MARREVESHJA E OHRIT – NGJARJE HISTORIKE
Kaluan plotë 20 vite nga nënshkrimi i Marrveshjes së Ohrit, që shënoi aktin dhe ngjarjen historike për të gjithë popujt në Maqedoninë e Veriut dhe më gjërë. Ajo i dha inspirim jetës, njeriut, qetësisë, paqës, tolerancës, zhvillimit dhe ardhmërisë së shëndoshë. U bë model që hapi rrugët e mendimit konstruktiv për një rrugëtim drejt ngritjes së vetëdijes për të lëvizur në rrugën e popujve të mëdhenjë, që bëri sot Maqedonia Veriut të jetë faktor stabiliteti në Ballkan dhe të jetë antarë në Nato dhe të hapen rrugët për në BE. Andaj, edhe sot, ajo paraqet proces të një angazhimi të vazhdueshëm për barazi të plotë të të gjithëve në të gjitha sferat: politike, fetare, ekonomike, shkencore, etj.. Shfrytëzoj nga rasti, të shprehi urimet më të sinqerta të këtij Jubileu të rëndësishëm, me lutje të Madhit Zot, për paqe, tolerancë në mes njerëzve dhe forcë shpirtërore, intelektuale për një zhvillim edhe më të fuqishëm te të gjithë në këtë nënqiell.
Comments are closed.