Mediat në mënyrë autentike të informojnë qytetarët
Fondacioni Konrad Adenauer dhe Instituti për Demokraci “Societas Civilis” realizuan takim konsultativ me krerët e Bashkësive Fetare në Maqedoni. Në funksion të këtij takimi ishte i angazhuar eksperti austriak për çështje fetare dhe mediale, Markus Marçalek.
Qëllimi i këtij takimi ishte që mediat në bashkëpunim me bashkësitë fetare të kontribuojnë në dialogun dhe tolerancën ndërfetare në Maqedoni. Ky takim u organizua në kuadër të projektit:“ Tolerancë, dialog dhe bashkëpunim! Promovimi i dialogut ndërfetar në Maqedoni përmes ndërtimit të kapaciteteve për media dhe përfaqësuesve fetar!”, i cili është i finacuar nga Unioni Evropian dhe kofinancuar nga Fondacioni Konrad Adenauer.
Reis ul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame, H. Sulejman ef. Rexhepi për gazetarët është shprehur se përfaqësuesit e jashtëm i kanë njoftuar me raportet e mirëfillta mes bashkësive fetare dhe mjeteve të informimit. “Ky takim i sotëm për bindjet tona ka lënë një paraqitje tejet pozitive, për arsye se këtu kishte edhe një ligjëratë nga një përfaqësues enkas i thirrur për këtë takim, zotëri Markusi, i cili ishte teolog dhe mbi njëzet vite ushtronte rolin e gazetarit.
Demonstroi një profesionalizëm të rrallë si gazetar, se si duhet të jenë raportet mes bashkësive fetare dhe masmediave dhe se si duhet të informohet shoqëria në tërësi dhe në ato informime çka duhet të preket, të ceket dhe si duhet të ketë një frymë të mirëfilltë që do ta ndihmojë dialogun ndërfetar dhe ndëretnik.
Ndërsa mediat duhet që në mënyrë autentike të informojnë qytetarët”. Por gjithashtu para gazetarëve u shpreh edhe eksperti austriak për çështje fetare dhe mediale, Markus Marshelek, informoi se me takimin në fjalë kanë tentuar që të tejkalojnë dallimet mes mediave dhe bashkësive fetare. “Roli i mediave është mjaft i madh.
Ata prekin deri te një pjesë e madhe e qytetarëve, për atë shkak edhe organizatat religjioze, duhet ta shfrytëzojnë mundësinë që mesazhet e tyre t’i bëjnë të ditura përmes mediave. Megjithatë, problemi mes mediave dhe bashkësive fetare ekziston. Marrëdhëniet ndërmjet tyre janë të përmbushura me tensionime që burojnë nga raste të ndryshme historike. Gjatë këtij seminari, ne patëm për qëllim tejkalimin e këtyre dallimeve mes mediave dhe bashkësive fetare”, tha Markus Marshelek, ekspert për çështje fetare dhe mediale.
Comments are closed.