Manifestim “ Mirë se erdhe o Ramazan” në Dollneni të Prilepit

Në shenjë të pritjes së muajit madhështor të Ramazanit, në fshatin Llazhani të komunës së Dollnenit në Prilep u realizua manifestim fetar. Në këtë aktivitet pjesëmarrës ishte Sekretari i Përgjithshëm i BFI-së, h. Afrim ef. Tahiri, myftiu i Myftinisë së Prilepit, Mustafa Topallovski, myftiu i Myftinisë së Manastirit, Pllum Veliu, Profesor të Medresesë Isa Beu, imamë nga Prilepi dhe Manastiri si dhe xhematë të këtyre hapsirave. Në këtë manifestim u prezentua një pjesë e korit të Medresesë Isa Beu me ilahi për Ramazan në gjuhën shqipe, turke, boshnjake etj.

3

Fjalë rasti në këtë manifestim kishte Sekretari i Përgjithshëm i BFI-së, h. Afrim ef. Tahiri, i cili mes tjerash potencoi: “ Po fillojmë këtu nga rrethi i Prilepit për të vazhduar në qytete të tjera si Manastir, Resnje, Veles, Ohër, etj., andaj më lejoni që shkurtimisht tu themi disa fjalë lidhur me Medresenë Isa Beu, ku këtu para jush kemi një pjesë të korit të Medresesë, kurse gjithsej kemi 750 nxënës të rregullt dhe mbi 300 me korrespodencë për të cilët BFI falë ndihmës së besimtarëve të saj po ia arrinë që të jetë në hap me nevojat e kohës. Të nderuar shqiptarë, boshnjak, turq, torbesh, vëllezër nga Kurani dhe Pejgamberi, Ne nuk ju harrojmë juve, ne e mbajmë fjalën dhe jemi këtu sot, dhe kërkoj të dëgjoj nga ju a qëndroni fuqimisht me BFI-në e Maqedonisë?  Ne jemi të vendosur të vazhdojmë me angazhimet tona për të investuar në ardhmëri në garantimin e fesë Islame. U pyes se a jeni të vendosur edhe ju? Ne nuk erdhëm këtu për ju më të rriturit, por për fëmijët tuaj, andaj të bashkëveprojmë për një të ardhme më të mirë. Ju falënderit, Zoti ju bekoftë!

Comments are closed.