Medreseja falënderon dhuruesit e Kurbaneve

Medreseja falënderon dhuruesit e Kurbaneve
Ashtu si edhe çdo vit në të kaluarën, Medreseja Isa Beu bëri shpërndarjen e mishit të kurbanit, I cili tejkalon nevojat e këtij institucioni edukativo arsimor islam. Për shkak se këtë vit, numri i dhuruar i kurbaneve i theu gjitha rekordet e mëparshme, edhe sasia që do tu shpërndahet skamnorëve, jetimëve, familjeve të dëshmorëve dhe të përvuajturve nga përmbytjet në lagjen e Hasanbegut, është më e madhe se çdo vit tjetër.
Në ditën e tretë të Bajramit, nga oborri i Rijaseti të Bashkësisë Fetare Islame u bë shpërndarja e 30 tonelatave mish kurbani për skamnorët dhe në mënyra të organizuara u bë shpërndarja për organizata të ndryshme të cilat paraprakisht kanë dorëzuar listat e anëtarëve të tyre, siç janë shoqatat e invalidëve Shpresa, shoqata e veteranëve të luftës, përfaqësues të të dëmtuarve nga lagja e Hasanbegut, Gjithashtu në mënyrë të organizuar u bë shpërndarja për skamnorët dhe jetimët e muftinive të Velesit dhe Kavadarit. Poashtu të njejtën ditë dhe ditën në vijim u bë shpërndarja në muftinitë e Ohrit, Strugës, Dibrës, Gostivarit dhe Tetovës.
Të Premten, ditë e pesë pas faljes të namazit të Kurban Bajramit, u bë shpërndarja e 15 tonelatave mish kurbani për muftinitë e Kumanovës, Kocanit, Prilepit, Manastirit, Kërçovës.
Të shtunën, nga ambientet e Medresesë Isa Beu do të bëhet shpërndarja e organizuar për të gjitha këshillat e xhamive nga qyteti i Shkupit dhe rrethinës, ku janë parapa të shpërndahen rreth 15 tonelata mish kurbani.
Edhe përkundër gjitha tentimeve të ndryshme, për ta dëmtuar grumbullimin e kurbaneve e njëherit dëmtuar Medresenë Isa Beu, siç ishin shkrimet anonime të personave anonimë e dashakeqë, ofertave jo reale me çmime të ulëta dhe aspak përkatëse me çmimin real të kurbanit, këtë vit, më shumë se çdo vit tjetër në historinë e BFI, besimtarët muslimanë e përkrahën Medresenë dhe dhuruan numër rekord Kurbana. Për këtë arsye Udhëheqësia e Bashkësisë Fetare Islame, Udhëheqësia e Medresesë Isa Beu dhe Udhëheqësia e Fakultetit të Shkencave Islame, i falënderojnë këta besimtarë dhe e lusin Allahun Fuqiplotë që tua pranojë këta kurbane, sepse sa të kemi besimtarë të devotshëm, asnjë përpjekje nga jashtë për përçarje nuk mund të jetë e suksesshme, e aq më pak për ta dëmtuar ecurinë e islamit në vend.
kurbana1

kurbana2

kurbana3

kurbana4

kurbana5

kurbana6

Comments are closed.