Manifestim kushtuar ditëlindjes së Muhamedit a.s

Në një ambient spektakular në sallën e sporteve “Rinia” në Gostivar, nën organizim të Myftinisë së BFI-së, Gostivar u shënua ditëlindja e Muhamedit a.s.
Në këtë manifestim pjesëmarrës ishte Reis ul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, Myftiu i Gostivarit, Shaqir ef. Fetahu si nikoqir i manifestimit, Myfti të Myftinive të BFI nga i gjithë vendi me bashkëpunëtorët e tyre. Por, gjithashtu vlenë të theksojmë se në këtë manifestim morrën pjesë personalitete politike të pushtetit qëndror dhe lokal, Ministra, deputet, prefekt, biznismen, drejtorë institucionesh, etj. Ky manifestim tani më me karakter tradicional e që sivjet ishte i nënti me rradhe u transmetua drejtpërdrejt në TVM2.
Fjalë përshëndetëse në këtë manifestim fetar kishte Myftiu i Gostivarit, Hfz. Shaqir ef. Fetahu, i cili vlerësoi figurën dhe personalitetin e Muhamedit a.s, si mëshirë për botërat.
“Ai u dërgua si mëshirë për të gjithë botërat. Predikimin e fjalës Hyjnore që bëri ishte për të ndryshuar konceptet shoqërore në të gjitha kohërat…”, tha ef. Fetahu. Ai mes tjerash shprehi mirënjohje për përkrahjen që ka marrë Myftinia për organizimin e manifestimit tradicional nga donatorët e në veçanti Komunën e Gostivarit, Bërvenicës dhe Vrapçishtit.
Në fjalën e rastit Reis ul Ulema i BFI-së,H. Sulejman ef. Rexhepi filloi me një ajet nga Kurani Famëlartë që kishte të bëjë me Muhamedin a.s, “ (O Muhamed) Nuk të dërguam tjetër përveç si mëshirë për mbarë botërat”.
Ai ishte figura më e shquar, më e ngritur e historisë së njerëzimit. Muhamedi a.s pas një predikimi të fesë Islame për 23 vite gati të plota i dhuroi botës standarde të reja mbi funksionimin e shtetit, ligjit, fesë, tolerancës, mirëkuptimit, harmonisë fetare. Megjithatë, Ai ishte përgëzues dhe qortues. Ai gjithnjë i përgëzonte sahabët dhe ata që bënin vepra të dobishme, por ishte edhe qortues i atyre që bënin dëme dhe vepra jonjerëzore.
Muslimanët janë të dobishëm dhe gjithnjë kontribuojnë për shoqëritë, asnjëherë nuk dëmtojnë dhe nuk fyejn fetë tjera, përdallim nga ne ka popuj që i fyejn dhe i përdhosin vlerat më të shenjta të islamit. Andaj neve muslimanëve duhet që të të ndjekim dy vlerat më të mëdha të islamit, siç janë Kurani dhe Suneti i Muhamedit a.s. Meqë çdo krijesë e gjallë do të shijoj momentin e përfundimit të kësaj bote ashtu ndodhi edhe me Muhamedin a.s, nga e cila kuptojmë se edhe pse ishte më i dashuri i Allahut, por ai nuk u priveligjua nga vdekja.
Ai ishte më i dalluari nga të gjithë Pejgamberët ngase ky ishte Hatemul Enbija vel Murselin, Vula e të gjithë pejgamberëve ( Nebij dhe Resul). Në fund të jetës së tij, Ai ua la dy gjëra muslimanëve dhe njerëzimit, Kuranin dhe Sunetin e tij. “ shtoi mes tjerash kreu i BFI-së. Reis ul Ulema në emër të BFI-së dhe në emrin e tij personal uroi të gjithë besimtarëve mysliman në vendlindje dhe diasporë ditëlindjen e personalitetit më të madhë të njerëzimit, Muhamedit a.s.
Pjesa artistike u mbush me këndimin e disa vargjeve nga Kurani famëlartë, Ilahive nga Kori i SH.M.I. Medreseja Isa Beu – Paralelja e shtrirë e vajzave – Gostivar, kori i qytetit, artisti i popullit, etj. Dhe krejt në fund Myftinia e BFI, Gostivar ndau disa mirënjohje për personalitete të shquara fetare që kishin kontribouar në të kaluarën e deri më tani për kultivimin e vlerave fetare Islame, në mesin e të cilëve u dekorua edhe Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi për kontributin e dhënë në të gjitha aspektet, por në veçanti për hapjen e paraleles së vajzave të SHMI Medresësë Isa Beu, në qytetin e Gostivarit.

NAC_1 NAC_2 NAC_3 NAC_4 NAC_5

Comments are closed.