Margarina Kristal nuk ka yndirë derri

kristal

 

Shkup, 15 shkurt -Agjencia për Hallall Standard, i cili funksionon në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame, ka reaguar ndaj lajmit skandaloz që këto ditë u plasua nëpër shumë media se Margarina “Kristal”, që e prodhon Fabrika e prodhimit “Bllagoj Gjorev” në Veles dhe ka vulën “Hallall”, në brendinë e tij ka përbërje të yndyrës së derrit.

“Këto spekulime i hedhim poshtë si të pa baza, të pa argumentuara dhe dashakeqe, që dëshirojnë të hedhin baltë mbi punën fisnike të Agjencisëpër Hallall Standard, por edhe punës së vet fabrikës së prodhimit. Në lajmin e transmetuar nga mediat, kishte vetëm një të vërtet se në përbërjen e Margarinës “Kristal” ka emulgatorë E 471 (Mono-digliceridi i acideve), por përbërja e tij në rastin konkret nuk ka bazë nga derri, por ka bazë bimore. Fabrika prodhuese nga Velesi, të njëjtin emulgatorë e siguron nga Kompania e prodhimit të emulgatorëve “Palsgaard” nga Danimarka, e cila fabrikë është e certifikuar me Hallall Standardin nga Këshilli amerikan i ushqimeve islame “IFANCA” si dhe Agjennioni i Hallall Standardit të Malajzisë “JAKIM”, të dhëna të cilat shumë lehtë mund të vërtetohen edhe nga uebfaqja e vetë kompanisë daneze. Emulgatorë E 471, në margarinën “Kristal” por edhe në prodhimet tjera që vijnë nga “Blagoja Gjorev”, kanë prejardhje bimore, të analizuara nga këshillat profesional të Agjencisë së Hallallit të Maqedonisë.

Të gjitha ata që shprehin dyshime mbi këtë rast, i ftojmë të vizitojnë zyrat e Agjensionit të Hallall Standardit, sepse dosja e margarinës “Kristal” por edhe të tjerat janë të hapura dhe transparente për të gjithë”.

Comments are closed.