Medrejsa “ISA BEU”, Paralelja e femrave në Tetovë, përcolli gjeneratën e XI

[:al]Tetovë, 3 maj – Medreseja “Isa Beu”, Paralelja e Femrave në Tetovë, ka përcjellë gjeneratën e XI të medresanteve. Në këtë festë maturantësh të përcjellë nga një atmosferë impozante, morën pjesë një numër i madh xhematlinjës, personalitetesh fetare e shoqërore, mes të cilëve Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi me bashkëpunëtorët e vet, myftinj nga myftinitë e BFI-së, drejtori i përgjithshëm i Medresesë, prof. Ibrahim Idrizi, Kordinatori i paraleles  së vajzave në Tetovë Prof. Beqir Memeti, profesorë të kësaj shkolle të mesme islame, profesorë nga FSHI si dhe drejtori i zyres për arsim pranë Komunës së Tetovës, prindër e dashamirë të arsimit.

Reisul Ulema, në fjalën e vet të rastit, ka uruar maturantet për suksesin e arritur si dhe u ka dëshiruar shkollim të mëtejmë duke ua bërë me dije se tashmë e kanë më të lehtë pasi që ngritja në nivele akademike mund të arrihet edhe në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup. Tutje, duke folur për rëndësinë e arsimimit, efendi Rexhepi ka cituar para të pranishmëve ajetin kuranor 28 të surel El Fatir që thotë: “Në të vërtetë, nga robërit e Tij, Allahut i frikësohen vetëm dijetarët, (që e dinë se) Allahu është vërtet i Plotfuqishëm dhe Falës.” Dhe, sa më shumë që të mësoni, sa më shumë që të lexoni, aq më të ngritur do të jeni, kurse ngritja e vetëdijes së juaj intelektuale ua përforëcon besimin. Të diturit, të lexuarit, kanë mundësi më lehtë t’i mësojnë dhe t’i kuptojnë parimet e fesë sonë islame, t’i kuptojnë më lehtë shenjat e besimit tonë dhe më lehtë të përballen me sfidat dhe me barrierat që të tjerët i ngrisin para synimeve tona fetare e kombëtare. Në ajetin 18 të sures Ali Imran, Allahu thotë se edhe engjëjt dhe dijetarët e vërtetuan se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut!”, ka nënvizuar Krtyetari i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi.

Në fund, Reisul Ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepit iu dhurua një punim dore e punuar nga medresantet e kësaj Paralele.

[maxgallery id=”8830″][:]

Comments are closed.