Manifestim kushtuar ditëlindjes së Muhamedit a.s

Muhamedi a.s. është drita, mëshira dhe krenaria e njerëzimit
Në një atmosferë impozante në sallën e sporteve “Rinia” në Gostivar, nën organizim të Myftinisë së BFI-së, Gostivar u shënua ditëlindja e Muhamedit a.s, “ Mirë se erdhe o Resulallah”
Në këtë manifestim pjesëmarrës ishte Reis ul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, Myftiu i Gostivarit, Shaqir ef. Fetahu si nikoqir i manifestimit, Myfti të Myftinive të BFI-së, udhëheqësit e institucioneve edukativo-shkencore të BFI-së, atesheu për çështje fetare pranë ambasadës turke në Shkup, Sejfetin Ersoy, dekani i Fakultetit të Ilahijatit të Bursës. Por, gjithashtu vlenë të theksojmë se në këtë manifestim morri pjesë prefekti i Gositvarit, Nevzat Bejta, Ministri i Mbrojtjes, Talat Xhaferi, koordinatori i grupit parlametar të BDI-së, Nexhati Jakupi, prefekti i Vrapçishtit, personalitete nga vendi dhe jasht, biznismen, drejtorë institucionesh, etj. Ky manifestim tani më me karakter tradicional, i cili këtë vit kremtoi vitin jubuilar të dhjetin me rradhë dhe se i njejti u transmetua drejtpërdrejt në TVM2 si dhe në TV dhe Radoi lokale të Gostivarit.
Fjalë përshëndetëse në këtë manifestim fetar kishte Myftiu i Gostivarit, Hfz. Shaqir ef. Fetahu, i cili vlerësoi figurën dhe personalitetin e Muhamedit a.s, ngase atë e kishte ngritut Allahu në një shkallë të lartë të moralit. Mes tjerash potencoi se për personalietit e Muhamedit a.s kishin folur shumë mendimtar dhe filozof të kohës tone dhe nga e kaluara. Ai mes tjerash shprehi mirënjohje për pjesëmarrjen e shumë personaliteteve nga vendi dhe jasht, si dhe falënderoi të gjithë donatorët për përkrahjen që ka marrë Myftinia për realizimin e manifestimit tradicional “ Mirë se erdhe o Resulallah”.
Në fjalën e rastit Reis ul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi demosntroi një ajet nga Kurani Famëlartë që kishte të bëjë me Muhamedin a.s, “ (O Muhamed) Nuk të dërguam tjetër përveç si mëshirë për mbarë botërat”. “Është kënaqësi e madhe që freskohemi dhe kalojm çaste të këndshme duke përkujtuar figurën më të madh të njerëzimit Muhamedin a.s. Lindi drita e njerëzimit, lindi mëshira e të gjitha botrave, e sidomos krenari e posaçme është që ne jemi ummeti i Tij. Sot kënaqsia edhe më e madhe është me hudhjen e gurthemelit të xhamis së madhe në Tiranë në udhëheqjen e kreut të KMSH, Selim Muça, madhështia e këtij gurthemeli historik është kur atë e përshëndeti dhe e bekoi kryemnistri shqiptar dr. Sali Berisha dhe pjesëmmarrja e prefektit të Tiranës, Lulzim Basha. Nga ky moment dua të preki një segment që Allahu Fuqiplotë e zgjodhi me moralin më të përsosur të njerëzimit Muhamedian a.s , i cili thoshte: “ Jam i dërguar që të përsosi shkallën më të lartë të moralit”, andaj unë krenohem me popullin musliman në Maqedoni, ngase moralin më të fuqishëm të ndjenjave islame në Evrop e ka po ky popull. Forca e moralit të popullit tonë këtu, mendoj se e meritojmë të jetojm dhe të trasojmë perspektivën tonë lirshëm, dhe jo rastësisht BFI ka hapur dyert e edukimit të gjeneratave të reja. Kënaqësia jonë më e madhe është atë që e perjetova në Tiranë, kam bindje se do e përjetoj në Shkup, ajo kënaqësi do të jetë kur ne sëbashku me faktorin politik që participon në pushtet do ta rindërtojmë Burmali xhamin, dhe se këtë premtim e kam pranuar nga njeriu që e përfaqëson atë subjekti politik. Prandaj vetëm të bashkuar mund të ecim para, apeli im është që të unifikohemi edhe pozita ehe opozita dhe sëbashku të hapim rrugët tona në çdo segment.”
Pjesa artistike u mbush me këndimin e disa vargjeve nga Kurani famëlartë të kënduar nga Aziz Alili, Xhemail Nuhiu, Ilahive të realizuara nga Kori i SH.M.I. Medreseja Isa Beu – Paralelja e shtrirë e vajzave – Gostivar, kori i Myftinisë së Gostivarit. Këtë manifestim e bënë edhe më të veçantë paraqitja e artistëve të popullit si Mirush Kabashi, Bastri Lushtaku, Adem Karaga, pastaj me ilahije u prezentua edhe Shyrete Beluli, etj. Myftinia e BFI, Gostivar ndau disa mirënjohje për personalitete të shquara fetare që kishin kontribouar në të kaluarën e deri më tani për kultivimin e vlerave fetare Islame, në mesin e të cilëve u dekorua edhe Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi për kontributin e dhënë në të gjitha aspektet.

image_1366564163639078 image_1366564163639107 image_1366564163639095

Comments are closed.