Ligji për denacionalizim dhe interpretimi i gabuar që prodhon diskriminim

Debati me temë “Ligji për denacionalizim dhe interpretimi i gabuar që prodhon diskriminim”, të organizuar nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë me ekspertë nga fusha e drejtësisë ka nxjerr përfundimin se Qeveria dhe institucionit shtetërore në maqedoni po diskriminojnë BFI-në në kthimin e vakëfit duke kërkuar kështu që të bëhet ndryshime në ligjet ekzistuese me qëllim të lehtësimit të procedurës për krthimin e vakëfit.
“Procesi i denacionalizimit në Maqedoni, zvarritet në mënyrë të padrejtë, gjë e cila e konfirmon përshtypjen e përgjithshme se shteti nuk ka qëllime të mirëfillta për ta zbatuar tërësisht procesin e denacionalizimit brenda afatit të paraparë, periudhë kohore e cila tanimë ka skaduar vite të tëra. Shteti me strukturat e tij, demonstrojnë një praktikë që japin shenja se nuk janë për bashkëjetesë multietnike, multifetare dhe demokratike”, theksoi  kryetari i BFI-së, Reis Ul Ulema Haxhi  Sulejman ef. Rexhepi në fillim të debatit.
img_0044
Kryetari i BFI-së Sulejman Rexhepi u shpreh i pakënaqur për procesin e denacionalizimit të pronave të BFI-së, me çka kritikoi punën e qeverisë e sidomos të faktorit politik shqiptar në lidhje me këtë proces. “Kjo është fatkeqësia e madhe e jona sepse për ne s’ka kush të kujdeset në qeveri dhe në pushtet qoftë në atë legjislativ, kurse ai ekzekutivi është keq e më keq. Mashtrimi, tradhtia dhe dëmi nuk i jep askujt pozicion që të dale të mburret dhe të krenohet. Prandaj këtë e them me një zemërim të madh që dhashtë Zoti përfaqësuesit tone qoftë në parlament qoftë në qeveri, kështu si kanë qenë deri tash, kurrë mos i pafsha sepse jam i bindur se nuk do të ketë dobi për popullin tonë.
Unë jam shqiptar dhe unë jam mysliman dhe nëse përfaqësuesi im nuk i mbron të drejtat e mia kombëtare dhe fetare, unë nuk e njoh atë si përfaqësues, por ai është një marionetë e tjetërkujt që gjendet në shërbimet të huaja”, tha Sulejman Rexhepi, kryetar i BFI-së. Analistët dhe ekspertët juridik vlerësuan se komuniteti mysliman në Maqedoni është i diskriminuar dhe se përfaqësuesit në qeveri të këtij komuniteti, nuk kanë ndërmarrë asgjë për të parandaluar këtë diskriminim. Juristët vlerësuan se duhet të rishikohen të gjitha ligjet për denacionalizim, të cilat janë kundër interesave të BFI-së dhe në kundërshtim me konventën evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. “Mendoj që si pasojë e diktateve politike, pamundësohet procesi i kthimit të pronave të BFI-së sepse ky proces tashmë ka arritur finalen e saj, prandaj kjo qendër politike dikton disa rregulla të çuditshme që janë në kundërshtim me të gjitha parimet kushtetuese bile edhe me konventën evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut me të cilën garantohet mbrojtja e të drejtave të pronësisë”, tha Jeton Shasivari, jurist dhe profesor universitar.
 img_0054
Në të njejtën vijë ishte edhe eksperti i të drejtës kushtetuese, Osman Kadriu. Sipas tij, implementimi i Ligjit të Çarshisë së vjetër mbi procedurat e ligjit për denacionalizim është një shkelje flagrante të së drejtës pronësore të BFI-së.  Sipas Osmanit, sundimi i së drejtës dhe drejtësisë në korrelacion me kthimin e vakëfit aspak nuk ekziston. Ai kërkoi që të ndryshohet Ligji i Çarshisë dhe objektet e BFI-së të marrin element përjashtues nga vetë ligji.  “Prona është kategori kushtetuese, titullarët e pronave janë të barabartë dhe ai nuk mund të shpronësohet . Në Maqedoni kemi krizë të mos funksionimit të së drejtës dhe shtetit juridik. Shteti nuk është i drejtë ndaj BFI-së”, theksoi Osmani duke kërkuar që politika të qëndrojë sa më larg vakëfit. Osmani nënvizoi se pavarsisht që një pjesë e vakëfit është trashigimi kulturopre e mbrojtur me ligj, pronësia e BFI-së nuk mund të vihet në pikëpyetje.
Për diskrimininim që po i bëhet BFI-së , foli edhe eksperti juridik nga Universiteti Shtëtërore i Tetovës Agim Nuhiu. Ai nënvizoi se nëse një objekt është i mbrojtur me ligj, prapse prapë pronësia nuk mund ti merret titullari.  Nuhiu bëri një analizë të legjislativit pozitiv dhe nënvizoi se në Maqedoni nuk ka ligje ku objekte të veçanta në Çarshinë e vjetër janë objekte të rëndësisë së ve♪5antë, ashtu siç e kërkon Ligji për denacionalizim.  “Duhet në formë përjashtuese të inkuadrohet objektet që janë vakëf në ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit të Çarshisë së vjetër”, potencoi Nuhiu.
Edhe Arse Petrevski, profesor universitar në Universitetin e manastirit, tha se me moskthimin e vakëfit po bëhet një shkelje flagrante e të drejtës ndërkombëtare e cila pronësinë i jep edhe karakterin e shenjtë. “Për nëj zhvillim demokratik të vetë Maqedonisë, shteti duhet të filloj nëj proces të restituimit(kthimit) të pronës, sepse ajo pronë është e karakterit juridik privat dhe nuk duhet të refuzohen për shkak se prona është trashigimi kulturore ngase kultura është një nocion shumë më zgjeruar. Duhet të gjithë ta kenë të qartë se vetë procesi i integrimit të vendit, përveç zgjedhjes së problemeve të tjera do të kërkoj zgjidhjen edhe për këtë problematikë”, theksoi Petrevski duke nënvizuar se nga kthimi i drejtë i vakëfit do të vij momenti kur do të varet edhe integrimi i vetë shtetit.
Për Vefki Hasan, ish sekretar i Komisionit të shkalës së dytë për denacionalizim, shteti po krijon dilema artificiale për sa i përket implementimit të Ligjit për denacionalizim.
Ai ka kritikuar shtetin dhe politikën për moskthimin e vakëfit dhe keqpërdorimit të saj.
“nëse një objekt është i shpallur si trashigimi kulturore, i njejti duhet ti kthehet pronarit të vërtet, mirëpo për shfrytëzimin e të njejtit do të ketë akte dhe ligje të veçanta”, theksoi hasan duke shtuar se BFI-së po i bëhet një padrejtësë shumë e madhe.  Të pranishmit mbetën të qëndrimit se përfaqësuesit e ardhshëm të shqiptarëve dhe myslimanëve në Parlamentin e Maqedonisë duhet të jenë njerëz me përgjegjësi dhe që denjësisht mbrojnë interesat kombëtare dhe fetare të tyre.

Comments are closed.