Manifestim kulturor në Muftininë e Velesit

DSC05335Askush nuk mund ta pengojë hovin e Islamit

 

Në vazhdën e aktiviteteve të Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame që po ndërmeren gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, ishte edhe koncëerti me Ilahi dhe lexime të Kur’anit Fisnik, në Muftininë e Velesit, gjegjësisht në fshatin Orizar të Velesit.

Delegacioni i Bashkësisë Fetare Islame nën udhëheqjen e Sekretarit Gjeneral të BFI-së H. Afrim ef. Tahiri ishte i përbërë nga udhëheqës të sektorëve të ndryshëm në BFI si dhe nga Drejtori i Medresesë Isa Beu, Ibrahim ef. Idrizi në shoqërimin e shumë profesorëve të kësaj medreseje dhe Fakultetit të Shkencave Islame.

Kori i Rijasetit të BFI-së, nën udhëheqjen e Dr. Abaz Jahja edhe një herë dëshmoi se kultura dhe tradita në Islam asnjëherë nuk njohin bariera në aspektin gjuhësor. Gjatë programit artistik u kënduan ilahi dhe kaside në shumë gjuhë: anglisht, shqip, maqedonisht, turqisht dhe Boshnjakisht.

Para të pranishmive dhe mysafirëve nga vendi dhe nga jashtë, Sekretari Gjeneral i BFI-së H. Afrim ef. Tahiri premtoi se nuk ka forcë në këtë Botë e cila mund ta ndalojë Bashkësinë Fetare Islame që ti mbron të drejtat e muslimanëve dhe ta avancon fjalën e Allahut të plotfuqishëm në këtë nënqiell. Ai gjithashtu u bëri thirje banorëve të kësaj ane që të tregohen më aktivë në organizimin e jetës fetare të këtyre troje dhe njëherit i ftoi gjeneratat e vjetra dhe posaçërisht ato të reja që të fillojnë ta mendojnë si perspektivë të tyre edhe arsimimin në Medresenë Isa Beu. Ai gjithashtu u bëri thirje të gjithë besimtarëve që nga ky muaj i

bekuar të dalin më të fuqishëm duke e respektuar njëri tjetrin mes vete, pa dallim të kombësisë dhe të besimit.

“Të nderuar të pranishëm, jemi sot këtu që në emër të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë dhe Kryetarit të saj Reisul Ulema H. Sulejman effendi Rexhepi t’u urojmë muajin e bekuar të Ramazanit” tha Sekretari Gjeneral H. Afrim ef. Tahiri I cili më tej shtoi se: “Para jush ishin nxënësit e Medresesë Isa Beu, në të vërtet një përqindje e vogël ngase Medreseja Isa Beu numëron një numer të madh të nxënësve, mbi 750 nxënës të rregullt, mbi 300 më korsepodenc si dhe një numër të konsiderueshem të studentëve të Fakultetit të Shkencave Islame.

Këtu jemi për ju që jeni present por edhe pë rata që nuk janë present jo për të moshuarit por për fëmijet e tyre që janë këtu, me të vëtmin qëllim për të ngritur interesimin për medresen Isa Beu që inshalla vitin e ardhëshëm të kemi nxënës edhe nga ky vend dhe nga kjo hapsirë, në medrsen Isa Beu.

Jemi këtu për tu bërë me dije juve dhe gjithë atyre që do ta dëgjojnë këtë fjalim se Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë me të hyrat vullnetare nga besimtarët e këtij vendi po i mbanë medreset, ajo është e vendosur për të vazhduar edhe me tej të zgjërohet dhe ti rrisë kapacitete e veta, me të vetmin qëllim për ta mbrojtuar fenë e Allahut fuqiplotë dhe për të ngritur Allahun fuqiplotë.

Andaj pasi që ne jemi të vendosur për të vazhduar më tutje, për ta mbrojtuar fenë islame në këto hapsira, atëherë pyetja ime direkte për ju këtu dhe nëpër qytet tjera ku kemi qene dhe ku do të shkojmë ishte dhe do të jetë: A jeni edhe ju që neve të vazhdojmë, a jeni ne përkrahje të BFI-së në këtë politikë?”

Menjëherë pas këtyre pyetjeve të drejt-për-drejta, xhemati dhe mysafirët njëzërit u përgjigjën “Po” dhe me duartrokitje frenetike e përkrahën

Sekretarin Gjeneral të BFI-së i cili ë tej vazhdoi fjalimin me garanci të sinqerta, duke thënë: ”U garanatojmë që gjithandej ku shkojmë kemi një mbështetje të fuqishme dhe ishalla do të vazhdojmë dhe se në këto hapësira nuk do të ketë fuqi që do ta ndali hovin e fesë islame.

Më lejoni që krejt në fund, të lus Allahun fuqiplotë që për çdo vepër tuajën që ju e bëni gjatë muajit të Ramzanit, inshalla Allhau ua shpërblen. Allahu ua pranoftë ibadetet, agjërimin dhe e lusim Atë që nga ky Ramazan neve të gjithë së bashku të dalim më të fuqishem edhe shpirtërisht edhe fizikisht por edhe intelektualisht. Lus Allahun Fuqiplotë që neve të na mbron dhe të na ndihmon dhe të gjithë ata që e ndihmojnë fenë e Allahut tu japi zhvillim të mëtutjeshëm”.

Më pas për të pranishmit u shtrua një iftar ku ilahitë vazhduan të këndohen deri në orët e vona të natës, me çrast u madhështua edhe kjo ditë e bekuar e Ramazanit.

DSC05360 DSC05374  DSC05349 DSC05340

Comments are closed.