Manifestim në Kumanovë me rastin e diplomimit së hafizit të ri, Hamza Llukman Neziri nga fshati Opajë.

ku kumNë prezencën Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema h.Sulejman ef.Rexhepi, Muftiut të Muftinisë së Tetovës, Prof.Dr.Qani ef.Nesimi, Muftiu i Muftinisë së Gostivarit, Shaqir ef.Fetahu, Muftiu i Muftinisë së Kërçovës Murat ef.Husejni si dhe, Kryeimami i Muftinisë së Shkupit, Mevludin ef.Aliu si dhe mysafirëve nga R. e Shqipërisë, R e Kosovës, Lugina e Preshevës dhe nga R. e Turqisë, si dhe hoxhallarë nga gjithë tereni i Kumanovës dhe nga të gjitha trojet tjera shqiptare.
Të pranishmëve me fjalë përshëndetëse iu drejtua Muftiu i Muftinisë së Kumanovës, Abedin ef.Imeri, i cili në fillim përshëndeti Kryetarin e BFI-së, Reisul Ulema h.Sulejman ef.Rexhepi dhe e falënderoi për prezencën e tij në këtë manifestim solemn dhe të gjithë të pranishmëve u dëshiroi mirëseardhje, duke lutur Allahun që t`i shpërblejë me të mirat e Tij të pafund. Ai në vazhdim tha se Muftinia e Kumanovës u pasurua edhe me një hafiz të ri, përhajr i qoftë familjes së tij dhe lus Allahun që ta ruajë nga çdo e ligë. Të pranishmit i përshëndeti edhe Kryetari i Bashkësisë Islame të Gjakovës, Ahmet Hoxha dhe përfaqësuesi nga Lugina e Preshevës, Imami i Xhamisë së Bujanocit, Ulvi ef. Fejzullahu.
Në vazhdim të pranishmit i përshëndeti prindi i hafizit, Llukman ef.Neziri dhe në fund fjalën e rastit e mbajti Kryetari i BFI-së, Reisul Ulema h.Sulejman ef.Rexhepi, i cili tha: Sot Bashkësia Fetare Islame në RM u pasurua edhe me një ushtar të Kur`anit, hafizin e ri Hamza Neziri, prindi i të cilit, hoxhë Llukmani nuk ka pasur djalë tepër për ta shkolluar në këtë drejtim, por dëshira e tyre e flaktë, e ka bërë që ai ta dërgojë birin e tij në Gjakovë për ta mësuar Kur`anin përmendësh. Lus Allahun që hafizit të ri t`i japë shëndet dhe suksese në të ardhmen, urime hafizit dhe familjes së tij, Zoti ju bekoftë.
Në fund të programit, hafizi i ri i lexoi suret e shkurtëra, ndërsa duanë e hifzit e bëri Muftiu i Muftinisë së Gostivarit, Shaqir ef.Fetahu.

Comments are closed.