[:al]Medresantet e Shkupit nisën aktivitetet për shënimin e ditëlindjes së Muhamedit a.s.[:]

[:al]Shkup, 5 prill – Me rastin e ditëlindjes së Muhamedit a.s., SHMI ”Medreseja Isa Beu” – Paralelja e vajzave në Shkup, në ambientet e Kompleksit Kapan An, organizoi ekspozitën tradicionale më titull “Dora e Artë”, në të cilën u shpalosën punime të krijuara nga vajzat të cilat ndjekin mësimin në këtë shkollë.

Të pranishëm në këtë manifestim tradicional ishin Reisul Ulema i BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi me bashkëpunëtorët e vet, drejtues të lartë të institucioneve arsimore të BFI-së, myftinj të Myftinive të vendit, drejtues të sektoreve të ndryshme pranë BFI-së si dhe shumë mysafirë nga të gjitha myftinitë e BFI, të shoqëruar nga stafi i Medresesë dhe prindërit e nxënëseve që mësojnë në këtë Medrese.

Në fillim të pranishmit i përshëndeti Kordinatorja e Paraleles së Shtrirë të Vajzave në Medresenë SHMI Isa Beu, prof. Nurtene  Shehu Saqipi, e cila i falënderoi të gjithë për pjesëmarrjen e tyre dhe më pas i informoi të pranishmit rreth ecurisë së zhvillimit të procesit edukativo-arsimor si dhe aktiviteteve të lira në këtë paralele.

Më pas, fjalë përshëndetëse kishin Drejtori SHMI “Medreseja Isa Beu”, Prof .Ibrahim ef. Idrizi, si dhe Myftiu i Shkupit, Qenan ef. Ismaili

Ndërsa, në fjalën e vet të rastit, Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi që në fillim nënvizoi se Medresja ISA BEU është një institucion arsimor e cila e përgatit motrën tonë, bijën tonë, femrën myslimane që të hapërojë guximshëm në rrugën e fesë sonë dhe në kultivimin e vlerave të islamit e të kombit tonë.

“Edhe përmes motrave topna të shkolluara mund të përhapet drita islame, gjithandej nëpër botë. Gjithmonë duhet të përhapet vetëm një e vërtetë, që është drita islame. E vërteta thotë se Islam do të thotë përkushtim ndaj Allahut Fuqiplotë, por edhe paqe, dashuri, shpëtim. Të gjitha ato forca të errëta, përfshirë këtu edhe ish-sistemin komunist, të gjitha ato ideologji e dogma që janë munduar ta luftojnë apo edhe ta njollosin islamin, kanë përfunduar si mos më keq. Ja ku jemi ne, ja ku është islami ynë, ja ku është populli ynë i respektuar. Populli ynë, jeton me kulturën, e do dhe fuqimisht e kultivon kulturën. Këtë po e dëshmojmë edhe sot, përmes medreseve tona në Shkup, Tetovë apo Gostivar, po e dëshmojmë përmes medresanteve tona të cilat e kanë edhe kapacitetin e kultivimit të vlerave artistike. Të ligët nuk kanë kohë të merren me punë të bukura, me art, por ata merren me punë të këqia e të liga, me punë të nëntokës dhe me vepra antinjerëzore e anticivilizuese. Ne, si Institucion por edhe si popull jemi kundër kësaj të lige, prandaj, çdo vit në këtë kohë ne, respektivisht, bijat tona, demonstrojnë vlera të larta, vlera të bukura, artistike, për t’i dëshmuar botës se sa popull i vyeshëm jemi. Jemi popull me kulturë, jemi popull me histori, me fe, jemi popull me identitet te plotë e të kompletuar. Kjo dhe falë dorës së artë nëpër shekuj të nënës, të bijës, të motrës sonë. Prandaj, me shpirt e përshëndes këtë “Dorë të artë” që na e ka përgatitur edhe këtë ekspozitë me punë dore prej jush dhe, njëherit, ju uroj shumë shëndet dhe suksese të mëtejme në punët e juaja të përgjithshme dhe, në veçanti, në krijimet e juaja artistike. Peçit bekimin e Allahut Mëshirëplotë dhe Ai ju shpërbleftë për çdo punë të hajrit. E ju vetëm hajër mund të bëni”, tha në fund të fjalës së vet të rastit, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi.

Programi vazhdoi me Ilahi në gjuhën shqipe, arabe, turke dhe boshnjake si dhe recital të përgatitur nga vetë nxënëset e kësaj paraleleje. Në shenjë respekti dhe mirënjohje, për disa nga të pranishmit u ndanë dhurata simbolike nga koleksioni i punimeve të dorës, punuar nga medresantet tona.

[maxgallery id=”8597″][:]

Comments are closed.