Kurban Bajrami festë e sakrificës

Festa e Kurban Bajramit është festa madhështore që kremton bota Islame me përfundimin e haxhit.
Këtë vitë Riaseti i Bashkësisë Fetare Islame në R.M manifestimin qëndror me rastin e festës së Kurban Bajramit e realizoi në xhaminë e Sulltan Muratit në Shkup.
Në këtë manifestim ishte prezent Kryetari i BFI, Reis ul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepi, anëtarë të Riasetit, Mufti dhe përfaqësues të Muftinive, udhëheqës së institucioneve edukativo-arsimore të BFI-së, personalitete dhe qytetarë akademik, etj.
Pas faljes së namazit të Sabahut, Abaz Islami udhëheqës i programit bëri hyrjen e manifestimit duke iu dëshiruar pjesëmarje të gjithëve në xhami si dhe telespektatorëve që ndiqnin drejtpërdrejtë manifestimin në Kanalin e Dytë të Televizionit të Maqedonisë- Shkup.
Pas prezentimit të programit në fjalë, u kënduan disa ilahi tani më për opinionin e gjërë të njohur, nga një pjesë e korit të Bashkësisë Fetare Islame të udhëhequr nga drejtori i sektorit për kulturë pranë Riasetit të Bashkësisë Fetare Islame, Dr. Abaz Jahja.
Pas këtij prezentimi të mrrekullueshëm të korit të BFI, prezentuesi i programit Abaz Islami në pika të shkurtëra sqaroi mënyrën e faljes së Kurban Bajramit.
Namazit të Bajramit i priju ekselenca e tij, Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi, hutben e Bajramit në gjuhën Shqipe, Maqedone dhe atë Turke e mbajti nxënës i Medresesë së Isa Beut- Shkup, ndërsa duanë e namazit e bëri Mustafa Kiliç, Ateshe për Çështje Fetare pranë ambasadës së Turqisë në Shkup.
Pritjet me rastin e festës së Fitër Bajramit
Si zakonisht në ditën e parë të Bajramit organizohen pritje në selinë e BFI-së, e cila edhe kësaj radhe u frekuentua nga autoritete të larta shtetërore, lider të partive politike, amasador, nënpunësa fetar dhe institucional, qytetarë, etj. Resiul-Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi me rastin e Kurban Bajramit në BFI priti përfaqësues nga Komisionit për Çështje Fetare, Ambasadorin e R. së Shqipëris, z. Arben Çejku, Ambasadorin e Iranit, përfaqësues të Bashkimit Demokratik për Integrim në krye me Musa Xhaferin, si dhe Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z. Menduh Thaçi, etj.
Telegram urimet për festën e Fitër Bajramit
Për Reis ul Ulemanë e BFI, edhe kësaj rradhe nuk munguan kartolina dhe telegram urimet me rastin e Festës së Kurban Bajramit të arritur nga Krerë të shtetit, lider të partive politike, ambasador, prefekt të komunave, drejtor dhe udhëheqës të institucioneve të ndryshme shtetërore, etj.1 2 3 90 9 8 7 5 4

Comments are closed.