Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

Letra e Reisul Ulemasë H. Hfz. Shaqir ef. Fetai

(Shq, Mkd. Eng)

Dje, 16 shkurt 2021, Rijaseti i BFI e RMV analizoi punën dhe aktivitetet e tij gjatë vitit 2020.

Jam tejet i lumtur dhe krenar që, edhe përskaj gjendjes së jashtëzakonshme dhe krizës financiare, me një menaxhim racional të të gjitha punëve, t’ia dalim me sukses pa fije borxhi në sferën financiare, administrative dhe të gjitha fushat tjera.

Po ashtu, është duke ndodhur një zhvillim shumë pozitiv në çështjen e denacionalizimit dhe në sferat tjera.

Viti 2021, pres që të jetë viti i stabilizimit definitiv të financave të BFI për ecje normale dhe zhvillim të saj.

Mirënjohje të veçantë përgjegjësve të digasterëve të Rijasetit, Muftinjve me Muftinitë e tyre, FSHI-së në krye me Dekanin dhe SHMI Medreseja Isa Beu me drejtorin, si dhe Ulemave islam, mutevelive dhe besimtarëve në përgjithësi. Nuk guxojmë ta lëmë pa përmendur faktin se përkrahja e krerëve të Diasporës na dha fuqinë e madhe për ta tejkaluar me sukses këtë periudhë.

Vizitat masovike të faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm ishin një përkrahje e madhe në momentet më të vështira, ju falënderojmë pa masë.

Dua të shpreh konsideratën dhe falënderimet e mia, po ashtu, për të gjithë faktorët relevantë të BFI e deri tek besimtarët për kontributin e dhënë dhe disiplinën e treguar në ballafaqimin me virusin famëkeq Covid-19, pa mos harruar të falënderojmë edhe mjetet e informimit dhe mediumet për gatishmërinë e bashkëpunimit me BFI në raste të ndryshme.

Edhe problemet me të cilat ballafaqohemi dhe që janë normale në jetën e një organizate të madhe siç është BFI-ja, po i menaxhojmë me sukses dhe me dinjitetin më të madh moral dhe organizativ do të ballafaqohemi me to.

Vazhdojmë me qetësi, maturi dhe me strategji drejt ardhmërisë më të mirë të organizimit të jetës fetare me ndihmën e të Madhit Zot duke qenë të vetëdijshëm se asgjë nuk bëhet vet.

Në të gjitha këto punë, shtyllë të veprimtarisë sonë do i kemi fjalët e të madhit Zot: “Ndihmojeni njëri-tjetrin në mirësi e devotshmëri, e mos u ndihmoni mes vete në mëkat e armiqësi!”

Falemnderit nga zemra të gjithëve që, në të kaluarën dhe të tashmen, po lënë gjurmë në kontinuitetin e zhvillimit të Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Zoti ju bekoftë!

I juaji,
H. Hfz. Shaqir ef. Fetai
Reisul Ulema i BFI të RMV 

 

 

 

 

Вчера, 16 февруари 2021 година, Ријасетот на ИВЗ ги анализираше своите активности и активностите во текот на 2020 година.

 

Јас сум исклучително среќен и горд што, и покрај вонредната состојба и финансиската криза, со рационално управување со сите работи, можеме да успееме без долгови во финансиските, административните и сите други полиња. Исто така, се случува многу позитивен развој во прашањето на денационализацијата и во други области. Година 2021 година, очекувам да биде година на конечно стабилизирање на финансиите на ИВЗ за нејзиниот нормален тек и развој. Посебна благодарност до раководителите на одделенијата на Ријасетот, муфтиствата со нивните муфтии, ФИН на чело со деканот и ИСУ Медресата Иса Бег со Директорот, како и исламските улемаи, мутавалите и верниците воопшто. Не се осмелуваме да оставиме без да го спомнеме фактот дека поддршката од лидерите на дијаспората ни даде голема сила успешно да го надминеме овој период. Масовните посети на надворешни и внатрешни фактори беа голема поддршка во најтешките моменти, ви благодарам неизмерно. Би сакал да го искажам моето внимание и благодарност до сите релевантни фактори на ИВЗ, до верниците за нивниот придонес и дисциплина прикажана во справувањето со неславниот вирус Ковид-19, без да заборавам да им се заблагодарам на медиумите за нивната подготвеност да соработуваат со ИВЗ во различни случаи.

Дури и проблемите со кои се соочуваме и кои се нормални во животот на една голема организација како што е ИВЗ, успешно управуваме и со најголемо морално и организациско достоинство ќе се соочиме со нив. Продолжуваме спокојно, претпазливо и со стратегија кон подобра иднина на организацијата на религиозниот живот со помош на Алах Семоќниот, и да бидеме свесни дека ништо не се прави самостојно. Во сите овие дела, столбот на нашата активност ќе бидат зборовите на Возвишениот Алах „Помогнете си во добро и побожност и не помагајте си еден на друг во грев и непријателство!“ Ви благодарам од све срце на сите оние кои, во минатото и сегашноста, оставаат траги во продолжението на развојот на Исламската Верска Заедница во Република Северна Македонија, Алах да ве благослови!
Ваш, Х. Хфз. Шаќир еф. Фетаи Реисул Улема на ИВЗ на РСМ

 

 

 

 

Yesterday, February 16, 2021, the Riyaset of IRC of RMV analyzed its work and activities during 2020.

 

I am extremely happy and proud that, despite the state of emergency and the financial crisis, with a rational management of all affairs, we can succeed without debt in the financial, administrative and all other fields. Also, a very positive development is taking place in the issue of denationalization and in other areas. The year 2021, I expect to be the year of the final stabilization of IRC finances for its normal course and development. Special thanks to the heads of the departments of Riyaset, the Muftinies with their Mufties, the FIS headed by the Dean and the IHS Madrasa Isa Bey with the Director, as well as the Islamic Ulemas, the Mutawalis and the believers in general. We dare not leave without mentioning the fact that the support of the leaders of the Diaspora gave us great strength to successfully overcome this period. Mass visits of external and internal factors were a great support in the most difficult moments, thank you immensely.

I would like to express my consideration and gratitude to all the relevant factors of IRC to the believers for their contribution and discipline shown in dealing with the infamous Covid-19 virus, without forgetting to thank the media for their willingness to cooperate with IRC in different cases.

Even the problems we face and that are normal in the life of a large organization such as IRC, we are successfully managing and with the greatest moral and organizational dignity we will face them. We continue calmly, prudently and with strategy towards the better future of the organization of religious life with the help of the Great God being aware that nothing is done on its own. In all these works, the pillar of our activity will be the words of the great God: "Help one another in goodness and piety, and do not help one another in sin and enmity!" 
Thank you from the bottom of my heart to all those who, in the past and present, are leaving traces in the continuation of the development of the Islamic Religious Community in the Republic of Northern Macedonia, God bless you!
Yours, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai Reisul Ulema of IRC of RNM

 

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni