanı, aynı gün (4 Mayıs Salı günü) Ohri Müftülüğü’nü de ziyaret ederek Hilal YK Başkanı Fadıl ef. Ramadani, Ohri Müftüsü H. Samet ef. Aydari ve Müftülük görevlilerine 128 gıda kolisi teslim etti. Bu müftülükte de kolilerin dağıtımı, Ohri Müftülüğü hizmet alanındaki cami meclisleri tarafından önceden hazırlanmış olan listeye göre ihtiyaç sahiplerine ulaştırarak gerçekleştirildi. Ohri Müftüsü H. Samet ef. Aydari, medya önünde verdiği demeçte İDB Başkanı Reis ul Ulemana H. Hfz. Şakir ef. Fetai’ye, Ohrid Müftülüğü ve Ohri Cemaati’ne verdiği destekten dolayı teşekkürlerini sundu.
Hilal YK insani yardım kervanının son durağı, Köprülüğü Müfütlüğü oldu. Köprülü Müftüsü Niyazi ef. Murati, kendilerine teslim edilen 170 gıda kolisini, din görevlileri ve gönüllü aktivistlerle birlikte ihtiyaç sahiplerine dağıttı.
Hilal YK Başkanı Fadil ef. Ramadani, mubarek Ramazan ayı boyunca İslam Dini Birliği’nin tüm müftüleriyle işbriliği içinde bulunarak, insani yardımlaşma alanında fakirlere, yetimlere ve ihtiyaç sahiplerine her zaman destek olmaya çalışacağını ifade etti.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni