Letër qarkore:
Reisi rekomandon ndërprerjen e mësim-besimit
nëpër të gjitha mektebet e vendit
Reisul Ulema i BFI-së, h. Sulejman ef. Rexhepi, sot urdhëroi ndërprerjen e mësim-besimit nëpër të gjitha mektebet e xhamive në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kohëzgjatje prej dy javësh, si masë parandaluese dhe mbrojtëse të ndjeksëve të mësim-besimit fetar nga ndonjë infektim eventual.
Me këtë rast, Reisul-Ulema edhe njëherë apelon për veprim dhe sjellje vigjilente të të gjithë besimtarëve muslimanë, por njëkohesisht duke iu shmangur thashethënave dhe lajmeve të rrejshme që po plasohen në opinion lidhur me situatën e krijuar në vend.
Reisul Ulema
H. Sulejman ef. Rexhepi
BFI në RMV
Comments are closed.