[:al]
Nga Raporti i Studimit: Besimi i myslimanëve në organet e BFI në RM
Mbi 85 % e besimtarëve të vendit i shprehin besueshmëri organeve të BFI në RM
Që nga pavarësimi i BFI-së e këndej, në Maqedoni gjithnjë kanë gjetur terren të përshtatshëm orgtanizata e frakcione të ndryshme të cilët veprimtarinë e vet e zhvillonin në emër të fesë islame, ndërkohë që elementë të tillë që tangonin interesin e KOM-it sanksionoheshin dhe eliminoheshin brenda ditës.
Nuk bëhet fjalë këtu për qëndrimin demokratik të shtetit ndaj lirisë së shprehjes së mendimit apo të ushtrimit të veprimtarisë konform dispozitave pozitive të aktëve juridike të vendit, por, mbi të gjitha, për një strategji të padeklaruar me qëllim që Institucioni i vetëm fetar islam në vend gjithnjë të jetë në situatë konfliktuoze “me vetëveten”! Këta subjekte të diskutueshëm jo vetëm që janë lejuar të veprojnë lirshëm por, fatkeqësisht, madje edhe janë stimuluar dhe përkrahur publikisht, duke u munduar që terrenin e veprimit t’ua shtojnë sa më shumë
Së këndejmi, Shoqata “ILMIJE”, e cila tubon rreth vetes tërë teologët mysliman të vendit si dhe komunitetin e intelektualëve që aderojnë nëpër institucione që merren me zhvillimin e mendimit shkencor islam në vend, ka inicuar një aktivitet të gjërë, të bazuar në hulumtimin e opinionit përmes anketimit dhe intervistimit të shtresave të ndryshme të myslimanëve të vendit, me qëllim për ta hulumtuar besimin e pjesëtarëve të islamit në BFI dhe në organet e saj. Pra, ky Studim është rezultat i një punë disamujorëshe i kësaj Shoqate.
BFI-ja është dhe funksionon për besimtarët myslimanë të vendit
Ky studim mori dritë në momentin që në media qarkulluan rezultatet e një “studimi” që synonte të informonte publikun rreth nivele të besimit dhe perceptimet e besimtarëve myslimanë ndaj organeve të BFI-së. Një studim, i cili që në formulimin e pyetjeve tregonte për orientim të përgjigjeve, duke cënuar integritetin e BFI dhe të organeve si dhe të drejtuesve të saj dhe dhe që synonte keqinformimin e publikut me gjetjet e rezultateve.
Nevoja për një studim të pavarur, objektiv, për të matur perceptimet jo vetëm të besimtarëve myslimanë por edhe të tjerë aktorëve të rëndësishëm, siç janë punonjësit e orgave të BFIsë, apo medresantë dhe studentë në shkollat islame, apo stafi arsimor i këtyre institucioneve, ishte shtysa kryesore në ndërmarrjen e një studimi të tillë. Një studim i cili ishte përfaqësues për gjithë territorin e vendit. Për më tepër, ky studim nuk kishte synim nxjerrjen rezultateve të kundërt nga studimi tendencioz i mësipërcituart, përkundrazi, veç sa mori spunton nga kjo, – për të matur perceptimet e grupeve të ndryshme ndaj jetës fetare në vend, sukseset, anët e dobëta të funsionimit të jetës fetare, dhe matjen e besimit në nivele të ndryshme të hierarkisë së institucioneve që bëjnë pjesë në arkitekturën e jetës fetare në vend.
Një studim i tillë është konsideruar nga BFI si një mundësi e mirë për të njohur realisht perceptimet e grupeve të ndryshme në mënyrë që ato të jenë orientuese për veprime në të ardhmen. E gjitha kjo për të siguruar një jetë fetare cilësore dhe të kënaqshme për besimtarët; një jetë fetare që u përgjigjet nevojave të besimtarëve dhe që përmbush pritshmëritë e tyre. Gjetjet e studimit do t’i shërbejnë një analize të brendshme të institucionit për të matur realisht ku jemi në lidhje më pritshmëritë e besimtarëve. Ndërsa, rezultatet dhe rekomandimet do të na udhëzojnë në përmirësimin e jetës fetare islame si dhe në shërbim më të mirë ndaj besimtarëve në vend, të ndikuara edhe nga koha dhe zhvillimet aktuale në sektorë të tjerë.
Ky studim ka në fokus të tij identifikimin e perceptimeve të besimtarëve myslimanë dhe grupeve të tjera relevante rreth jetës fetare në vend, aspekteve të ndryshme të saj dhe kontributit që jep BFI dhe organet e tjera të saj në avancimin e jetës fetare isslame. Një tjetër fokus i studimit është matja e besimit të besimtarëve në liderin, udhëheqësit e jetës ferare në nivele të ndryshme: në nivel qendror (BFI/rijaset dhe reis); në nivel rajonal (myftinia/myftiu) dhe nivel lokal (xhamia/imami). Aspekt i rëndësishëm i studimit është edhe mbledhja e sugjerimeve nga besimtarët dhe grupet e tjera se si mund të përmirësohet jeta fetare, cilat janë aspektet që kërkojnë më shumë vemendje, çfarë sugjerimesh konkrete kanë në këtë drejtim.
Të gjitha këto përbëjnë një burim të rëndësishëm informacioni për BFI-në dhe drejtuesit e saj në planifikimin bashkë me besimtarët të jetës fetare. Opinionet e tyre kanë rëndësi të madhe sepse BFI-ja është dhe funksionon për ta.
Përmbledhje e studimit
Rezultatet e studimit përgjithësisht anojnë kah vlerësimet pozitive, kënaqshmëri e konsiderueshme, por, gjithësesi, ka edhe perceptime si dhe vlerësime jo dhe aq pozitive. Përgjithësisht, myftinitë janë më të kënaqur dhe më pas vijnë imamët. Më pak të kënaqur mbeten besimtarët, për shkak të pritshmërive të tyre të mëdha.
Studimi tregon për diferenca gjinore në lidhje me frekuentimin dhe përfshirjen e besimtarëve në jetën fetare të komunitetit. Besimtarët meshkuj janë frekuentues më të rregullt të xhamisë në krahasim me besimtaret femra, të cilat, në anën tjetër, janë shumë më të lumtura dhe më të kënaqura me avansimin e jetës fetare islame në vend.
Gjithashtu, studimi tregon për diferencat gjinore edhe në lidhje me përfshirjen në aktivitetet fetare humanitare, besimtarët meshkuj janë më të përfshirë, krahasuar me besimtaret gra të intervistuar.
26% e stafit mësimor shprehen se janë jashtëzakonisht dhe shumë të përfshirë në jetën fetare-humanitare që organizohen nga institucione të ndryshme fetare islame të vendit. Ndërsa 52%, janë aspak ose shumë pak të përfshirë. Krahasuar me grupet e tjera të intervistuara, stafi mësimor i institucioneve arsimore fetare është më pak i përfshirë në jetën fetare humanitare në vend.
Ndërsa studentët shfaqin tendenca të ngjashme me besimtarët në lidhje me përfshirjen në aktivitetet fetare-humanitare.
Më shumë se gjysma e besimtarëve të intervistuar shprehen të kënaqur dhe shumë të kenaqur me jetën fetare të vendit. Besimtaret femra janë përgjithësisht më të kënaqur me jetën fetare në vend.
Nëpunësit e myftinive përfaqësojnë grupin më të kënaqur me jetën fetare të vendit dhe grupin që nuk ka të pakënaqur. Imamët përfaqësojnë një grup tjetër më të kënaqur se besimtarët, kurse 6% e tyre (imamëve) janë të pakënaqur përkundrejt 8% të besimtarëve të pakënaqur.
Një grup tjetë i kënaqur me jetën fetare të vendit, krahasuar me besimtarët, është edhe stafi arsimor. Ndërkohë që studentët kanë kënaqshmëri më të ulët krahasuar me stafim mësimor, në të njëjtën kohë që ka % më të madhe të atyre që janë shumë të kënaqur me jetën fetare të vendit.
Jeta fetare në vend është përmirësuar në pesë vitet e fundit sipas 42% të besimtarëve, 58% të imamëve, 64% të myftinive.
35% e besimtarëve pohojnë se janë të kënaqur me veprimtarinë e BFI-së përkundrejt 12% të pakënaqur; Imamët kanë shprehur kënaqshmëri më të madhe në lidhje me veprimtarinë e BFI-së, afërsisht gjysma e tyre (49%) janë shprehur të kënaqur, dhe vetëm 5% e tyre të pakënaqur.
Ndërsa myftinitë janë pyetur në lidhje me punën dhe veprimtarinë e Rijasit, 87% e tyre janë shumë të kënaqur dhe të kënaqur, dhe vetëm 3% janë të pakënaqur.
Imamët dhe myftinitë – dy grupe që preken direkt nga politikat e Reisul Ulemasë – kanë shprehur kënaqshmëri me këto politika, respektivisht 45% e imamëve të kënaqur dhe 26% shumë i kënaqur përkundrejt 33% të myftinive të kënaqur dhe 59% shumë të kënaqur.
Ndërsa avancimi i pozitës së femrës myslimane në shoqëri përbën çështje kryesore të punës së institucioneve fetare islame, 27% e medresantëve të intervistuar shprehen shumë të kënaqur dhe po kaq 27% të kënaqur me pozitën e femrës myslimame në Maqedoni, ndërsa 42% e tyre shprehen se BFI është shumë aktive në ndërmarrjen e nismave që synojnë avancimin e pozitës së femrës myslimane, dhe më shumë se gjysma (52%) e tyre raportojnë se pozita e femrës mulimane është përmirësuar në vitet e fundit, krahasuar me më parë. 75% e medresantëve ia atribuojnë BFI-së progresin e pozitës së femrës myslimane në shoqëri.
Ashtu si çështja pararendëse, edhe arsimimi i besimtarëve myslimanë përfaqëson prioritet në punën e institucioneve fetare. 75% e stafit arsimor të intervistuar pohojnë se arsimimi është çështje prioritare e axhendës dhe punës së BFI-së dhe se më shumë se gjysma e stafit arsimor janë të kënaqur më pozitën arsimimit të myslimanëve në Maqedoni. Më shumë se 70% e stafit arsimor raportojnë se BFI është jashtëzakonisht shumë aktive në ndërmarrjen e nismave për arsimimin. Për këtë arsye, 65% e vlerësojnë të përmirësuar arsimimin e besimtarëve myslimanë në Maqedoni në pesë vitet e fundit, dhe 67.5% ia atribuojnë këtë progres jashtëzakonisht shumë BFI-së.
Marëdhëniet ndërmjet institucioneve kryesore fetare islame në vend – Rijasetit dhe 13 myftinive të vendit
Për 46% të imamëve dhe 61% të myftinive të intervistuar ato janë shumë të kënaqshme. Ndërsa 4% e imamëve i vlerëson të pakënaqshme, myftinitë nuk rezultojnë t’i përceptojnë të pakënaqshme.
I vetmi aspekt ku myftinitë raportojnë shkallë të tjera të vlerësimit (veç atyre të kënaqur dhe shumë të kënaqur) lidhet me pavarësinë e Myftinisë nga Rijaseti në kryerjen e obligimeve dhe të detyrave të veta. Ndërsa 48% e nëpunësve të myftinive të intervistuar ndjehen të pavaruar nga Rijaseti, 10% raporton se është i varur dhe 7% shumë i varur.
Reisul Ulema është figura më e vlerësuar për nga rëndësia dhe ndikimi në jetën fetare islame në komunitet, ndërsa figura e imamit dhe myftiut perceptohen pak a shumë njësoj për nga rëndësia. Më shumë se gjysma e të intervistuarve (53%) e vlerëson figurën e Reisul Ulemasë shumë të rëndësishëm, në një kohë kur imami konsiderohet si shumë i rëndësishëm nga 38% e të intervistuarve dhe Myftiu nga një përqindje më e vogël e besimtarëve (32%).
Imami i xhamisë është aktori më i rëndësishëm i jetës fetare islame në vend i vlerësuar nga 36% e besimtarëve, ndërsa rijaseti renditet i dyti nga 30% e të intervistuarve; dhe në vendin e tretë myftinia e vlerësuar nga 24% e besimtarëve.
75% e besimtarëve të intervistuar, prej të cilëve shprehen shumë të kënaqur (34%) dhe të kënaqur (41%) me punën dhe përkushtimin e udhëheqësve lokal (imamët) ndërsa, më shumë se 80% e imamëve të intervistuar janë shumë të kënaqur (42%) dhe të kënaqur (41%) me punën dhe përkushtimin e udhëheqësve të myftinisë.
Në një nivel më sipër, 92% e myftinive të intervistuar shprehen shumë të kënaqur (48%) dhe të kënaqur (44%) me punën dhe përkushtimin e Reisul Ulemasë.
Transparenca e BFI-së është vlerësuar më shumë nga myftinitë, 49% e të cilvë janë shprehur të kënaqur, përkundrejt 46% të imamëve të kënaqur dhe 33% të besimtarëve të kënaqur.
Me transparencën e udhëheqësve fetar lokal (të myftinive dhe xhamive), 40% e besimtarëve shprehen se janë të kënaqur, ndërsa 46% e imamëve kanë vlerësuar kënaqshëm transparencën e udhëheqësve të myftinisë.
Besimi ndaj Rijasetit – imamët kanë treguar besim më të lartë ndaj Rijaseti në krahasim me besimtarët. Kështu, 32% dhe 46% e imamëve kanë vlerësuar besim të lartë dhe shumë të lartë, përkundrejt 25% të besimtarëve që kanë vlerësuar besim të lartë dhe 33% shumë të lartë. Ndërsa, Reisi gëzon besim shumë të lartë për më shumë se nga gjysma e imamëve të intervistuar (51%), përkundrejt 46% të imamëve qe kanë besim të lartë ndaj Rijasetit.
Besimi në Myftini – 40% e besimtarëve e vlerësojnë shumë të lartë besimin në Myftini, ndërsa 26% e tyre kanë besim të lartë. Megjithatë, 60% e imamëve kanë vlerësuar besimin shumë të lartë te myftinia dhe 28% të lartë.
Kampionimi i studimit
Ky studim është ndërmarrë me qëllimin për të matur a) perceptiment e besimtarëve dhe punonjësve në organet e BFI (të besimit dhe ato arsimore) rreth jetës islame në vend dhe aspekteve të ndryshme të saj; b) nivelet e besimit në figurat e rëndësishëm të jetës fetare në vend dhe vlerësimit të rolit të tyre, si dhe, c) mbledhjen e inputeve për aksione dhe veprime në të ardhmen që do të përmirësonin jetën fetare islame në vend.
Si rrjedhim, studimi ndoqi një qasje sasiore për të përmbushur qëllimet e tij. Pyetsorë për kampionimet e ndryshme u hartuan dhe më pas u vetadministruan nga të intervistuarit. Një total prej 1380 personash të kampionimeve të mësipërme janë intervistuar. Metoda e zgjedhur për këtë studim ka qenë vetintervistimi. Kjo metodë, në kushtet e ruajtjes së anonimatit të intervistuesve, besohet se ka rritur shumë objektivitetin e përgjigjeve të dhëna nga të intervistuarit.
Studimi ka natyrë gjithëpërfshirëse, derisa mbulon gjithë territorin e vendit, ose 13 myftinitë e vendit. Në çdo prej 13 myftinive, në mënyrë rastësore janë zgjedhur xhamitë në të cilat janë intervistuar besimtarët dhe punonjësit e myftinisë dhe të xhamisë përkatëse. Më konkretisht, studimi përfshinë kampionimet e mëposhtme:
Kampinionimi i besimtarëve myslimanë – N =1380
Kampinionimi i imamëve – N= 136 imamë
Kampionimi i punonjësve të myftinive – N= 61
Kampionimi i stafit arsimor të Medresesë Isa Beu dhe Fakultetit të Shkencave Islame – N=40
Kampionimi i medresantëve dhe studentëve të Fakultetit të Shkencave Islame – N=123
Studimi u realizuar përgjatë periudhës Qershor – Tetor 2017
[:]
Comments are closed.