Mblidhet Komiteti Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm

Mblidhet Komiteti Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm

Më 2 dhjetor, 2019, është mbledhur në Shkup Komiteti Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm, i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku i emëruar i Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, është
mr. Mustafa Dauti.

BFI e RMV, në krye me Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, si çdoherë vazhdon të jetë aktive në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, dukuri kjo negative mbarëshoqërore, me pjesëmarrjen e saj nëpër konferenca të ndryshme, prej të cilave është kthyer edhe me mirënjohje ndërkombëtare – ka thënë me këtë rast mr. Mustafa Dauti.

Ai ka folur hapur dhe mes tjerash ka thënë që ekstremizmi, radikalizmi, nuk kanë të bëjnë veç me një religjion, apo veç me një etni. Për shkak se – ka thënë ai – shpesh po përmendet nëpër fjalime “Islami radikal”, “Islami ekstrem” etj., por ekstremizmi shfaqet gjithandej dhe nuk ka të bëjë me Islamin; mund të ketë individë të manipuluar dhe që thirren në emër të Islamit nga injoranca që kanë. Islami është fe e paqes, e tolerancës, e mirëkuptimit dhe nuk ka vend për islamofobi. BFI e ka situatën nën kontroll dhe qartë e ka detektuar nëse ka – ku ka, ku janë dhe ku vërehet se ka elemente dhe pika të radikalizmit. BFI i lufton ato dukuri me organet, me kapacitetet dhe me metodat e saj, por dhe kërkon angazhimin dhe efikasitetin e organeve përkatëse, përgjegjëse, ekzekutive, për eliminimin e këtyre dukurive negative në shoqëri – ka thënë përfaqësuesi i BFI-së, Mustafa Dauti.

Në punën e Komitetit Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm, kryetar i të cilit është Borçe Petrevski, kanë qenë të pranishëm funksionarë të lartë nga institucione me relevancë nga vendi dhe nga Bashkimi Evropian.

Comments are closed.