Manifestim fetar me rastin e promovimit të hafizes së re Elif Asipi

12

Më datë 08.03.2015, dita e dielë, në “Xhaminë e Rinisë“ nëTetovë para namazit të drekës u mbajtë manifestim fetar me rastin e promovimit të hafizes së re Elif Asipi nga Tetova.
Në fillim hafizja e re i lexoi suret e Kuranit duke filluar nga Ilhasi e deri në ajetet e para të Bekares (ilf lam mim). Kurse duanë e hifzit e bëri Imami i xhamise se fsh. Stremnicë Imer ef. Kamberi.
Pastaj programin vijues të këtij manifestimi fetar e prezentoi referenti për arsim fetar pranë Myftinisë së Tetovës Idris ef. Idrizi.
Kryetari i Komisionit të Hifzit hfz. Ejup ef. Selmani kryeimam i Myftinisë prezentoi të dhëna rreth ecurisë së hifzit të hafizes së re, i cili përmendi se hafizja e re Elif Asipi ka lindur më datë 08.03.1999 në Tetovë. Ajo hifzin e filloi me 28.05.2012, kurse e mbaroi me 14.01.2015, te muahfizi Mahmut ef. Asllani. Kurse më datë 15-16.01.2015 ajo iu nënshtrua provimit të hifzit para komisionit të Myftinisë së Tetovës në përbërje:
1. Hfz. Ejup ef. Selmani-kryetar
2. Xhemil ef. Mehmeti-anëtar
3. Idris ef. Idrizi- anëtar.
Komisoni pas konsultimit të duhur hafizes në fjalë i dha titullin Hafizul Kur’an me sukses të shkëlqyeshëm.
Në këtë manifestim prezentoi Kryetari i BFI-së të RM Reisul-Ulemaja Haxhi Sulejman ef. Rexhepi me bashkëpuntorët e tij. Poashtu në këtë manifestim prezentoi edhe Myftiu i Tetovës dr. Qani ef. Nesimi bashkë me operativën, disa hoxhollarë, disa profesorë të Medresesë së Mesme „Isa Beu“ me paralelet e saj të shtrira si dhe një numër i madhë i xhematit dhe mysafirëve që kishin ardhur enkas për këtë manifestim.
Këtë manifestim e pershendeti myftiu duke pershendetur prezencën e Kryetarit te BFI-së në RM H. Sulejman ef. Rexhepin dhe të gjithë të pranishmit. Poashtu ai i falenderoi të gjithë ata që kanë kontribuar për hafizen e re.
Fjalën e rastit në këtë manifestim e mbajti Kryetari i BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili foli për rëndësinë e hifzit në përgjithësi, si dhe kujdesin e dhënë në Myftininë e Tetovës në veçanti, si një traditë e cila vazhdon një periudhë të gjatë.
Reisi gjithashtu përmendi ajetin e 9 të sures El-Isra, i cili sqaron begatitë e shumta që sjellë Kur’ani Famëlartë për besimtarët. Pastaj foli për punën e palodhur të muahafizit të njohur në trevat tona Mahmut ef. Asllani, i cili pa ndërprerë është duke punuar në nxjerrjen e hafizave të rinj në mektebin e Xhamisë së Pashës. Ai e përmbylli fjalimin e tij me hadithin e Pejgamberit a.s.: „Më i miri prej jush është ai i cili e mëson Kuranin dhe Atë ua mëson të tjerëve.“
E lusim Allahut Fuqiplotë që hafizes së re ti jep suksese të mëtutjeshme në jetë.

13 14

Comments are closed.