“Kush ma mëson një shkronjë, bëhem rob i tij” (Aliu r.a)- Urim

reisi1

Urime ditën e 7 Marsit të gjithë arsimtarëve, edukatorëve, profesorëve dhe punonjësve të arsimit shqip. Kjo ditë me plot të drejtë u dedikohet njerëzve të cilët japin gjithçka nga vetja për të edukuar dhe arsimuar brezat e rinj, pra ardhmërinë e Kombit Tonë. Edhe pse në kushte të vështira dhe paga minimale, mësuesit e kombit, me plot zell vazhdojnë të mbjellin dituri dhe kulturë nëpër bankat e shkollave, duke siguruar kështu që dija dhe prosperiteti të jenë të përjetshme në këto troje. 

Prandaj, më lejoni që në emrin tim personal dhe në emrin e Bashkësisë Fetare Islame në RM, të gjithë punonjësve të arsimit tu dëshiroj jetë të gjatë, shëndet, lumturi dhe vullnet që të vazhdojnë “udhën e shkronjave” dhe udhën e diturisë.
Allahu Fuqiplotë i shpërbleftë dhe i Bekoftë…
H. Sulejman ef. Rexhepi

Comments are closed.