[:al]Vizite ne Zvicër dhe Austri 06-10.2018[:]

[:al]Delegacioni i BFI-së i përbërë nga Prof. Dr. Qani Nesimi mufti i muftinisë së Tetovës dhe Dr. Selver Xhemaili drejtorë i sektorit për diasporë pranë BFI-së realizuan një vizitë pesë ditore në xhematet shqiptare në Zvicër dhe Austri.

07.12.2018 delegacioni i lartëpërmendur qëndroi në qytetin Lucern të Zvicrës ku vizitoi xhamitë shqiptare. Myftiu i Tetovës Qani ef. Nesimi ligjëroi para namazit të xhumasë në xhaminë Drite në Emenbruke, ndërsa Selver ef. Xhemaili në namazin e xhumasë ligjëroi në xhaminë Uniteti. Po në të njëjtën ditë u realizua tribuna në xhaminë drita me temë “Etika e komunikim me tjetrin në islam”

08.12. 2018 ky delegacion në namazin e drekës vizitoi xhaminë “Ikre” në Brutiselle ku pati rastin të bashkëbisedoj me imamin dhe xhematin e kësaj xhamie duke u njoftuar më për së afërmi me rrjedhat e organizimit fetarë dhe kombëtarë në këtë qendër si dhe me aktivitetet që ndërmerr BFIM.

08.12.2018 Delegacioni me këtë përbërje mori pjesë në manifestimin organizuar nga xhamia shqiptare në Salmsach-Romanshorn kushtuar Personalitetit të Muhamedit a.s. në të cilin manifestim përpos këndimeve të pjesëve kuranore, pjesë nga mevludi dhe ilahijeve të ndryshme, gjithashtu ef. Nesimi dhe ef. Xhemaili ligjëruan para xhematit duke nënvizuar tiparet dalluese të personalitetit të Muhamedit a.s.

09.12.2018 në xhaminë shqiptare të Salmsach-Romanshorn  u zhvillua ceremonia e hatmes nga nxënësit e mektebit të kësaj xhamie. Një numër bukur i madh i nxënësve  (30) të cilët kanë ndjekë mësim besimin pranë mualimit Taxhedin ef. Misimi u prezantuan me programin e tyre të përgatitur enkas për këtë manifestim duke recituar pjesë nga Kurani Fisnik, njohuri nga ilmihali, ilahi dhe recitime të ndryshme. Ajo që më la përshtypje ishte pyetja drejtuar njërit nga nxënësit “Cilat janë detyrat ndaj Bashkësis Islame?” që nga përgjigja kuptohet që në mektebet e xhamive në diasporë kultivohet edhe vetëdija për Bashkësinë Islame si institucion përgjegjës për organizimin e jetës fetare në vend dhe diasporë.

Në këtë manifestim dr. Selver Ef. Xhemaili në emër të BFI-së dhe të Reisul Ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepit përshëndeti të pranishmit duke i uruar nxënësit, prindërit, këshillin e xhamisë dhe imamin për këtë sukses të arritur. Efendi Xhemaili njëkohësisht, pasi që potencoi se në Maqedoni janë pesë Medrese në pronësi të popullatës islame ju apeloi prindërve të nxënësve që ti shfrytëzojnë këto medrese duke dërguar ndonjë nga nxënësit në këto shkolla fetare islame në Maqedoni. Ndërsa Muftiu i Tetovës mbajti fjalimin e rastit duke u përqendruar në rëndësinë e edukimit të fëmijëve.

09.12.2018 rrugëtimi i vizitave vazhdoi në xhaminë “Ikre-Lexo-Lesen” në Rrorschah ku u pritë nga këshilli i xhamisë dhe imamit Burim ef. Sherifi. Pas namazit të akshamit Selver ef. Xhemaili në emër të BFI-së dhe Reisul Ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepi  përshëndeti të pranishmit duke ju shprehur falënderime dhe mirënjohje për kontributet e realizuara ndaj Medresesë Isa Beu në Shkup. Ndërsa Muftiu i Tetovës Qani ef. Nesimi ju drejtua xhematit me disa këshilla dhe nasihate, njëkohësisht duke shpalosur edhe aktivitetet e realizuara në BFI dhe në Muftininë e të Tetovës gjatë viteve të fundit.

Ndërsa  më 10.12.2018 u realizua një takim pune me bashkatdhetarët shqiptar në qytetin Hohenems, duke këmbyer mendime rreth organizimit të jetës fetare në Austri si dhe mundësitë për të ndihmuar me kuadro profesionale qendrat shqiptare që veprojnë në këtë shtet.

[maxgallery id=”10721″][:]

Comments are closed.