Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

Mbledhja e fundit e Rijasetit për vitin 2019

Mbledhja e fundit e Rijasetit për vitin 2019

Më 26 dhjetor, 2019, është mbledhur në Shkup Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të diskutuar përmbledhtas arritjet dhe vështirësitë që e kanë ndjekur organin më të lartë ekzekutiv të komunitetit të myslimanëve të Maqedonisë së Veriut.
Në mbledhje janë trajtuar me sukses temat si: organizimi i Haxhit 2019 (1440/1441 H), tubimi i kurbaneve, menaxhimi dhe shpërndarja e tyre; puna e institucioneve edukative-arsimore në përgjithësi; veprimtaritë e sektorëve të ndryshëm brenda për brenda BFI-së; organizimi i ndihmave për Shqipërinë, pas tërmetit shkatërrues të Durrësit e të rrethinave të tij etj.
Të gjithë anëtarët e Rijasetit, pa përjashtim, e kanë vlerësuar me shumë pozitivitet punën e përgjithshme të të gjitha pjesëve përbërëse të Bashkësisë Fetare Islame të RMV, pastaj të Kreut të saj etj., të bindur se kjo frymë e shëndoshë me izën e Allahut (xh. sh.) do të mbretërojë edhe në vitin 2020, edhe më tej, gjithnjë në interes të të gjithë myslimanëve të RMV pa përjashtim dhe të Islamit në tërësi.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni