MANIFESTIMI QENDROR I RIJASETIT TË BFI PËR NDER TË NATËS SË BERATIT

Të enjten në mbrëmje, në xhaminë “Ali Pasha” në Ohër u mbajt Manifestimin Qëndror i Rijasetit të BFI –së për nder të Natës së Bekuar të Beratit, nën organizimin e Myftinisë së Ohrit me në krye Myftiun e Myftinisë së BFI Ohër H. Samet ef. Hajdari dhe Rijasetit të BFI, gjegjësisht sektorit për Kulturë në BFI.
Në këtë natë të Bekuar të Beratit, në këtë manifestim Qendror, në emër të Reisul Ulemasë H.Hfz. Shaqir ef. Fetai i cili është në udhëtim zyrtar, prezantoi Myftiu i Myftinisë së BFI Shkup, Dr. Qenan ef. Ismaili.
Kjo natë u shënua në mënyrën më të mirë, me program të pasur; me Kur’an e ilahi, në prani të mysafirëve tanë, delegacionit të lartë të Dijanetit të Turqisë, Atasheut për çështje fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup Hfz. Mustafa ef. Mesten, Sekretarit Gjeneral të BFI H. Irsal ef. Jakupi, myftilerëve të BFI-së: Myftiut të Gostivarit H. Sabahudin ef. Zendeli, Myftiut të Kërçovës H. Qamil ef. Rushiti, Shefit të Kabinetit të Reisul Ulemasë Dr. Abdilkerim ef. Iseni, udhëheqësve të sektorëve në Rijasetin e BFI –së, Prof. Jusuf ef. Zimeri, Drejtor i Sektorit për Arsim e Shkencë dhe H. Musanif ef. Rufati, Drejtor i Sektorit për Kulturë, personaliteteve të ndryshme, hoxhallarëve e hafizlerëve dhe xhematit të Ohrit.
Me këtë rast, Myftiu i Shkupit në fjalimin e tij të rastit, në emër të Reisul Ulemasë H. Hfz. Shaqir ef. Fetait i uroji të gjithë të pranishmit me rastin e kësaj nate të dalluar tek Allahu xh.sh, me plot mirësi e begati të panumërta.
“Ne, përfaqësues të Islamit, ne që i besojmë Fjalës së Allahut dhe që jemi pasues të rrugës së ndritshme të pejgamberit tone, Muhamedit a.s, duhet që në përditshmërinë tonë me njerëz të cilitdo besimi e kulture të reflektojmë paqe, dashuri e mëshirë në çdo kohë e në çdo vend. Kështu na urdhëron Allahu i Madhërishëm e kështu na porositi edukatori jonë, Muhamedi a.s.”, tha në fjalimin e tij mes tjerash Myftiu i Shkupit, Dr. Qenan ef. Ismaili.
Ju qoftë me hajr kjo natë e Bekuar!

Comments are closed.