“Lulet a malësisë” me manifestim për nder të pavarësisë së Kosovës

Të premten më 17.02.2022, me ftesë të Qendrës për Kulturë dhe SHKA “Lulet a malësisë” Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai mori pjesë në programin kulturor me rastin e përkujtimit të Pavarësisë së Kosovës, program ky modest por me përmbajtje të madhe. Në këtë manifestin morën pjesë edhe Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Z. Ali Ahmeti, Zv. Ministri i Mbrojtjes Z. Bashkim Hasani, H. Sabahudin Zendeli , Muftiu i Gostivarit me bashkëpunëtorë, H. Irsal ef. Jakupi, Sekretar i BFI, Z. Mallzim Zendeli, Referent pranë Myftinisë së Gostivarit dhe personalitete të shquara të jetës publike, kulturore dhe artistike.
Së pari të pranishmit në këtë manifestim i përshëndeti Drejtori i Qendrës për Kulturë Z. Hod Miftari duke ju dëshiruar mirëseardhje. Programin e hapi artistja e mirënjohur Vjollca Zylbeari, e cila foli për rëndësinë e këtij manifestimi dhe më pas fjalë rasti mbajti Znj. Nafije Zendeli-Ziberi, e cila në vitet e hershme në sistemin monist morri guximin dhe e para ngriti zërin kundër paraleleve të përziera, që ishte strategji e atëhershme e sistemit për të diskriminuar shqiptarët në të gjitha sferat, e në veçanti në sferën e arsimit shqip, e cila për këtë pësoi rëndë duke u persekutua nga sistemi i atëhershëm. Programin e realizuan dy Shoqëritë kulturore artistike “Lulet e malësisë” nga Gostivarit dhe ” Tuflla” nga fsh. Rashçe të Komunës së Sarajit.
Rapsodët e njohur me repertorin e tyre zgjuan një përkujtim të veçantë të kësaj date historike dhe inspiruan lartë ndjenjat patriotike dhe kombëtare.
Kryetari i BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i përshëndeti të pranishmit dhe ua uroi këtë Ditë të madhe për një ardhmëri të shëndoshë të Kosovës së pavarur dhe dëshiroi paqe në këtë nënqiell dhe më gjerë.
Në fjalën e rastit Z. Ali Ahmeti uroi këtë manifestim duke shpjeguar gjerë e gjatë historikun e zhvillimeve kombëtare shqiptare në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut dhe synimet e zhvillimeve të reja në të ardhmen.
Falënderime iu bënë edhe Drejtorit të Qendrës për kulturë Z. Hod Miftarit dhe aktivistin e mirënjohur të çështjes kombëtare Z. Luan Veliun për kontributin e madh në këtë organizim.

Comments are closed.