Manifestim madhështor i OH HILAL me rastin e Kurban Bajramit

Manifestim madhështor në një atmostferë impozante, me pjesëmarrës të shumtë OH HILAL organizoi mbrëmje festive me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Në  këtë solemnite pjesëmarrës ishte Reis ul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, kryetari OH HILAL, Mustafa Dauti, anëtar të Riasetit dhe Kuvendit të BFI-së, përfaqësues të partive politike, përfaqësues të korit diplomatik në Shkup, përfaqësues të pushtetit lokal, deputet të pavarur, përfaqësues të mediave dhe sektorit civil, mijëra qytetar akademik dhe në përcjellje të drejtpëdrejt nga teleshikues nga i gjithë vendi dhe diaspora përmes Kanalit të II në gjuhën shqipe të TV të Maqedonisë dhe televizioneve lokale, si dhe TEK RUMELI TV nga Turqia.sam_4854

Fillimisht të pranishmit dhe teleshikuesit përcollën dokumentarin kushtuar themelimit të OH El-Hilal, veprimtarisë së saj dhe si e përvetësuan individ të pandërgjegjshëm dhe shfrytëzojnë edhe sot e kësaj dite. Në vazhdën e këtij filmi dokumentar ndoqëm themelimin e OH HILAL që funkisonin dhe vepron në kuadër të BFI-së dhe gjithë atë që po bënë kjo organizatë humanitare duke ju dalë në ndihmë nevojtarëve dhe gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë.
Reis ul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi përcolli mesazhin e tij opinionit të gjërë në vend dhe gjithandej ku jetojnë dhe veprojnë bashkatdhetarët tanë. Me një kor të BFI-së i përbërë nga mbi 100 anëtarë dhe me një orkestër të madhë me 20 anëtarë disa prej tyre ekskluzivisht të ardhur nga Turqia për ta bërë sa më impozant këtë manifestim u kujdesën edhe sponsorët si: UKA KOMERC, Fondacioni DAUTI, KOMPANIA RAMADANI, EVN- Maqedonia, UNIQA, STOPANSKA BANKA dhe ATILA.
Prezentuesi i këtij manifestimi, Vjollca Zylebari ju shprehi mirëseardhje të gjithë të pranishmive dhe teleshikuesve që drejpërdrejtë përcjellnin këtë manifestim qëndror që organizoi OH HILAL, në sallën Univerzale në Shkup. Udhëheqësja  fillimisht ftoi në skenë Korin e BFI dhe orkestrin ku e gjithë ajo skenë ishte e udhëhequr nga maestro Dr. Abas Jahja.
Prezentuesja e manifestimit, më tej ftoi Kryetarin e BFI-së, Resi ul Uleman, H. Sulejman ef. Rexhepi që të përcjell porositë dhe gjithë atë që buron nga kjo festë mbarë myslimane.
Resi ul Ulema i BFI-së shpalosi një porosi Hyjnore nga Kurani Famëlartë duke përcjellur të gjithë të pranishmive dhe telespektatorëve: “ Ju jeni populli më i mirë që është shfaqur ndonjë herë në mesin e njerëzimit, ju urdhëroni për vepra të mira, e ndaloni nga veprat e këqija edhe Allahun e besoni.” (Ali Imran:110)
Gjatë fjalimit të tij Reis ul Ulema shprehi se : “Neve po përcjellim Kurban Bajramin, festë që simbolizon sakrificën e gjësë më të dashur që kemi për hir të Allahut, ku këtë frymëzim e përjetojmë nga momenti i paharruar që ndodhi në historinë e njerëzimit me Ismailin a.s, me çrast babai i tij, Ibrahimi a.s deshi të e sakrifikon djalin e tij për hir të Allahut Fuqiplotë. Nga ajo që perceptuam është se gjithnjë duhet krijuar mundësi që të gjithë individët e shoqërisë tonë janë inde kyçe për të gjithë ne, dhe pjesë e pa ndashme e shoqërisë tonë. Ashtu të jemi të lidhur që askush mos të e ndjen veten të ndarë prej nesh, ndërsa kjo festë e dëshmoi gjithë atë që ka synim feja Islame, se të gjithë jemi një, para të Madhërishmit, Zot.
Ky manifestim që po organizon Organizata Humanitare “ Hilal” e cila është themeluar dhe vepron në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame na grumbulloi të gjithëve pa dallim përkatësisë tonë kombëtare dhe kulturore, si dhe ngjyrës së gjuhës që flasim. Sot dhe gjithnjë shpirti ynë do të jetë human dhe solidar ashtu siç ka qenë deri më tani. Kjo fotografi që po shihni tani në këtë skenë na flet për madhështinë që ka Islami mbi shoqërinë, neve kemi fe multietnike dhe të gjithë ndjehemi si një trup. Veshja e këtyre pjesëmarrësve në skenë që është shumëngjyrëshe dhe shumëkulturore dëshmon frymën e konceptit të unitetit ndërvëllazëror, ndërsa të gjitha këto instrumente na prezantojnë një fotografi shumë dimensionale të kulturës islame që kemi kultivuar ndër shekuj. Me një fjalë kjo kornizë që  kemi përballë është fakt për zemërgjerësinë që ka manifestuar gjithnjë feja islame për më shumë se XIV shekuj.
Tingujt që burojnë nga kjo skenë na bënë përshtypje se ilahitë, kasidet, folklori, janë elemente të besimtarëve musliman që kanë etnitet të ndryshëm e që afërsinë e tillë e ka hartuar vetëm Allahu i Lartëmadhëruar të cilën e ka prezantuar në Kuran duke thënë: “Ne, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet veti…” Më pastaj shtoi: “ Islami është fe humane që kujdeset për çdo shtresë të shoqërisë, kategori dhe klasë.Humanizmi është një doktrinë për dashurinë dhe ndjenjat njerëzore, artikuluar përmes veprës të frymëzuar nga edukatori më i madh i njerëzimit, Muhamedit a.s. Filozofia dhe koncepti i humanizmit dhe ndjenjës së senzibilitetit ndërshoqëror rilind si rezultat i sensit të afërsisë shpirtërore duke perceptuar kërkesën e çdo nevojtari dhe bonjaku. Sakrificën që kemi bërë ditëve që lamë pas neve do ju hapim shtigjet e reja të gjithë atyre që po ndjekin rrugën e edukimit për t’i shërbyer popullit, njerëzimit dhe perspektivës së ummetin në tërësi.
Neve ndër gjenerata kemi pasur figura dhe personalitete që me forcën e arsyes dhe ngjyrën e penës na lanë testamente shumë të ndritura të cilat na shërbejnë si shenja për të gjet më mirë rrugën e të së ardhmes tonë. Edukimin që kemi trashëguar është një përvojë e pakontestueshme që na lidhë të gjithëve dhe se të njëjtën duhet ofruar brezave të ri.
Kjo eksperiencë gjithnjë ka pasur një synim të cilin e kemi ndërtuar si model dhe qasje për të ardhmen e shoqërisë tonë. Shfrytëzoj rastin që në emër të Bashkësisë Fetare Islame të R. së Maqedonisë, në emër të OH Hilal dhe në emrin tim personal edhe një herë ua uroj këtë festë islame, duke iu drejtuar me lutje Mëshirëplotit për ndihmë, mbarësi, shëndet dhe lumturi. Urime të përzemërta u shprehim të gjithë besimtarëve tanë në vend dhe diasporë duke iu dëshiruar mirëqenie dhe harmoni familjare gjatë ditëve të festës së Kurban-Bajrami”-shtoi Reis ul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi. Ndërsa kryetari OH HILAL, Mustafa Dauti shprehi se manifestimet e këtij lloji do të jenë tradicional kushtuar dhe organizuar për festën e Kurban Bajramit. Këtë manifestim edhe më të begatshëm e bënë mysafirët që erdhën dhe u prezentuan me këndimet e tyre enkas për këtë manifetsim siç ishin: Abdurahim Sulejman, Aziz Halili dhe Muhsin Sulejmani dhe grupit këndues që u paraqitën me disa ilahi dhe këng burimore shqipe.

Comments are closed.