Magjistroi Mustafa ef. Dauti
Këto ditë, në Universitetin Ndërkombëtar, magjistroi kryetari i OH HILAL, Mustafa ef. Dauti, më temën DEBATI GJYQËSOR SI GARANCË PËR BARAZINË E PALËVE NË PROCEDURËN PENALE, të cilën e mbrojti para anëtarëve të komisionit Të përbërë nga: Dr. Luan Hajdaraga, ish-ministër i mbrojtjes dhe i punëve të jashtme, Dr. Marko Bello, ish-ministër i euro-integrimeve, Dr. Flora Kastrati dhe Ebrar Ibnrahimi. Efendi Dauti, gjatë zbërthimit të kësaj teme që i përket fushës së drejtësisë, ishte mjaft bindës dhe i suksesshëm me çrast komisioni unanimisht e notoi me notën maksimale.
Pas kësaj, Mr. Mustafa ef. Dauti, për kolegët e BFI-së dhe për anëtarët e Rijasetit ka shtruar drekë, kurse me këtë rast Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi në emër të të gjithë të punësuarve në BFI i ka uruar suksese të më tejme efendi Dautit. Efendi Rexhepi ka nënvizuar edhe peshën e avansimit të domosdoshëm profesional të kuadrit tonë duke insistuar në sa më shumë ngritje në shkallët e titujve akademik.
Ndërsa Mr. Mustafa ef. Dauti, duke i falënderuar kolegët që ndanë kohë t’i bashkangjitën këtij suksesi dhe këtij gëzimi, uroi që së shpejti të përsëritet ky takim në promovimin e librit me po të njëjtin titull si të temës së magjistraturës, i cili tashmë është në proces.
Magjistroi Mustafa ef. Dauti
Prev Post
Comments are closed.