[:al]Medresantet e Shkupit festuan ditëlindjen e Muhamedit a.s.[:]

[:al]Me rastin e ditëlindjes së Muhamedit a.s., SHMI ”Medreseja Isa Beu” – Paralelja e vajzave në Shkup, të Martën, më 11.04.2017, në ambientet e Kompleksit Kapan An, organizoi ekspozitën tradicionale “Dora e Artë”, në të cilën u shpalosën punime të krijuara nga vajzat të cilat ndjekin mësimin në këtë shkollë. Këtë manifestim e parapriu një program i begatë me ilahi dhe poezi të përkushtuara Pejgamberit a.s.

Të pranishëm në këtë manifestim tradicional ishin: Drejtori i SHMI ”Medreseja Isa Beu”, Prof. Ibrahim ef. Idrizi, Dekani i FSHI, Prof. dr. Fahrudin ef. Ebibi, Muftiu i Muftinisë së Shkupit Prof. Rexhep ef. Jusufi, Drejtori i Sektorit Fetaro Arsimor pranë Rijasetit të BFI, Prof. Jusuf ef. Zimeri, Drejtori i Sektorit për Kulturë dhe Shkencë, Muaz ef. Agushi, Drejtori i Sektorit të Vakfit z. Driton Dikena, Drejtori i Disaporës Prof. dr. Selver ef. Xhemaili, Kryetari i DIGO-Zvicër Mr. Bekim ef. Alimi , Kordinatori i Medreses në Tetovë Prof. Beqir ef. Memeti si dhe shumë mysafirë nga të gjitha myftinitë e BFI, të shoqëruar nga stafi i Medresesë dhe prindërit e nxënëseve që mësojnë në këtë Medrese.

Në fillim të pranishmit i përshëndeti Koordinatorja e Paraleles së Shtrirë të Vajzave në Medresenë SHMI Isa Beu, prof. Nurtene  Shehu Saqipi, e cila i falënderoi të gjithë për pjesëmarrjen e tyre dhe më pas i informoi të pranishmit rreth ecurisë së zhvillimit të procesit edukativo-arsimor si dhe aktiviteteve të lira në këtë paralele.

Më pas, fjalë përshëndetëse kishin Drejtori SHMI “Medreseja Isa Beu”, Prof .Ibrahim ef. Idrizi, Myftiu i Shkupit Prof. Rexhep ef. Jusufi si dhe Dekani i FSHI-së i Prof. Dr. Fahrudin ef. Ebibi

Ndërsa, në emër të Kryetarit të BFI-së, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, të pranishmit i përshëndeti Drejtori i Sektorit Fetaro Arsimor Prof. Jusuf ef. Zimeri, i cili gjithashtu i uroi nxënëset dhe stafin e kësaj Medreseje që të kenë suksese dhe të vazhdojnë me aktivitete të tilla edhe në të ardhmen.

Programi vazhdoi me Ilahi në gjuhën shqipe, arabe, turke dhe boshnjake si dhe recital të përgatitur nga vetë nxënëset e kësaj paraleleje. Në shenjë respekti dhe mirënjohje, për disa nga të pranishmit u ndanë dhurata simbolike për: Drejtorin e Sektorit Fetaro Arsimor pranë Rijasetit, Prof. Jusuf ef. Zimeri, Drejtorin e SHMI “Medreseja Isa Beu”, Prof Ibrahim ef. Idrizi, Myftiun e Shkupit Prof. Rexhep ef. Jusufi, Dekanin e FSHI-së i Prof. Dr. Fahrudin ef. Ebibi, Koordinatoren e Paraleles së Shtrirë të Vajzave në Medresenë SHMI Isa Beu, Prof. Nurtene  Shehu Saqipi, Drejtorin e Disaporës Prof. dr. Selver ef. Xhemaili si dhe mysafirit nga Zvicra Kryetarit të DIGO-Zvicër Mr. Bekim ef. Alimi.

Në fund të pranishmit patën mundësi që ta shohin ekspozitën e nxënësve si dhe të gostiten me ushqime tradicionale dhe pije freskuese të përgatitura nga vajzat e kësaj paraleleje.

[maxgallery id=”5810″][:]

Comments are closed.