Luftëtarët e huaj të kthyer dhe familjet e tyre – gjendja momentale

Me 14.12.2021 EU (RAN) Rrjeti i ndërgjegjësimit te Radikalizmit organizoi Vebinar me temën Luftëtarët e huaj të kthyer dhe familjet e tyre, si dhe gjendja momentale.
Në këte takim online, nga Bashkësia Fetare Islame i pranishëm ishte Mr. Mustafa Dauti – Drejtor i Sektorit për punë të Jashtme pranë BFI-së.
U diskutuan shumë tema të rëndësishme, Rolet e Bashkësive Fetare dhe kontributi i tyre në këtë çështje, BFI e RMV ka qenë lider në këtë çështje në dhënien e kontributit të saj të palodhshëm.
Sa i përket Menaxhimit te luftëtarëve të huaj të kthyer dhe i anëtarëve të familjeve të tyre, përpjekjet për të forcuar rehabilitimin dhe riintegrimin mbeten një nga sfidat kryesore në lidhje me Parandalimin dhe Kundërvënien ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm në Ballkanin Perëndimor. Ndërsa qeveritë në rajon kanë qenë pioniere në menaxhimin e të kthyerve që nga viti 2018, ekziston një nevojë e fortë për t’i shfrytëzuar sa më mirë mësimet e nxjerra dhe për të vlerësuar sfidat si një mjet për të forcuar punën e qëndrueshme të rehabilitimit dhe të riintegrimit dhe anëtarëve të familjeve pas kthimit të tyre.
Uebinari i RVR-së në Ballkanin Perëndimor “Luftëtarët e huaj të kthyer dhe familjet e tyre – gjendja momentale” synon të ofrojë një platformë për një pasqyrë të përgjithshme të përpjekjeve të vazhdueshme në këtë fushë. Ngjarja bashkojë praktikues të linjës së parë nga Ballkani Perëndimor dhe Shtetet Anëtare të BE-së të angazhuar në përpjekjet e rehabilitimin dhe riintegrimin e luftëtarëve të huaj dhe anëtarëve të familjeve të tyre. Duke u bazuar në kontributin në tema të caktuara nga ekspertë të njohur, pjesëmarrësve të ftuar do t’u sigurohet një përmbledhje e mësimeve kryesore të nxjerra, njohurive dhe praktikave të mira në fushat kyçe të punës së rehabilitimit dhe riintegrimit me LH-të dhe anëtarët e familjeve të tyre, duke përfshirë edhe nga menaxhimi i të kthyerve, policia dhe autoritetet e zbatimit të ligjit, si dhe nga puna e shëndetit mendor, mbështetja e komunitetit dhe familjes, puna me të rinjtë dhe puna sociale. Qëllimi kryesor i takimit ishte zhvillimi i gjendjes momentale të sfidave dhe mundësive potenciale në punën e rehabilitimit dhe të riintegrimit në Ballkanin Perëndimor me fokus në:
•LH-të në kontekstet e burgut dhe fazat pas lirimit;
• Puna me gratë e kthyera;
• Riintegrimi i fëmijëve të kthyer.
Mbi 1000 njerëz nga rajoni i Ballkanit Perëndimor besohet se kanë udhëtuar në Siri dhe Irak midis viteve 2012 dhe 2016, mbi dy të tretat e të cilëve ishin burra (Shtuni, 2020). Rreth gjysma e tyre ishin kthyer në vendet e tyre të origjinës deri në fund të 2019
Paraqitjet e tyre Kishin
-Znj. Daniela Pisoiu, Instituti Austriak për Çështjet Ndërkombëtare
-Znj-Olivia Debaveye (RAN). -Z. Domenico Donataccio (RAN)
– Z. Shpat Balaj, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (KS)
– Znj. Erinda Bllaca – Instituti për Aktivizim dhe Ndryshim Social
-Z. Vlado Azinović, Universiteti i Sarajevës (BiH)
-Z.AleksandarMajdov, Burgu Bjelin (BIH)

Comments are closed.