Medresantet të gatshme për sfidat e studimeve

Në lokalet e kompleksit Kapan An u ndanë diplomat e gjeneratës së dytë të nxënëseve të diplomuara të paraleles së femrave të Medresesë “Isa Beu”- Shkup.
Në këtë manifestim ishin të pranishëm myftiu i Myftinisë së Shkupit, Ibrahim ef. Shabani, drejtori i Medresesë Isa Beu, Prof. Ibrahim Idrizi, dekani i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, mr. Fahrudin Ebibi, profesorë, prindër dhe nxënës nga paralelet e shtrira të vajzave në Tetovë dhe Gostivar. Gjenerata e dytë e kësaj paralele numëron gjithsej 24 vajza të rregullta.
vajz1
Koordinatorja e paraleles së femrave të medresesë “Isa Beu “, me theks të veçantë vlerësoi punën e tyre dhe suksesin e arritur të gjeneratës së dytë të nxënëseve. “Sivjet do të diplomojnë nxënëset e gjeneratës së dytë të paraleles të shtrirë të femrave të medresesë Isa Beu Shkup. Numri i gjeneratës 2007 /11 është 24, që të gjitha këto kanë vijuar mësimin e rregullt katër vite. Kjo gjeneratë është duke ndjekur me sukses gjurmët e gjeneratës së parë dhe shpresojmë që do të jetë shembull që do ta ndjekin gjeneratat tjera”, tha Nurtene Saqipi, koordinatore e paraleles së femrave Medresesë “Isa Beu” , Shkup. “
Kam kënaqësi të veçantë që para jush po qëndrojë për të deklaruar mbarimin e një vitit të mbarë shkollorë në kuadër të medresesë të dashur “Isa Beu”. Ky mbarim nuk do të thotë mbarim por një fillim të ri në jetë, zaten sipas ligjit të Allahut çdo mbarim i një të kaluar është edhe fillimi i një diçkaje të re”, tha Ibrahim Idrizi, drejtori i Medresesë “Isa Beu”.
Idrizi e falënderoi Bashkësinë Fetare Islame, i cili është i vetmi institucion që përkujdeset, mirëmban dhe financon medresenë “Isa Beu” dhe shpreson që vitin e ardhshëm të nxjerrin edhe gjeneratën e parë në qytetin e Gostivarit”. Më pastaj fjalë përshëndetëse kishte myftiu i Shkupit, Ibrahim ef. Shabani i cili theksoi se këto janë vite të arta të cilat do të mbeten për gjatë kohë në kujtesat e çdo të diplomuari.
Vërtet këta nxënëse sot po ndahet me trup nga kjo vatër e arsimit por gjithnjë do të jenë të lidhur shpirtërisht me atë”, ndërsa dekani i FSHI-së, mr. Fahrudin Ebibi theksoi: “ Urime për suksesin kësaj gjenerate të paraleles në fjalë, por duke mbetë me shpres se rrugtimi i tyre për të zbatuar parimin e lartë fetar Islam “ mëso, studio, hulumto” do të vazhdojë edhe më tej dhe se ky njëherit do të jetë synim fundamental i tyre”.
Ai mes tjerash shtoi se: “  Dituria dhe shkenca janë gjëra të shenjta, andaj duhet të jemi të përkushtuar gjithnjë. Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup ka kushte të larta për studim, andaj është mundësi e veçantë për ju që të fitoni indeksin e këtij institucioni shkencor.”
Në vazhdim të këtij manifestimi nxënëset të pranishmive ju ofruan program artistik me recitale dhe ilahi të prezentuara nga kori i paraleles së vajzave të Medresesë Isa Beu- Shkup.

Comments are closed.