[:al]Medreseja isa beu nxori edhe dy hafize të Kura’nit të Madhërishëm[:]

[:al]Me datën 30/06/2018 në Xhaminë Mustafa Pashë kishte një atmosferë gëzimi pasi dy nxënëseve të Medresesë Isa Beu Merjeme Qemuran Ramuka dhe Shejma Bejadin Ameti iu dha çertifikata e kryerjes së hifzit gjegjësisht u kurorëzuan me titullin hafize e Kur’anit.
Për ta nderuar këtë gëzim institucional dhe familjare, prezent ishin Dekani i falkutetit të Shkencave Islame Dr.Shaban ef.Sulejmani, Drejtori i përgjithshëm i Medresesë Isa Beu Prof. Ibrahim ef.Idrizi, Muftiu i Muftinisë së Shkupit Qenan ef. Ismaili Mësimdhënësit dhe Mesimdhenëset e Medresesë, Ligjërues Nga Fakulteti i Shkencave islame, prindërit dhe familjarët e hafizes, nxënës dhe nxënëse dhe shumë miq e dashamir të kësaj vatre edukative arsimore.

Në këtë eveniment Fjalim pati Drejtori i Medresesë Prof. Ibrahim ef.Idrizii cili përshëndeti të pranishmit dhe theksoi se Medreseja Isa Beu kohëve te fundit luan rolin edhe të shkolles se hifzit e cila vetem ne keto 10 vitet e fundit ka nxjerrë mbi 25 hafiz dhe hafize te Kur’anit Famelartë dhe njëkohesisht sipas te gjitha te dhënave është nder Medresetë e vetme ne Ballkan që më së shumti kultivon hafiz të Kur’anit Famelartë të të dy gjinive.
Dhe në fund në emër të Drejtorisë dhe Stafit të mësimdhënësve të Medresesë uroi hafizet që të kenë suksese në vazhdim, me shpresë që do të radhiten në mesin e pjesëtarëve më të ndershëm të Ummetit Muhammed a.s

Fjalën e ratit e kishte Dekani I FSHI-së Dr. Shaban ef Sulejmani i cili të pranishmit i përshëndeti në emër të Reisul Ulemase të BFI-së Sulejman ef.Rexhepi dhe uroi hafizet për këtë sukses dhe që të vazhdojnë me suksese edhe në lëmi të ndryshme…
Komisioni i përbërë në krye me Hfz. Shafi osmani ,Hfz. Sheval Azizi dhe Hfz. Selvije Dardhishta Shaqiri i vlersuan hafizet Merjeme Qemuran Ramuka dhe Shejma Bejadin Ameti me notën më të madhe të mundshme 5 dhe iu uruan hafizet për këtë sukses të aritur.
Dhe në fund Dekani I FSHI-së Dr Shaban Sulejmani sëbashku me drejtorin e Medresesë Ibrahim Idrizi ua dorzuan hafizeve nga një Certifikatë për kryerjen e Hifzit ,memorizimit të Kur’anit Famelartë , dhe në fund programi u përmbyll me disa ajete nga Kur’ani I Lavdishëm .

[maxgallery id=”9543″]

[:]

Comments are closed.