Mbikëqyren punimet në Xhaminë e Opajës

Mbikëqyren punimet në Xhaminë e Opajës

Më 30 shtator, 2019, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, i shoqëruar nga disa bashkëpunëtorë, ka mbikëqyrur (inspektuar) punimet në Xhaminë e Re të fshatit Opajë, Komuna e Likovës (Kumanovë).
Reisi ka uruar ustallarët për punën e bërë, i kënaqur që gjithçka ka shkuar sipas planit, me shpresë se së shpejti do të bëhet edhe hapja solemne e saj.
Bashkësia Fetare Islame e RMV në të gjitha anët e vendit ka hapur disa sheshndërtime për ngritjen e xhamive të reja, apo për meremetimin e atyre ekzistueseve, gjithnjë duke pasur për bazë interesat e besimtarëve myslimanë. Në disa lokalitete burokracitë komunale ose ato qendrore e pengojnë këtë valë vetinvestimi dhe vetëndërtimi – pa asnjë denar nga shteti! – ndërsa krerët e BFI-së presin që ata të reflektojnë pozitivisht dhe të mos e pengojnë një punë që s’mund të pengohet. Burokratët e këtillë – thonë nga BFI – vetëm mund të turpërojnë veten dhe institucionin që përfaqësojnë, por dhe shtetin në tërësi, për shkak se pengesat e këtilla nuk i kontribuojnë inkuadrimit të RMV në BE dhe në institucionet tjera relevante ndërkombëtare.

Comments are closed.