MARRËDHËNIET NDAJ BFI-së DISKRIMINUESE

(Intervistë e huazuar nga e përjavshmja “Republika” në gj. maqedonase e publikuar më 23 Nëntor 2012, nr. 12)
Duke filluar nga instalimi i kryqave në sahat-kulla, e deri te regjistrimi i bashkësisë fetare paralele në Prilep, revolti i BFI-së gjithnjë po rritët. Në intervistën për të përjavshmën “Republika”, njeriu i parë i Shërbimit për arsimim dhe edukim fetar në BFI, Jakup Selimoski, i zbardh shkaqet për bojkotimin e konferencës ndërfetare botëror nga ana e BFI-së.
 REPUBLIKA-9- per sait
Nuk tërhiqemi nga rindërtimi i Burmali-Xhamisë në sheshin e Shkupit, nëse ai lokacion do të keqpërdorët me ndërtim të ndonjë objekti tjetër, do të regojnë të gjithë muslimanët, tha Selimoski.
Maqedonia është shoqëri multikonfesionale dhe raportet e rregullta në mes të bashkësive fetare janë të domosdoshme, në vençanti në mes dy bashkësive më të mëdha, Kishës ortodokse maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit dhe Bashkësisë Fetare Islame. Si rezultat i bashkëpunimit ndërfetar është edhe mbajtja e Konferencës ndërfetare botërore në Ohër. BFI-ja lajmëron bojkot, kush janë arsyet?
SELIMOSKI: Konferencën ndërfetare botërore do ta bojkotojmë për shumë arsye. Konferenca për dialog në mes kulturave dhe civilizimeve në RM duhet të mbahet në Ohër në vitin 2013, në organizim të Ministrisë së Kulturës dhe nënpatronatin e kryetarit të RM. KOM, BFI si dhe bashkësitë tjera fetare janë pjesëmarrëse në atë dialog me përfaqësuesë të vet, si në trupin koordinues për organizim të kësaj konference, ashtu dhe me përfaqësuesë të cilët ne i propozojmë, të cilët do të kenë kumtesa në tema të caktuara. Raportet e BFI-së dhe KOM-it janë të mira, ndonjëherë kanë qenë edhe më të mira, të përditshme, ndonjëherë janë të ftohta dhe më të rralla dhe formale, pa ndonjë përmbajtje. Ne, për të pasur në mes veti raporte më të mira, jo vetëm BFI-ja dhe KOM-i, por edhe grupet tjera religjioze dhe bashkësitë fetare, që para shtatë-tetë viteve formuam një trup tonin të përbashkët për bashkëpunim ndërkonfesional dhe këshillë për bashkëpunim ndërfetar. Këshilli në fillim ishte i përfaqësuar në nivel të liderëve të bashkësive fetare dhe atëherë u nxitën shumë çështje si Ligji për bashkësi fetare, u angazhua për futjen e mësim-besimit në shkollat fillore, u angazhua për legalizimin e procesit  e denacionalizimit. Në disa vite të fundit, ai këshill u ngrit në nivel të liderëve, filloi mirë, por, sipas meje, ata rrallë e më rrallë takohen…
KOM-i  MERR PRONAT E BFI-së
Pse takimet janë kaq të rralla? Nuk ka nevojë për ta apo nuk çështje të hapura?
SELIMOSKI: Unë mendoj se ka, mirëpo punët kanë ndryshuar. Disa anëtarë të këshillit ndëretnik ngjejnë se nuk ka nevojë që të angazhohet këshilli ndëretnik sepse profitojnë nga gjendja që ekziston në RM dhe mendojnë se në këtë mënyrë i realizojnë interest e tyre. Nga ana tjetër, konsideroj se raportet në mes BFI-së dhe KOM-it mund të jenë edhe më të mira, më të sinqerta dhe më përmbajtsore, mirëpo kjo gjithnjë më tepër varët nga pala tjetër, respketivisht nga përfaqsuesit e KOM-it. Kjo nga shkaku se tanimë kemi situata, ku dioqeza të caktuara të tyre kanë marrë pronat e BFI-së. Po e përmendim problemin e Xhamisë në fshatin Grad të Dellçevës, ku pa dijen e BFI-së, e me kërkesë të Dioqezës së Bregallnicës, Xhamia dhe varrezat e muslimanëve (ku ende ka 10 – 15 shtëpi muslimane që jetojnë në këtë fshat), në kadastrën komunale i janë evidentuar si pronë e Dioqezës së Bregallnicës. Për këtë kemi dërguar një shkresë  deri të KOM-i, por për fat të keq, deri më sot nuk janë përgjigjur.
Shembulli i dytë është Xhamia Husa Medin Pasha në Shtip, e cila ishte njëra prej pesë xhamive që BFI-ja kërkoi nga shteti që kthehen në kompetencat e saja, në vitin 2006, shteti ia ktheu këtë pronë BFI-së, por për fat të keq, në vitin 2009, Ministria e Financave, në bazë të kërkesës së Dioqezës së Bregallnicës ia shiti Xhaminë (e cila funkcionon si e tillë dhe rregullisht falet namazi i xhumasë) dioqezës për 8000 euro. Tashmë është e rrezikuar prona e BFI-së. Pastaj, kisha e re “Sh. Konstatini dhe Elena” e cila ka filluar të ndërtohet përpara Shtëpisë së Armatës, ndërtohet mbi parcelën që paraprakisht ishte pronë e BFI-së. Bëhet fjalë për pronë të nacionalizuar, të cilën Komisioni për denacionalizim e vërtetoi si pronë të BFI-së, mirëpo në atë kohë, sipas Planit detal urbanistik, aty ishte e planifikuar park dhe gjelbrim, andaj neve nuk na u kthye prona por na u dha kompensim. Kur kërkuam që t`na kthehet dhe të presim ndryshimin e PDU, neve nuk na u lejua një gjë e tillë, mirëpo, kur procedura e kompensimit mori formën e prerë ne e pranuam kompensimin, menjëherë kësaj procedure u mor iniciativa për ndryshimin e PDU dhe aty për aty u vu markës për kishë. Ne nuk jemi kundër ndërtimit të kishës dhe sikur të kërkohej pëlqim prej nesh, ne do t`u jepshim, por problem është në mënyrën e sjelljës ndaj nesh. Atje ku KOM-i mendon se duhet ndërtuar kisha, le të ndërtojë në përputhje me rregullativën ligjore. Andaj, ne kërkojmë që e njejta procedurë të vlejë edhe për ne.
Këto probleme kanë filluar edhe më herët, jemi përpjekur që ndonjë problem ta lëjmë në harresë që të kemi raporte më të sinqerta. Mosmarrëveshjet e para filluan që nga vënia e kryqave mbi sahat kulla në Prilep dhe në Manastir. Sahat kullat janë objekte profane islame, tradita dhe kultura islame në këto treva është ngritur në afërsi të drejtpërdrejt me xhamitë ose në pronën e vakfit, në vençanti sahat kulla në Prilep, e cila është ndërtuar në oborrin e xhamisë së çarshisë të Prilepit. Neve nuk na pengojnë aq shumë vënia e kryqit se san a pengon mënyra e vënies së tyre.
Pastaj, Xhamia e Imaretit në Ohër ku është ndërtua Kisha e Sh. Klimentit. Për atë xhami, në bashkëpunim me Ministrinë për Kulturë kemi kërkuar mënyrën se si t`i ruajmë ate që ka mbet nga ajo dhe në të njejtën kohë t`i dalim në ndihmë KOM-it. Në fund, u ftuan gjoja disa ekspert nga Turqia, të cilët nuk ishin persona ekspertë zyrtarë nga Republika e Turqisë, gjë që ata vepruan në bazë të raportit të tyre ad kok dhe e prishën tërë objektin, pa gjetur zgjidhje përkatëse arkitektonike apo arkiologjike. Ka mbetur vetëm tyrbeja, e cial tani po rekonstruktohet. Xhamia e Imaretit tërësisht u rënua, gjoja se ajo është ndërtuar mbi themelet e tempullit të Sh. Klimentit. Nëse e gjithë kjo do të bëhej me dialog përmanent, me siguri se do të gjendej ndonjë zgjidhje e përbashkët.
E revoltuar nga shkaku i problemeve paraprake, BFI ka vendosur që të mos marrë pjesë në Konferencën ndërkonfesionale të ardhshme që mbahet në Ohër.
SELIMOSKI: Për të qenë raportet më të sinqerta, në të ardhmen nuk duhet të ndodhin këso probleme në mes të KOM-it dhe BFI-së dhe të mos rrëmbejnë pronën e BFI-së në bazë të legjendave. Për këtë duhet takime të përditshme dhe publike e gjithë kjo do të ndikojë në formimin e klimës në marrëdhënie positive edhe në mes qytetarëve të RM. Sa i përket Konferencës, edhe para dy viteve ne kishim tesione të njejta përshkak të tretmanit joadekuat ndaj nevojave të BFI-së nga ana e organeve shtetërore dhe diskriminimin e BFI-së në raport me KOM-in dhe atë në sferën e zgjidhjeve të nevojave dhe kërkesave të përditshme. Ne me vite të tëra kërkojmë që të ndërtohet xhamia në fshatin Llazhec të Manastirit, edhe krahas asaj që ekzistojnë marrëveshje në nivel qeveritar, me pjesëmarrje të qeverisjes lokale dhe udhëheqësisë së BFI-së, nuk ndërmerret asnjë hap, për momentin kjo çështje është e mbyllur si e pazgjidhur, ndërkaq kaloi edhe ajo konferencë. Gjoja, kanë qenë të nevojshme disa dokumente jo të rëndësishme, por që kjo çështje ende mbetët e hapur. Tri vjet presim që të zgjidhet kjo çështje, për çka mendojë se nuk është në rregull.
BURMALI XHAMIA SHESHIN E SHKUPIT

 

A jeni tërhequr nga kërkesa për rindërtimin e Burmali Xhamisë në sheshin “Maqedonia” , e cila gjendej në vendin e Shtëpisë së oficirëve?
SELIMOSKI: Nuk tërhiqemi, kjo është kërkesa jonë. Jemi të bindur në ate se nëse lokacioni do të keqpërdorët me çfarë do ndërtimi tjetër do të reagojnë  të gjithë muslimanët  e Shkupit dhe nuk do të lejojnë që t`u jepet dëmshpërblim për atë lokacion. Kisha që ndërtohet para Shtëpisë së ARM-ës, qoftë me fat, duhej të ndërtohej në shesh edhe ne kërkuam rindërtimin e Burmali Xhamisë, e cila duhet të ndërtohet, e cila është e vetmja që kemi në anën e djathtë të lumit Vardar, ajo është objekti i parë që është ndërtuar pas Urës së gurit. Nëse rindërtojmë kultura atëherë ta rindertojmë edhe Burmali Xhaminë. Së pari, për shkak të vlerës historike të saj, e dyta, përshkak vlerave arkitektonike të saj dhe e treta, përshkak nevojës për object fetar në anën e djathtë të lumit Vardar, ku jetojnë më shumë se 50 mijë qytetarë të përkatësisë islame. Nga shkaku se nga Nerezi deri në f. Batincë, ne nuk kemi xhami në atë zonë. Përpos Burmali Xhamisë, ne nuk mendojmë për diçka tjetër, assesi objekt tjetër në atë lokacion.
Deri ku arritur procedura për marrje të lejes për ndërtim?
SELIMOSKI: Është dërguar kërkesë deri te Komuna Qendërpër ndryshim dhe për plotësim të planit urbanistik të Ringut të vogël që ta trajtoi lutjen tonë. Për fat të keq, prej atëherë gjashtë-shtatë herë janë bërë ndryshime të Ringut të vogël, ndërkaq këkrkesa jonë endë nuk ka dal para Këshillit Komunal të Qendrës. Ekziston sjellje politoko-negatoriale. Reaguam menjëherë pas promovimit të projektit “Shkupi 2014”, madje edhe Qeveria u deklarua se nuk ka asgjë kundër ndërtimit të xhamisë. Nga ana tjetër, ata të njejtit persona e tani e pengojnë procesin.
Çka do të ndërmerrni pas sjelljës së këtillë injoruese nga ana e shtetit?
SELIMOSKI: Kërkesa jonë vazhdon të mbetët edhe më tej, pra insisitojmë që të ndryshojmë PDU. Deri sa lokacioni është i pastër, mendojmë se kemi gjasa  për ta arritur qëllimin tonë, qoftë edhe me vonesë, konsiderojmë se njerëzit do të jenë më të arsyeshëm dhe do të sjellin vendim të drejtë. Nëse ai vend shfrytëzohet për ndërtim të objekteve tjera, konsiderojmë se bëhet poshtërim i Burmali Xhamisë dhe muslimanët e Shkupit do ta pengojnë poshtërimin e këtillë të dytë të këtij lokacioni.
Gjatë kohë BFI-ja  këkron lokacion për ndërtimin e selisë së re, e cila duhet të jetë një kompleks administrativo-kulturor.
SELIMOSKI: Ndoshta mbi 10 vjet  kërkojmë lokacion për selinë e BFI-së, kurse në pesë vjetët e fundit në mënyrë intensive. Na detyruan që të kërkojmë ndryshimin e PDU për lokacionin te varrezat franceze në Shkup. Kemi parashtruar kërkesë deri te Qeveria  e RM dhe në biseda në nivel më të lartë na u tha që të orientohemi për lokacione që janë të përshtatshme. Ky lokacion është i pastër, sipas Ligjit për denacionalizim nuk ka kërkesa nga skush dhe se është pronë e RM dhe për këtë kërkuam që të na jepet neve. Na është premtuar se dotë na ndahet, mirëpo atje ekziston vetëm plani general urbanistik dhe nuk ka plan detal urbanistik, nga se shteti nuk ka para për PDU, por edhe komuna nuk ka para, na thanë ne të paguajmë për PDU, kurse ata ta miratojnë. Plani disa herë shëtitet nga Ministria e transportit në Komunën Qendër dhe informata e fundit është: ministria ia ka dhënë Komunës për rimiratim, por që nuk kemi infomacion zyrtar lidhur me këtë.
DENACIONALIZIM SELEKTIV
Deri ku ka arritur procesi i denacionalizimit?  Një numër i madhë i objekteve në Çarshinë e vejtë të Shkupit i kanë takuar BFI-së.
SELIMOSKI: Kemi kërkuar që t`na kthehen dy hanet më të mëdhaja Kapan Hani dhe Suli Hani, në Çarshinë e Vjetër të Shkupit në përputhje me Ligjin për denacionalizim, të cilat janë pronë e BFI-së, të nacionalizuara më vitin 1948, kurse ne kemi edhe tapi osmane dhe sërbe. Të dy hanet kanë qenë në pronësinë tonë andej dhe duhet t`na i kthejnë, ata filluan ta ndryshojnë Ligjin për denacionalizim, është një kompleks i madhë, është nënmbrojtjen e monumenteve kulturore, por që mbrojtja nga kompetentët dhe shpallje për monument kulturor nuk e vë në pikëpyetje pronësinë e objekteve. Po në të njejtën Çarshi të vjetër ne kemi katër xhami që mbrohen me ligj si monumente kulturore, kemi 70 lokale dhe BFI-ja i menaxhon. Mirëpo, kinemaja  “Napredok”, tani teatër fëmijësh dhe të dy hanet janë tre objektët të cilët duhet t`i kthehen BFI-së. Bashkësive tjera fetare 80-90 përqind nga prona u është kthyer, kurse BFI-së as 30 përqind. Kjo krijon revoltë dhe trajtim jo të barabartë.
A mendoni se punët do të ecin kah e mbara deri në fillim të konferencës dhe nuk do të ketë nevojë për bojkot, apo përsëri qëndroni fortë në qëndrimin tuaj?
SELIMOSKI: Ne kemi edhe probleme tjera për t`u realizuar. Në rast se nuk marrim pjesë në konferencë, opinoni dhe pjesëmarrësit, në mënyrë adekuate do të njoftohen për mosmarrje pjesë nga ana jonë. Atëherë do të shohim se kujt do t`i mbetët përgjegjësia.
NËSE FILLOJNË PËRÇARJET NË BFI, TË GJITHË DO TË KENË VËSHTIRËSI
A është liruar BFI-ja nga prania vehabiste në territorin e Maqedonisë, a janë të gjitha objektet fetare nën kontrollën tuaj?
Kemi patur probleme të shkaktuara nga shumë arsye. Në kuadër të BFI-së, një kohë ka patur fërkime të brendshme dhe për këtë shkak u la hapsirë që struktura tjera të kenë ndikim. Çështje e dytë, edhe strukturat e jashtme dëshironin që t`ia imponojnë, t`ia mbjellin BFI-së një gjendje të këtillë dhe çështja e tretë, në Ballkan ekzistonte lëvizje e gjërë në këtë drejtim. U puqen të gjitha tri elementet dhe patëm pasoja të caktuara nga kjo, por kur pamë se askush nuk dëshiron dhe nuk mund t`i ndihmojë BFI-së, ne në mënyrë interne ndërmorrëm disa masa sanimi dhe korrëm sukses, thënë kushtimisht, lëvizjet vehabiste t`i fusim në korniza të BFI-së, që ata të fillojnë BFI-në ta pranojnë si bashkësinë e vet fetare dhe të veprojnë në korniza të dispozitave të përcaktuara me Kushtetutën e BFI-së në RM.
Si kusht më serioz për pjesëmarrjën tonë në Konferencë është Xhamia e Prilepit, e cila në vitin 2001 u dogj, kurse të gjitha kishat që psuan gjatë konfliktit të këtij viti u sanuan, madje edhe përfaqësuesë të BFI-së morën pjesë në sanimin e kishës “Sh. Atanasij” në Leshok, në atë kohë marrëveshja ishte që edhe Xhamia e Prilepit të rindërtohet, por ja edhe sot e kësaj dite ajo nuk u rindërtua. Në të njejtën kohë, edhe pushteti lokal e pengon BFI-në që ta sanojë, edhe pse kemi të nënshkruar  memorandum për mirëkuptim me Ministrinë e Kulturës, kemi projekt të finansuar nga BFI-ja e të verifikuar nga Qendra Nacioanle Konzervatorike etj.
Mendoj se kjo duhet të zgjidhet sa më shpejtë, porn ë vend të kësaj Kryetari i Komunë së Prilepit, Marijan Risteski, shkoi me një grup të vogël të nga banorë romë me përkatësi islame dhe me ndihmën e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare formoi bashkësi fetare të cilën e kanë regjistruar në gjykatë pa dijen dhe pa kërkuar mendimin e BFI-së, që është në kundërshtim me Ligjin për regjistrim të bashkësive fetare. Nëse mendojnë se me ndërtimin e xhamisë për një pjesë të banorëve muslimanë do të harrohet nevoja për sanimin dhe rekonstrukcionin e Xhamisë së Çarshisë, kjo është e pamundur. Ne asnjëherë nuk do të tërhiqemi nga ajo, Xhamia e Çarshisë domosdo duhet të ndërtohet sepse ajo është monument i kulturës nga shekulli 15 dhe ka qenë djegur në një konflkikt dhe nuk mund të mbesë në këtë gjendje.
– Mirëpo, regjistrimi i bashkësisë fetare paralele është problem i madhë?
Kjo është shembull për çasjës së punëve me dy arshin. Vetëm KOM-i mbrohet me të gjitha elementet e mundshme, madje edhe njerëz janë dënuar nën justifikime të ndryshme, por dihet qëllimi, ndonjëri nga vuan burg për t`u u ruajtur uniteti i Kishës dhe askush nuk mund të formojë bashkësi fetare paralele në kuadër të ortodoksisë. Ndërsa, në Islam, imponuan që të formohet një grup i vogël, baza e të cilit është sunnij, ashtu siç jemi edhe ne. Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni është bashkësi fetare sunite sipas Kushtetutës. Do të thotë nuk guxojnë që ta bëjnë këtë. Por, Komisioni për marrëdhënie  me bashkësitë fetare ka dhënë pëlqim, me çka ka bërë shkelje të ingerencave të veta edhe pse është kompetente të veprojë në përputhshmëri me Ligjin për regjistrim të bashkësive fetare. Do të thotë është fjala për vullnet politik. Dikush nga lartë e ka bërë këtë që të diskriminohet BFI-ja, të përçahet nga Brenda, ndahet në pjesë. Por, BFI e ndarë në pjesë  do të jetë shumë e rrezikshme për të gjithë popullatën e Republikës së Maqedonisë. Nëse fillojnë përçarjet në BFI të marrin dimensione serioze, atherë të gjithë rreth tyre do të kenë vështirësi. Ata nuk janë të vetëdishëm se çfarë akti janë duke bërë dhe si sillen me Islamin dhe muslimanët dhe në çfarë mënyrë i nënçmojnë.
– Tani ajo grup ndërton Xhami në Prilep.
Po, ajo është bashkësi fetare paralele dhe asaj Kryetari i Komunës dhe Komisioni i ka dhënë pëlqim me shkrim që të ndërtopjnë xhami. Nëse ekziston bashksi fetare e regjistruar për një fe, sipas Ligjit për regjistrim të bashkësive fetare, nuk mund të regjistrohet tjetër bashkësi. Kjo është njëra ndër arsyet kyçe që na sjellë në situatë të pyesim a është apo nuk është vendi ynë në Ohër në Konferencën ndërfetare. Kemi arsye të mëdha që na shtyjnë të mendojmë se kështu më tutje nuk shkon.
-Numri i tempujve fetare në mënyrë rapide po rritët. Sipa sinformatave jo zyrtare në shkup dhe rrethinë numri i kishave ortodokse është rreth 1.300, kurse xhamitë janë për njëqind më shumë. A është hovi i ri i ndërtimit në frymën e traditës?
Ne nuk ndërtojmë xhami nëse nuk kemi nevojë pë rte. Xhamitë shfrytëzohen për çdo ditë, e jo njëherë në vit, nga festa në festë, nga patronati në patronat. Nevoja për xhami shihet në lutjen e të premtës, nëse të premtat të gjitha xhamitë janë përplotë në një vendbanim dhe besimtarët falen në rrugë ose në parqe rreth xhamisë, kjo do të thotë se ekziston nevoja reale për object të ri fetar. Në Maqedoni nuk ka me shumë xhami se sa kasha, kasha ka mbi 1800, kurse xhami rreth 600 sosh. Pas Luftrave ballkanike ka patur 980 xhami, kurse tani 600, do të thotë më pak, në raport me periudhën para 100 vjetësh. Në Shkup në vitin 1945 deri në vitin 1990 ka të zhdukura 38 xhami, të rrënuara nga regjimi komunist. Në pjesën urbanistike të Shkupit kemi vetëm 29 xhami. Një pjesë e këtyre xhamive, të cilat nuk janë sanuar pas tërmetit, kurse lokacionet janë ruajtur, tani po rindërtohen. Në anën e majtë të Vardarit ka 35 xhami.
Në nivel të Fushëgropës së Shkupit ka 112 xhami, 180 kisha, por fakt është që qarku i Shkupit është i banuar me muslimanë. Në Studeniçan, Saraj, Kondovë, Batinci, rritët numri i muslimanëve dhe për atë ka xhamia të reja, nevoja ka kërkuar që të ndërtohen xhamia, ne nuk ndërtojmë xhamia në maj të malit.
ME ORGANET SHTETËRORE TË GJEJMË ZGJIDHJE
Si BFI të marrim pjesë në një konferencë, në të cilën duhet prania jonë, me referatët dhe kumtesat tona të tregojmë se kemi barazi fetare në shoqërinë multikonfesionale se të gjithë qytetarët në bazë të të përkatësisë së ndryshme fetare janë të barabartë dhe se kanë të njejtin tretman nga shteti dhe se Qeveria ndaj të gjithëve sillet njejtë, kur haptazi, nuk është ashtu në praktikë. Ne kërkojmë që së paku në mënyrë gjenerale t`i drejtojmë elementet themelore, të cilat Qeverisa mund t`i rregullojë që pjesëmarrja jonë, vërtetë të jetë përmbajtësore. Shpresojmë se Ministria e Kulturës, do ta dëgjojë zërin tonë dhe do të bëjë koordinimin me ministritë tjera dhe sa më shpejtë t`i parashtrojnë këto çështje që të gjejmë zgjidhje.

Comments are closed.