MEDRESEJA ISA BEU PËRFUNDON ME SUKSES VITIN SHKOLLOR 2020/21

“Kemi punuar bashkërisht për Medresenë, kemi punuar që të prodhojmë kuadro të denja që ta përfaqësojnë me dinjitet këtë nënqiell, e që të jenë konkurrent ndaj gjitha vatrat e dijes dhe me të drejtë mund të konstatojmë se, uniteti ynë është garanci se mund ti tejkalojmë të gjitha barrierat që na dalin përpara drejt avancimit të jetës sonë fetare islame”, ishte porosia e Reisul Ulemasë H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të hënën më 29.06.2021, drejtuar stafit të Medresesë Isa Beu, në mbledhjen e mbajtur nga Këshilli Edukativo-Arsimor i Medresesë Isa Beu në Shkup, për vlerësimin e vitit shkollor 2020/21.
Në fjalimin e tij para Këshillit, Kryetari i BFI Reisul-Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai e ka çmuar lart punën e mësimdhënësve dhe stafit të Medresesë si dhe angazhimin e nxënësve të Medresesë dhe suksesin e tyre të arritur në këtë viti shkollorë, sidomos në kohën me të cilën po ballafaqohet Bota nga pandemia e Kovid 19. “Ne si Medrese kemi zhvilluar mësimin me prani fizike dhe kemi kaluar pa ndonjë problem, kjo ka qenë sakrificë e Drejtorisë, administratorëve, profesorëve dhe nxënësve, andaj në emrin tim personal dhe të Bashkësisë Fetare Islame të gjithëve ju shprehi mirënjohje për sakrificën dhe punën që keni bë në këtë gjysmë vjetor” tha mes tjerash Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i cili po ashtu foli edhe për gatishmërinë dhe ecurinë rreth regjistrimit të Medresesë në Regjistrin e Shkollave të Mesme në RMV.
Shkolla e Mesme Islame “Medreseja Isa Beu” vitin shkollor 2020/2021 e përfundoi me sukses. Këtë e vlerësoi Këshilli Edukativo-Arsimor i Medresesë Isa Beu në Shkup, duke marr parasysh faktin së këtë vit mësimi u zhvillua në kushte të jashtëzakonshme, në një kohë pandemie Botërore.
Këshilli Edukativo-Arsimor i Medresesë Isa Beu në Shkup, në mbledhjen e mbajtur të hënën, ka vlerësuar punën e shkollës së mesme islame për vitin shkollor 2020/2021. Kjo mbledhje është mbajtur në lokalet e Medresesë në Shkup, ku kanë marrë pjesë Drejtori i Medresesë prof. Ibrahim ef. Idrizi, Sekretari i Medresesë Mr. Lutfi Nexhipi, Udhëheqësi i sektorit për marrëdhënie me Botën Arabe H. Ismet ef. Ademi, të gjithë këshillat e klasave të paraleleve të shtrira me të gjithë mësimdhënësit e Medresesë.
Me mbledhjen udhëhoqi Drejtori prof. Ibrahim ef. Idrizi, ku pas prezantimit të rendit të ditës, çdo kujdestar paraqiti suksesin e klasës që drejton. Gjithashtu, Këshilli Edukativo-Arsimor, ka diskutuar për Raportin me shkrim nga kujdestarët e klasave për suksesin, sjelljen e nxënësve dhe mungesat, pastaj për Raportin nga profesorët e lëndëve për realizimin e plan programeve, Raportin me shkrim nga Këshilli i Edukatorëve për realizimin e rendit shtëpiak, Verifikimin e rezultateve të provimit nga sesioni qershorit 2021 për nxënësit me korrespondencë dhe ata të diplomës
Anëtarët e Këshillit Edukativo-Arsimor të Medresesë Isa Beu janë shprehur optimistë për punën në vijim të medresesë.

Comments are closed.