LIBRI ME TË DHËNA MBI ORGANIZIMIN E BASHKËSISË FETARE ISLAME NË RMV

Doli nga shtypi

Në fakt, këtë botim mund ta quajm letërnjoftim i BFI-së sepse përmbajtja e tij ka të bëjë me përshkrimin e organizimit të BFI-së me të gjitha organet, institucionet edukativo-arsimore dhe subjektet tjera që themeluara nga ajo.
Pra, “letërnjoftimi” i BFI-së në format 280mm x 250mm në 216 faqe në kolor të plotë, me foto ilustrime, ofron një pasqyrë të qartë mbi institucionin fetar dhe atë në pesë gjuhë: shqip, maqedonisht, turqisht, anglisht dhe arabisht. Në përmbajtjen e saj flitet për:
– Qëllimet e Bashkësisë Fetare Islame.
– Organet e BFI-së: Muftinitë, Rijaseti, Reisul-Ulema dhe Kuvendi i BFI-së,
– Institucionet edukativo-arsimore: SHMI “Medreseja Isa Beu” me paralelet e saja dhe
Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup.
– Biblioteka e Isa Beut Shkup,
– Revista “Hëna e Re”,
– Organizata Humanitare HILAL,
– Shoqata “Ilmije”
– Agjencia për Hallall Standard,
– Arkivi i BFI-së
– Ndërmarrje për shërbimin e varrimit “ER-RAHATU” dhe
– Trashëgimia e kulturës dhe artit islam.

Comments are closed.