Në vazhdën e përpjekjeve për një terminologji islame të pranueshme për të gjithë dhe të inkorporueshme në standardin e gjuhës shqipe, angazhimi i liderëve shpirtëror shqiptar më në fund dha frutin e vet. Këto ditë, në Tiranë, tre liderët shpirtërorë të muslimanëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, nënshkruajtën një marrëveshje bashkëpunimi për botimin e një Ilmihali të përbashkët (Udhërrëfyesi në Dijet Themelore Islame).
Pa dyshim, ky do të jetë hapi i parë i hedhur drejt unifikimit të literaturës islame në gjuhën shqipe, e cila në dorë të lexuesve tanë po vie qoftë si botim origjianal qoftë si i përkthyer nga përkthyes të cilët po hasin në vështirësi të mëdha për sa i përket fjalorti apo terminologjisë islame në gjuhën shqipe. Ky ishte edhe konstatimi i përbashkët i të trija palëve të cilët, pa dyshim që shprehën kënaqësi të veçantë për këtë hap tejet të rëndësishëm fetar e kombëtar.
Në ditët në vijim secila bashkësi do të caktojë anëtarët e grupit të punës, të cilët të gjithë së bashku do të punojnë për hartimin sa më parë të këtij teksti bazë, botim i përbashkët i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, i Bashkësisë Islame të Kosovës si dhe i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë. Bashkëpunimi do të shtrihet më tej edhe në projekte të tjera të përbashkëta për të përbushur nevojën imediate në unifikim të plotë të literaturës dhe terminologjinë islame në gjuhën shqipe.
Comments are closed.