Manifestimi i duasë së hifzit të hafizes Jusra Fatmir Shabani në xhaminë e fshatit Çellopek

Në një ambienti impozant në Xhaminë e fshatit Çelloprek të Tetovës, nën organizimin e Myftinisë së Tetovës me në krye Myftiun Dr. Qani ef. Nesimi, u bë promovimi i përfundimit të hatmes së leximit të Kur’anit Famëlartë të hafizes Jusra Fatmir Shabanit, nën udhëheqjen e Muhafizit Hfz. Ibrahim ef. Alija- Imam në xhaminë Rinija, në të cilin mori pjesë Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i shoqëruar nga Dr. Husejn al Davudi, Kryetar i SCR – Këshilli Skandinav për marrëdhënie ndërkombëtare dhe anëtar i Rabitatul alem el islami, i shoqëruar nga Dr. Avad Saleh, antar i Asamblesë së Uneskos për kulturë dhe dialog të cilët ishin mysafirë specialë në këtë manifestim të duasë së hifzit.
Poashtu të pranishëm ishin edhe Sekretari Gjeneral i BFI H. Irsal ef. Jakupi, Myftiu i Strugës Mr. Salim ef. Sulejmani, Myftiu i Shtipit Mr. Nasir ef. Rexhepi, Myftiu paraprak i Tetovës Hfz. Nexhati ef. Limani, Drejtori i Medresësë Isa Beu Prof. Ibrahim ef. Idrizi, Familjarë të hafizes së re, Drejtorë të sektorëve të ndryshëm të Rijasetit të BFI, Mysafirë nga Kosova dhe Shqipëria, profesorë nga Medreseja dhe Fakulteti i Shkencave Islame, hoxhallarë e imamë nga vendi e nga diaspora, xhematlinj dhe besimtarë, ku përcollën një program të organizuar bukur si për nga forma po ashtu edhe për nga përmbajtja.
Tubimin e përshëndeti nikoqiri i këtij manifestimi Dr. Qani ef. Nesimi, i cili përshëndeti të pranishmit duke cekur se tubimet e këtilla janë bazë e një ardhmërie të shëndoshë islame, me ç’rast mosha gjithnjë më e re e hafizlerëve, na bën të ndjehemi krenarë. Ai potencoi se Hafizja Jusra është hafizja më e re në këto dy dekadat e fundit.
Poashtu, fjalën kryesore e mbajti Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i cili në paraqitjen e tij dha këshilla mbi rolin e edukimit të fëmijëve dhe gjeneratave të reja për të trasuar rrugën e Islamit drejt ardhmërisë, pavarësisht se ku ndodhen ata, në vendlindje apo në mërgim. Për ta përçuar amanetin e gjyshërve tanë vend dhe për të krijuar kushte më të volitshme për edukimin dhe arsimimin e breznave të rinj të cilët duhet të ecin me kohën. Rasti me Hafizen e re Jusra Shabani dhe familjes Shabani të përgjithësi, është një rast i cili duhet të merret për shembull nga të gjithë.
Duanë e bëri Myftiu paraprak i Tetovës Hfz. Nexhati ef. Limani, ndërsa namazit të Drekës i priu Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai.

Comments are closed.