Manifestimi nën moton: Muhamedi a.s. Profeti i paqes dhe dashurisë

Manifestimi vjetor

Muhamedi a.s. Pejgamberi i paqes dhe dashurisë

Efendi Rexhepi: “Kur në Ballkan, rrjedhimisht edhe në Maqedoni, depërtoi fryma e sistemit demokratik, bashkë me të depërtuan edhe fryma dhe levizje të ndryshme që përpiqeshin ta devijojnë besimin tonë dhe, një ndër to ishte edhe përpjekja për ta devalvuar dhe për ta minimizuar peshën e Mevluditit i cili në trojet e Ballkanit ishte kultivuar me qindra vite. Sot, këtu, motivi i tubimit tonë është pikërisht manifestimi i Mevludit, respektimi i ditës së lindjes së Pejgamberit s.a.v.s.”

Unioni i Qendrave Islame Shqiptare në Gjermani më 18.12.2016, në qytetin Duissburg, organizoi manifestimin qëndror për mbarë Gjermaninë kushtuar Mevludit- Ditëlindjes së Muhamedit a.s. Pejgamberit të paqes, dashurisë dhe mëshirës. Me ftesë të kryetarit të UIAZD Mensur ef. Halilit manifestimin e nderoi me prezencën e tij Reisul-Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi në shoqërim të Muftiut të Tetovës Prof. Dr. Qani Nesimi, sekretarit gjeneral të BFI Irsal ef. Jakupit, Drejtorit për diaspor në BFI dr. Selver Xhemaili. Fjala e rastit e kryetarit të BFI-M Sulejman ef. Rexhepi ishte e përqëndruar në theksin e kuptimit të drejt të personalitetit të Muhamedit a.s. dhe mesazhit të tij. Diskursi i fjalimit të kryetarit të BFI së Maqedonisë ishte i përqëndruar në rolin kyç të formimit të personalitetit të besimtarit bashkëkohor nën refleksionin e modelit të përkryer dhe shembëlltyrës njerëzore të Muhamedit a.s. Në këtë prizëm efendi Rexhepi foli edhe për unitetin e myslimanëve, për përbashkimin e tyre kudo qofshin dhe veprofshin. Theks të veçantë vuri edhe në rëndësinë e formumit të asociacionit të myslimanëve shqiptarë në Gjermani, i cili, duke i mbrojtur interesat e këtij xhemati, do ta ketë më lehtë që edhe të thirret në emrin e këtij xhemati por edhe të garantojë mirëvajtje dhe bashkëpunim edhe më të lartë dhe më të sinqertë me të gjitha organet shtetërore të shtetit demokratik gjerman.
“Në Kuranin e Madhërishëm Allahu Fuqiplotë thotë: “O Muhamed, Ne të dërguam që të jeshë mëshirë për të gjithë në botërat.” Pra, lindja e Muhamedit a.s. ishte lindja e mëshirës për të gjithë në tokë, çlirimi i njerëzimit nga robëria, ishte lindje e një lufte kundër injorancës dhe besimeve të kota. Me lindjen e Pejgamberit s.a.v.s. të gjitha besimet e kota morën goditjen e fundit dhe morën fund të gjitha manipulimet në emër të Zotit e të besimit. Ky vend këtu do të dëshmojë në ditën e kjametit për shprehjen e respektit tim ndaj ditës së lindjes së Pejgamberit a.s.
Kur në Ballkan, rrjedhimisht edhe në Maqedoni, depërtoi fryma e sistemit demokratik, bashkë me të depërtuan edhe fryma dhe levizje të ndryshme që përpiqeshin ta devijojnë besimin tonë dhe, një ndër to ishte edhe përpjekja për ta devalvuar dhe për ta minimizuar peshën e Mevluditit i cili në trojet e Ballkanit ishte kultivuar me qindra vite. Sot, këtu, motivi i tubimit tonë është pikërisht manifestimi i Mevludit, respektimi i ditës së lindjes së Pejgamberit s.a.v.s. Dua të them që përpjekjet e atyre lëvizjeve antiislame nuk ia arritën qëllimit.
Dikur i vetmi shtet antifetar në botë ishte shteti yunë amë Shqipëria, por, as ai sistem nuk ia arriti që ta çrrënjosë besimin tek shqipotarët. Ne si BFI gjithnjë e kemi pasur në strategjinë tonë që xhamitë, xhematet tona në Perëndim të gjejnë formën, modusin, se si të afrohen dhe të bashkëverpojnë. Kështu lindi iniciativa që të formohet një union i imamëve, ashtu siç është në Itali, në Zvicer, në Austri dhe më gjërë. Megjithatë, këtu në Gjermani punohet për një formë tjetër të organizimit. Nëse kjo formë organizative do të ketë qsje profesionale dhe të sinqertë, ashtu siç e ka për momentin, atëherë lirisht mund të themi se kjo formë e organizimit do të jetë shumë e fuqishme, sepse këtu nuk bëhet fjalë vetëm për një union të imamëve por bëhet fjalë për një union të qendrave islame dhe kjo formë e organizimit është e fuqishme, sepse përveç imamëve këtu nën organizim futet edhe elementi i xhemateve. Në emër të BFI të RM e përshendesh përzemërsisht këtë formë të organizimit dhe i ftoj që të gjithë t’ i bashkangjiten, sepse është një organizim shumë islamik dhe duhet të përkrahet dhe jo të sulmohet. Perjgamberi a.s. thoshte që të gjithë ata që ndahen, që fraksionojnë, përfundimi i tyre është xhehenemi. Ne duhet të jemi unik, të jemi të bashkuar, sepse bashkimi ynë e bën forcën, forca e trason rrugën në të cilën asgjësohen të gjitha barierat. Pejgamberi s.a.v.s. thoshte: “Unë u dërgova që ta kompletoj moralin tuaj”! Unë jam shumë i lumtur kur shoh se në mesin e myslimanëve tanë këtu e më gjërë, niveli i etikës, i moralit është i kënaqshëm. Dhashtë Zoti që ky takim mos të jetë i rastësishëm apo i fundit, por i përvjetshëm, të bashkohemi kështu, sepse vetëm bashkimi na shpëton dhe na ndihmon.
Sa më të bashkuar që të jeni, sa më shumë që t’i respektoni drejtuesit e juaj, sa më shumë që do të koperoni me autoritetet gjermane aq më pak do të ketë shansin që të depërtojë në mesin tuaj elementi i huaj dhe t’ju bëj dëme të parikuperueshme. Populli dhe shteti gjerman historikisht kanë qenë pranë popullit shqiptar, prandaj, është obligim i yni moral që ndaj këtij populli dhe ndaj këtij shteti të sillemi me përgjegfjësi të lartë. Unë kam besimin e plotë se Unioni i Qendrave Islame Shqiptare në Gjermani do të jetë shembull për të gjithë asociacionet e tjera në kultivimin e ndjenjës së përgjegjësisë, të respektimit si dhe të ndërtimit të shtetit ku jetojnë e ku veprojnë. Fundja, kjo është edhe porosi islame”, ka theksuar, veç të tjerash, Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi.
Në këtë manifestim morrën pjesë personalitete të shquara të jetës fetare, kulturore e afariste. Programi u zhvillua me demostrimin e këndimeve dhe paraqitjeve fetare, artistike dhe kulturore. Përpos këndimeve të pjesëve kuranore nga zërat më të bukur të imamëve që shërbejnë në Gjermani, pjesëve të mevludit dhe ilahive nga kori i xhamisë shqiptare në Duissburgut, të pranishmit i përshëndetën personalitet e shquara të jetës fetare në Diaspor.
Manifestimi u përmbyll me darkën e shtruar nga organizatorët për të gjithë të pranishmit.
Java e manifestimeve të Ditëlindjes së Profetit të mëshirës në Gjermani u përmbyll me seminarin trajnues të organizuar nga UIAZD, ku të pranishëm ishin shumica dërmuese e imamëve me shërbim në mbarë Gjermaninë.
Të pranishmëve në këtë seminar nën moderimin e Rexhep ef. Sulejmanit, imamit në Shtutgart, në fillim iu drejtuan dy përgjegjësitë për diasporën e Bashkësive Islame: Doc. Dr. Selver Xhemaili përgjegjës për diasporën pranë BFIM dhe Mr. Ekrem Simnica për Kosovën.
Ndërsa temat kryesore para imamëve i demonstruan Prof. dr. Musa Musai i cili diskursin e bisedës së tij e kishte të orientuar tek titulli: Thirrësi njohës i rrethanave psikosociale në shoqëri; pozicionimi i thirrësit islam mes tradicionales dhe bashkëkohores.
Dhe ligjeruesi i dytë ishte Doc. Dr. Çefli Ademi i cili temën e tij e kishte përqëndruar rreth komparacionit mes të drejtës islame dhe kushtetutës së Gjermanisë nga këndvështrimet etike në interpretimin e të drejtës si nocion universal.
Së fundmi falenderojmë Unionin e Qendrave Islame Shqiptare në Gjermani për organizimin në nivel dhe njëkohësisht udhëheqësisë dhe drejtuesve të këtij institucioni me peshë në shoqërinë Gjermane iu urojmë sukses në veprimtarinë dhe aktivitetet e tyre të mëtejme.
d1

d2

d3

d4

d5

d6

Comments are closed.