Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

Kuvendi i RMV: Reisi në mbledhjen me Sasolin

Kuvendi i RMV: Reisi në mbledhjen me Sasolin

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut më 5 nëntor, 2019, ka mbajtur Mbledhjen e 118-të, në të cilën para deputetëve ka folur zotëri David Sasoli, Kryetar i Parlamentit Evropian, i cili këto ditë qëndron në një vizitë zyrtare në vendin tonë. Në këtë mbledhje, me ftesë të Kryetarit të Kuvendit mr. Talat Xhaferi ka marrë pjesë edhe Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi.
Siç bëhet e ditur, në sallën “Maqedonia” të Kuvendit, Kryetari i Parlamentit Evropian është shprehur i sigurt se “kemi ardhmëri të përbashkët”, se “kemi vështirësi, por ato do të tejkalohen”, gjithnjë në të mirë të integrimit të papenguar të Ballkanit Perëndimor – pra, edhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut – në Bashkimin Evropian.
Para fillimit të mbledhjes, Kryetari i Kuvendit Xhaferi ka mbajtur mbledhje me koordinatorët e grupeve parlamentare dhe me përfaqësuesit e partive të tjera politike (që nuk kanë grupe parlamentare).

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni