MANIFESTIM FETAR ME RASTIN E VËNIES SË GURRTHEMELIT TË XHAMISË SË RE NË FSH. JAZHINCË

11921893_480761382095075_8823425128339409844_n 11934954_475859169258068_4853058385063215663_n 11960101_480761525428394_695209351750355667_n
Me datë 30.08.2015 Muftinia e Tetovës mbajti manifestim fetar me rastin e vënies së gurrthemelit të xhamisë së re në fsh. Jazhincë-Komuna e Jegunovcës.
Në këtë manifestim morrën pjesë: Kryetari BFI-së së RM Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi me bashkëpunëtorët e tij, Kryetari i Kuvendit të BFI-së Haki ef. Agushi, Muftiu i Muftinisë së Tetovës Dr. Qani ef. Nesimi me bashkëpunëtorët e tij, Muftiu i Gostivarit Shaqir ef. Fetahu, Muftiu i Kërçovës Murat ef. Iseni, Muftiu i Strugës Salim ef. Sulejmani, Muftiu i Manastirit Pëllumb ef. Veliu, kryetari i Komunës së Jegunovcës  z. Toni Kocevski, hoxhallarë të fshatrave përreth, misafir si dhe xhematlinj të fshatit dhe fshatrave përreth.
Minifestimi filloi me një Ashere nga Kur`ani Famëlartë kënduar nga ish Muftiu i Tetovës Mr. Nexhadi ef. Limani. Më pas mr. Xhemil ef. Memeti, referent i arsimit fetar në Muftininë e Tetovës,i përshëndeti dhe ju dëshiroi mirëseardhje të pranishëmve, pastaj paraqiti programin e këtij manifestimi.
Në fjalën përshëndetëse të tij, kryetari i Këshillit nismëtar për ndërtimin e xhamisë Hfz. Shafi ef.Adili përmendi arsyet kryesore për ndërtimin e xhamisë, mes të cilave ishin kushtet të cilat nuk i plotësonte xhamia e mëparshme për zhvillimin e jetës fetare të popullatës së këtij fshati.
Imami i fshatit Agush ef. Agushi në fjalën përshëndetëse të tij, theksoi se me ndërtimin e këtij objekti fetar, do të vazhdojë tradita e kahmotshme e këtyre objekteve në trevat tona si qendra të edukimit të brezave që vijnë.
Kryetari i Komunës së Jegunovcës z. Toni Kocevski përgëzoi BFI-në dhe Reisin si dhe Muftininë e Tetovës dhe Muftiun për angazhimin e tyre në drejtim të ndërtimit të tempujve fetar nga të cilat buron paqa, mirëqenia dhe bashkëjetesa mes njerëzve.
Si nikoqir i këtij manifestimi fetar, Muftiu i Muftinisë së Tetovës Dr. Qani ef. Nesimi pasiqë i përshëndeti dhe u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve, ai foli për rëndësinë e ndërtimit të xhamive, ku me theks të veçantë  përmendi tre dimensione kryesore të cilat janë: ai historik, kulturor dhe ai i të ardhmes.
Fjalën e rastit për këtë manifestim  e mbajti Kryetari i BFI-së Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi. Që në fillim të fjalimit të tij ai tha se vet prezenca e numrit të madh të muftinjëve të BFI-së së Maqedonisë tregon se sa rëndësi ka ndërtimi i xhamive në vendin tonë. Më pas ai foli për cilësinë e njerëzve që kontribuojnë në ndërtimin e xhamive, të cilët janë ndër më të devotshmit e këtij Ummeti, duke e argumentuar këte me Ajetin Kur`anor ( Me të vërtetë xhamitë i ndërtojnë ata të cilët besojnë All-llahun dhe ditën e Gjykimit, falin namazin, japin zeqatin dhe nuk i frikësohen tjetër kuj përpos All-llahut) . Fjalimin e tij Reisi e përfundoi duke  përgëzuar këshillin nismëtarë dhe xhematin e Jazhincës për këtë nismë të hajrit ku përmendi hadisin e Pejgamberit a.s. përmes të cilit premton se: “ Ai i cili ndërton xhami, All-llahu xh.sh. për te do të ndërton një shtëpi në xhennet “.
Ashere nga Kur`ani  Kerimi këndoi Imer ef. Kamberi, kurse duan e kësaj ceremonie e bëri Muftiu i Muftinisë së Gostivarit Shaqir ef. Fetahu.
Më në fund u bë vënia e gurrthemelit me tekbire.

Comments are closed.