Maqedonia manifeston festën madhështore të Fitër Bajrami

Festa e Fitër Bajramit është festa më madhështore që kremton shoqëria Islame pas përfundimit të muajit të Agjërimit gjegjësisht muajit të Kuranit.
Këtë vitë Riaseti i Bashkësisë Fetare Islame në R.M manifestimin qëndror me rastin e festës së Fitër Bajramit e realizoi në xhaminë e Mustafa Pashës e cila gjendet në kala të Shkup.
Në këtë manifestim ishte prezent Kryetari i BFI, Reis ul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepi, anëtarë të Riasetit, Mufti të Muftinive të BFI me bashkëpunëtorët e tyre, udhëheqës së institucioneve edukativo-arsimore të BFI-së,  lider dhe përfaqësues të bashkësive fetare në Maqedoni, atesheu për çështje fetare pranë ambasadës Turke në Shkup, personalitete dhe besimtarë, etj.
Pas faljes së namazit të Sabahut i realizuar nga Muftiu i Gostivarit h. Shaqir ef. Fetahu, udhëheqës i programit Abaz Islami bëri hyrjen e manifestimit duke iu dëshiruar mirëseardhje të gjithëve në xhami si dhe ndjekje të këndshme mbarë qytetarëve dhe telespektatorëve që ndiqnin drejtpërdrejtë manifestimin në Kanalin e Dytë në gjuhën shqipe të Televizionit të Maqedonisë- Shkup.
Pas prezentimit të programit në fjalë, u kënduan disa ilahi të realizuar nga kori i BFI të udhëhequr nga drejtori i sektorit për kulturë pranë Riasetit të Bashkësisë Fetare Islame, Dr. Abas Jahja.
Pas këtij prezentimi të mrrekullueshëm të korit të BFI, prezentuesi i programit Abaz Islami përcolli deri te të gjithë disa mesazhe që afrojnë edhe më tepër lidhjet familjare dhe shoqërore: “ Mbarë bota Islame sot kremton festën madhështore të Fitër Bajramit, festë që afrohen zemrat, ndërtohen dhe përforcohen lidhjet miqësore. Në këtë festë harrohen urrejtjet, pajtohen dhe afrohen muslimanët pas mosmarrëveshjeve, ripërtërihen lidhjet shoqërore e njerëzore me dashuri, sinqeritet e vëllazërim… Gjatë festës së Fitër Bajramit duhet të jemi mikëpritës të veçantë, fytyrat tona le të buzëqeshin pandërprerë, ti përkëdhelim voglushët ku do që i takojmë”.
Më pastaj me përfundimin e programit solemn në pika të shkurtëra sqaroi mënyrën e faljes së Fitër Bajramit.
Namazit të Bajramit i priju Reis ul Ulema i BFI-së , H. Sulejman ef. Rexhepi, hutben e Bajramit në gjuhën Shqipe, Maqedone dhe atë Turke e mbajti nxënës i Medresesë së Isa Beut- Shkup, ndërsa duanë e namazit e bëri Sejfetin Ersoj, Ateshe për Çështje Fetare pranë ambasadës së Turqisë në Shkup.
Pas namazait të Bajramit, Reis ul Ulema përmes një deklarate dhënë për mediat: “ Uroi të gjithë besimtarët musliman në vend dhe gjithandej ku janë që festa e Fitër Bajramit të jetë mundësi për afrim dhe solidarizim mes muslimanëve, duke porositur që kjo festë të manifestohet në mënyrë sa më madhështore, ngase është festë ku të gjithë muslimanët i shtrijnë dorën njëri tjetrit dhe janë të buzëqeshur.”
Pritjet me rastin e festës së Fitër Bajramit
Si zakonisht në ditën e parë të Bajramit organizohen pritje në selinë e BFI-së, e cila edhe kësaj radhe u frekuentua nga autoritete të larta shtetërore, përfaqësues të partive politike, nënpunësa fetar dhe institucional, qytetarë, etj. Resiul-Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi me rastin e Kurban Bajramit në BFI priti përfaqësues nga Komisioni për Çështje Fetare, përfaqësues të Bashkimit Demokratik për Integrim në krye me Musa Xhaferin, etj.
Telegram urimet për festën e Fitër Bajramit
Për Reis ul Ulemanë e BFI, edhe kësaj rradhe nuk munguan kartolina dhe telegram urimet me rastin e Festës së Fitër Bajramit.
DSC04202 DSC04203 DSC04206 DSC04211 DSC04212 Fiter Bajram 1

Comments are closed.