[:al]Medreseja “Isa Beu” përcolli maturantët nga gjenerata e XXXI e medresantëve[:]

[:al]Më 4 maj të këtij muaji, nxënësit e Medresesë “Isa Beu”, Shkup, organizuan një solemnitet për përcjelljen e maturantëve nga gjenerata e XXXI e medresantëve.

Këtë organizim e nderoi edhe Kreu më i lartë i BFI-së Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, drejtori i përgjithshëm i Medresesë Isa Beu, Ibrahim ef. Idrizi, sekretari i Medresesë Mr. Lutfi ef. Nexhipi dhe profesorë.

Ky manifestim pati një program të begatshëm me lexime të ajeteve kuranore, ilahive dhe fjalimeve të ndryshme të rastit.

Natyrisht, siç e do rendi, maturantëve me fjalë përurimi si dhe me mesazhe për jetën e mëtutjeshme akademike, iu drejtua edhe Reisul Ulemaja H. Sulejman ef. Rexhepi. Po ashtu, maturantët u përshëndeten dhe u përgëzuan edhe nga drejtori i Medresesë Ibrahim ef. Idrizi si dhe nga kujdestarët e klasave.

[maxgallery id=”8939″]

 [:]

Comments are closed.