Më datë 11 Prill nxënëset e medresesë “Isa Beu” paralelja Gostivar përpara xhematit të qytetit të Strugës zhvilloi aktivitetin e saj.
U realizua program i pasur me ligjeratë, ashere, ilahije, recitime në xhaminë qendrore, Mustafa Çelebiu, më pas programi vazhdoi edhe në xhaminë e fshatit Llabunisht.
Falemenderojmë të gjithë ata që na e mundësuan realizimin e këtij programi si dhe xhematin për mikëpritjen e bukur, veçanërisht aktivistitet e sektorit të femrës muslimane nën ombrellën e myftinisë së Strugës në krye me kordinatoren Azemije Sulejmani bashkë me aktivistet.
Kjo ditë u zbukurua edhe me iftarin e përbashkët të cilën na e ofroi myftinia e Strugës.
Lusim Allahum xh.sh që ti shpërblejë me të mira të gjithë kontribuesit.
Comments are closed.