“LUFTA PËR TË VËRTETËN”

Vitrina e librit
“LUFTA PËR TË VËRTETËN”
Është titulli i librit më të ri të botuar nga Shoqata “ILMIJE” në RM, që para lexuesëve sjellë një përmbledhje punimesh, kumtesash, mesazhesh, ekspozesh, fjalimesh të Resiul-Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepi që nga viti 2006, prej kur dhe u zgjodh sërish Kryetar i Bashkësisë Fetare Islame të RM, e deri më gusht të vitit 2011.
lvert1
Reisul-Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi me punën dhe veprën e tij edhe gjatë kësaj periudhe tregoi se është një luftëtar i denjtë për të nxjerr në shesh të vërtetën, në çështjet që po përballet popullata jonë, qofshin ato të sferës fetare apo kombëtare. Këtë më së miri e tregon materiali i përfshirë në këtë libër që me plotë të drejtë nga redaksia titullohet  “Lufta për të vërtetën”. Pra, lexuesi përmes shqyrtimeve, punimeve dhe elaborimeve të larmishme të Reisul Ulema, H. Sulejman ef Rexhepi, të cilat i ka paraqitur nëpër konferenca të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, nga të cilat shqyrtime lexuesi mund që të njihet me dituritë e thella, sinqeritetin dhe shpirtin e pastër të H. Sulejman ef. Rexhepit.
Pjesa e dytë e këtij libri është e ilustruar me disa fotografi, të cilat vetvetiu flasin për aktivitetet dhe punën e palodhshme të  Reisul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi në ruajtjen e interesave të Islamit dhe të muslimanëve të Republikës së Maqedonisë por edhe më gjërë. Fotografitë flasin për takimet e shumta të H. Sulejman ef. Rexhepi me disa nga figurat eminente të vendit dhe të  arenës ndërkombëtare, që njëherit dëshmojnë për punën dhe respektin që Reisul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi gëzon në vend dhe në botë.
Në vijim do t`i parqesim disa nga titujt e kësaj vepre për të bërë sa më të qartë përmbledhjen e saj:
“Kontestet nuk i mbyllim ato mbeten të hapura” (Intervistë e Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi për Hënën e Re  Janar 2007) .
“Domosdoshmëria e dialogut mes qytetërimeve dhe feve në këndvështrimin Kur’anor dhe profetik. (Fjalimi i Reisul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi në Sesionin shkencor në Tiranë, 13-15 Qershor 2007).
“Në Frymën e Mirëkuptimit”. (Fjala përshëndetëse e Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi të BFI-së në Konferencën Botërore për dialog mes religjioneve dhe civilizimeve, e mbajtur në Ohër prej 26-28. 10. 2007)
“Deklarata e Kajros dhe beteja e Reisul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi për njohjen e Kosovës”. (Reagimi i  Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi në Kongresin për çështje islame të mbajtur në Kairo me 16-19 mars 2008 për njohjen e pavarësisë së Kosovës).
“Dialogu në mes myslimanëve dhe jomyslimanëve”. (Konferenca Botërore Islame për dialog në Mekke 04-06 qershor 2008).
“Porosi Paqeje”. (Fjalimi i Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi në Qendrën Islame Shqiptare në Shtutgard – Gjermani me rastin e manifestimit të Pavarësisë së Kosovës.)
“Qoftë i bekuar ky themel”. (Fjalimi i  Reisul Ulemas, H. Sulejman ef. Rexhepi   me rastin e hudhjes së gurthemelit paraleles se Medreses në Tetovë 24 qershor 2008).
“Dora që përkund djepin, edukon edhe Kombin”. (Fjalimi i Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi me rastin e hapjes së Paraleles së Shtrirë të Vajzave në Gostivar 29 korrik 2008).
“Ripërtrirja e Mendimit Islam”. (Kumtesa e Reis ul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi në Kongresin mbarë islamik për ripërtrirjen e mendimit islam të mbajtur në Kairo me 5-10 mars 2009).
“Burimet nga të cilat Myslimanët e Maqedonisë mësojnë Islamin”. (Kumtesa e  Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi në Takimin e 7-të të Shurës Islame të shteteve Euro-Aziatike të mbajtur në Stamboll të Turqisë nga 12-15 Maj 2009).
“Mësoni që të Prosperoni”. (Fjalimi i Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi, me rastin e hapjes së vitit akademik 2009/2010, që e mbajti në amfiteatrin e Fakultetit të Shkencave Islame.)
“Ta ndihmojmë Shkodrën”. (Press Konferencë e Reisul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi për mediat me rastin e ndihmave për vërshimet në Shkodër).
”Përkrahja juaj më ushqen vendosmërinë për të ecur përpara”. (Mesazhi Reis-ul-Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi (me rastin e fillimit të Ramazanit 2010).
”Civilizimit i duhet dashuria njerëzore”. (Fjalimi i Reisul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi në Kongresin  Ndërkombëtarë të civilizimit Islam në Ballkan  Shkup 2010).
“Denacionalizimi i Pronave të Vakfit”. (Fjalimi i Reisul Ulema, H. Sulejman ef.  Rexhepi me rastin e Takimit të pestë të Liderëve fetarë Ballakanik në Shkup më 28-30 mars 2011).
“ Qeveria turke, krahu ynë i djathtë”. (Intervistë e Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi, për agjencinë e lajmeve INA në gusht 2011).
Pra, si në këtë vepër ashtu edhe në ato dy të parat: ”Për fe e atdhe” dhe  “Vetëm Krijuesit tim i përkulem“, lexuesi nuk e ka të vështirë që të konstatojë se karakteristikat e veçanta që e ndjekin Reisul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepin gjatë punës dhe rezultateve të arritura janë: urtësia, drejtësia, sinqeriteti, modestia, aftësia, zgjuarsia, intelekti, guximi dhe trimëria.

Comments are closed.