Letër qarkore

Letër qarkore:

Reisi rekomandon ndërprerjen e mësimit në Medrese dhe Fakultetin e Shkencave Islame

Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, sot urdhëroi ndërprerjen e mësimit në Medrese dhe të Fakultetit të Shkencave Islame, në kohëzgjatje prej dy javësh, si masë parandaluese dhe mbrojtëse të nxënësve dhe arsimtarëve nga ndonjë infektim eventual.
Organet e BFI në RMV, sipas rekomandimit të Reisul Ulemasë duhet në vazhdimësi të përcjellin situatën në vend dhe të veprojnë konform situatave të këtilla.
Me këtë rast, Reisi apelon për veprim dhe sjellje vigjilente të të gjithë besimntarëve muslimanë por njëkohesisht duke iu shmangur thashethënave dhe lajmeve të rrejshme që po plasohen në opinion lidhur me situatën e krijuar në vend.

Comments are closed.